Kosova në një anketim të bërë nga Odat Ekonomike Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Evropën Qendrore dhe Lindorë është cilësuar se një vend me shkallë të lartë të korrupsionit, me pasiguri ligjore, me politika jo të mira ekonomike si dhe me cilësi të dobët të arsimit profesional.
Këto vlerësime janë dhënë nga 1,623 biznese gjermane anëtare të Odave Ekonomike Gjermane në 16 vende.
Problemet strukturore të burokracisë, mungesa e politikave dhe strategjive ekonomike si dhe mungesë e dukshme e shtetit ligjor nga këto kompani janë cilësuar si dobësi për Kosovën.
Derisa përparësi në këtë anketim është theksuar konkurrenca e mangët për bizneset ndërkombëtare, kostoja e punës, barra e ulët tatimore, punëtorët e motivuar, fleksibiliteti i së drejtës së punës dhe elemente tjera.
Në këtë anketim Kosova është radhitur e 18-a në mesin e 20 shteteve, sa i përket atraktivitetit si vend për të investuar.
Megjithatë, pavarësisht këtyre dukurive negative në aspektin ekonomik, 82 për qind e kompanive të anketuara të cilat kanë investuar në Kosovë, janë shprehur se do të investonin serish në këtë shtet.
Drejtori i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Bardhyl Meta, tha se arsyeja se pse këto kompani janë deklaruar se do të investonin në Kosovë, mund të jetë për shkak të mangësisë së konkurrencës si dhe investimit paraprak që ata e kanë bërë dhe nuk mund ta lënë.
“Përgjithësisht kompanitë e huaja në nuk kanë një konkurrencë të madhe këtu edhe mund të jetë arsyeja, përveç faktorëve të tjerë që ishin çështja e taksave, çështja e punëtorëve të lirë, ligjet fleksibile. Por gjithë faktorët tjerë që përfshijnë institucionet kosovare janë pengues, janë demotivues dhe e rëndojnë ekonominë”, tha Metaj.
Sa i përket gjendjes së gjithëmbarshme ekonomike, Kosova nga investitorët gjermanë është vlerësuar me notë negative, dhe atë 62 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se Kosova ka një ekonomi të dobët.
Në anën tjetër, Matthias Kiesler, zëvendës Ambasador i Gjermanisë në Kosovë ka theksuar se Qeveria e Kosovës këto rezultate të anketimit duhet t’i marrë shumë seriozisht, ngase siç shprehet ai, janë përgjegjës për krijimin e kushteve të përshtatshme të punës dhe veprimit.
“Sektori privat dhe bizneset private janë ato që e dërgojnë përpara zhvillimin ekonomik të një vendi, kurse qeveria dhe instrumentet tjera janë ato që të krijojnë klimë të përshtatshme për punë dhe veprim. Apeli im është që të gjitha institucionet të cilët janë përgjegjës t’i dëgjojnë këto kërkesa me shumë vëmendja”, theksoi ai.
Sipas tij, zhvillimi ekonomik nuk është vetëm sektorial, por është i rëndësishëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
“Përgjigjet që dalin nga kjo anketë nuk e amnistojnë shoqërinë civile respektivisht i krijon edhe saja detyra”, u shpreh Kiesler.
Në këtë konferencë është theksuar se investimet e huaja në Kosovë nga viti 2007 e deri në vitin 2012 kanë rënë më shumë se 200 milionë euro.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ndërkaq ka theksuar se ekonomia në Kosovë është anashkaluar dhe prioritet në Kosovë ende mbetet agjenda politike.
“Nga këtu duhet të dërgohet një mesazh i qartë se nuk mund të ketë funksionalitet dhe vulë të qëndrueshmërisë të marrëveshjeve politike pa zhvillim ekonomik. Mirëpo nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa sundim të rendit dhe ligjit”, tha Gërxhaliu.
Kosova në këtë anketim të bërë nga Odat Ekonomike Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Evropën Qendrore dhe Lindorë merr pjesë për herë të parë.