Ndërlidhjet

Kosova nis negociatat për MSA, Serbia për BE


Ilustrim
Ilustrim
Në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel, të premten edhe formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit me Kosovën.

Këtë e ka shpallur presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.

Më herët, Herman Van Rompuy, ka shpallur nëpërmjet rrjetit social Twitter, se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian.

Pritet që bisedimet me Serbinë të fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Gjatë javës, para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, në Luksemburg, Gjermania pati bërë të ditur se njeh progresin që Kosova dhe Serbia kanë arritur në saje të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, që ishte vënë si kusht për integrimet e mëtejme të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, kishte thënë se Prishtinës dhe Beogradit u duhet njohur rezultatin e punës që kanë bërë në muajt e fundit për relaksimin e raporteve.

“Dua të them në mënyrë eksplicite, se Serbia por edhe Kosova, së fundi kanë treguar gatishmëri dhe energji, por edhe forcë për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit [të raporteve]”, kishte deklaruar Westerwelle.

Ndër faktorët për nisjen e negociatave për MSA-në për Kosovën, konsiderohet të ketë qenë edhe zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit ndërmejt Kosovës e Serbisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG