Institucionet e Kosovës, kanë shumë punë deri te liberalizimi i vizave, që nënkupton lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën e Shengenit.
Kështu thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, deri te çështja e liberalizimit të vizave mekanizmat kosovarë duhet të bëjnë shumë në reformimin e sistemit të brendshëm.
Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Naim Rashiti, vlerësoi se deri më tash nuk ka ndonjë rezultat të madh në këtë rrafsh.
“Elemente shumë të pakta janë bërë. Fakti që qeveritarët i gëzoheshin shumë kalimit të legjislacionit apo të strategjive, e cila është tërësisht e pamjaftueshme për t’i bindur shtetet e BE-së, tregon që ka ende një mungesë dedikimi serioz institucional për të bërë reformat e domosdoshme. Kriteret në relacion me Kosovën dhe situatën e rendit dhe ligjit, sigurisë së dokumentacionit, respektimit te ligjit, luftimit të krimit dhe korrupsionit janë shumë të vështira për gjendjen dhe statusin ku gjendet Kosova”, tha Rashit.
Rashit theksoi se fakti që shkalla e lartë e korrupsionit, ashtu siç thuhet, vazhdon të jetë e lartë dhe fakti tjetër që njerëzit e zgjedhur nga populli dënohen dhe ikin nga vendi, tregon se Kosova në këtë drejtim do të ketë probleme të mëdha.
“Në skenarin më të mirë, do të duhen disa vite që Kosova të bëjë reforma serioze, të mjaftueshme për të ballafaquar dhe për të bindur skeptikët e mëdhenj evropianë se Kosova po bën hapa të konsiderueshëm. Prandaj, retorikën e përsëritur dje nga Presidenti i Këshillit Evropian, Rompuy do ta dëgjojmë për shumë kohë në vitet e ardhshme”, u shpreh Rashiti.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Von Rompuy ka inkurajuar institucionet që t’i vazhdojnë reformat, të luftojnë korrupsionin, reformojnë gjyqësorin dhe angazhime të ngjashme, duke premtuar se me zbatimin e kritereve të nevojshme të përcaktuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, edhe qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm nëpër zonën e Shengenit.
“Jam i sigurt se nëse vazhdoni t’i zbatoni të gjitha kriteret edhe këto regjime vizash do të hiqen”, ka thënë Rompuy një ditë më parë gjatë një vizite në Kosovë.
Në qershor e vitit të kaluar Brukseli i ka dorëzuar Kosovës një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave, i prezantuar si një listë gjithëpërfshirëse reformash, të cilat kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, ri-integrimin dhe ri-pranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të drejtat themelore të njeriut.
Pas plotësimit të këtyre kritereve, Kosova shpreson më pas në nisjen e dialogut me Brukselin deri në marrjen përfundimtare të vendimit që edhe shtetasit e Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Integrimit thanë se Kosova tashmë ka arritur një përparim të madh në kuptim të përmbushjes së objektivave.
Zëvendësministri i Ministrisë së Integrimit, Gëzim Kasapolli, tha për Radion Evropa e Lirë, se vendi është në rrugë të mirë drejt liberalizimit të vizave.
“Në momentin që kemi marrë udhërrëfyesin për liberalizmin e vizave, institucionet e Kosovës normalisht që kanë hyre në një proces të reformës së gjithëmbarshme. Megjithatë, edhe stimulimet e fundit të cilat janë dhënë nga vet institucionet e BE-së që kanë të bëjnë me studimin e fizibiletetit dhe MSA-në, na kanë stimuluar ne që të punojmë edhe me shumë në përfundimin e detyrave tona, të cilat pa dyshim që janë për kërkesat të cilat janë paraqitur nga Bashkimi Evropian, po gjithashtu edhe për të mirën dhe benefitet e qytetarëve tonë”, tha Kasapolli.
Zëvendësministri Kasapolli tha se të gjitha institucionet e vendit me kapacitetet që kanë po vazhdojnë luftën kundër dukurive negative.
“Ne u kemi dhënë argumente të qëndrueshme të gjitha institucioneve që ne kemi marrë përsipër luftimin e të gjitha fenomeneve negative që i kërkon vet BE-ja. Po edhe nga ana tjetër kemi dhënë edhe dëshmi të mjaftueshme që posedojmë kapacitete që këtë luftë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen për arsye se nuk duhet vetëm të jepen rezultate, por edhe dëshmi për kapacitete të cilat i kemi krijuar, që në vazhdimësi do t’i luftojnë këto fenomene negative. Ajo që kemi kërkuar ne është bashkëpunim edhe nga vetë anëtarët e BE-së që të na ndihmojnë në këtë luftë”, tha Kasapolli.
Qeveria e Kosovës pret që Bashkimi Evropian të mos e trajtojë çështjen e liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës si çështje politike, por si teknike.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka thanë se Kosova do t’i përmbushë me kohë të gjitha obligimet që dalin nga kriteret e përcaktuara nga Brukseli në këtë proces.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk e ka të hequr regjimin e vizave për në vendet e zonës Shengen.
Ndryshe, hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e cila nga krerët e shteteve evropiane është miratuar për Kosovën, është parë si hapi më i madh dhe më domethënës deri më tash, të cilin e ka arritur Kosova në procesin e integrimeve evropiane, kanë vlerësuar ekspertët e çështjeve të integrimeve në Kosovë.