Përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovë e vlerësuan real raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për trafikimin e njerëzve, raport ky i cili e ka cilësuar Kosovën si një vend që është burim, destinacion, dhe vend transit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për shfrytëzim seksual, si dhe punës së detyruar.
Gjatë një konference për media zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh Koordinatori Nacional i Strategjisë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Sasha Rashiq, bëri të ditur se ka përmirësime në luftimin e dukurisë së trafikimit më qenie njerëzore, por që mbetet ende punë për t'u bërë.
“Kosova është një vend ku ende mund të thuhet se është i rrezikuar nga trafikimi me qenie njerëzore, para së gjithash me viktimat të cilat janë të shfrytëzuar seksualisht dhe punës së detyruar. Atë që dua të them e që është pozitive në raportin e Departamentit Amerikan është se ne si Qeveri e Kosovës kemi bërë gjithçka që të parandalojmë këtë fenomen dhe të ketë sa më pak dëme nga ky fenomen. Kemi bërë kampanja të ndryshme për të ngritur vetëdijesimin e qytetarëve tanë nga ky rreziku që vjen nga trafikimi”, ka bërë të ditur zëvendësministri Rashiq.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2012, në Kosovë janë identifikuar 54 viktima të trafikuara.
Mosha e femrave të cilat trafikohen janë 18 deri 22 vjet, derisa cak i femrave që trafikohen janë kosovaret.
Gjatë vitit 2012, policia ka arrestuat 228 persona të dyshuar për trafikim të qenie njerëzore.
Përfaqësuesi i kryeprokurorisë së shtetit, prokurori Besim Kelmendi, ka thënë se raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan mbi trafikimi e qenieve njerëzore parqet një gjendje reale të kësaj dukurie negative në Kosovë.
Derisa sa i përket asaj ku thuhet se vendi duhet të vazhdojë të forcojë përpjekjet për të ndjekur dhe dënuar trafikantët që detyrojnë njerëzit në prostitucion dhe punë të detyrueshme, Kelemendi ka theksuar se në këtë drejtim ka pasur përmirësime, por që nuk është në nivel të kënaqshëm.
“Çështja e ndëshkueshëmrisë është çështje e gjyqësorit, jo policia, jo qeveria, jo prokuroria. Ne kemi ngritur aktakuza për çdo raste kur kemi gjetur prova të mjaftueshme se dikush është marrë me trafikimi e qenieve njerëzor. Çështja e dënimeve pastaj është çështje e gjyqësorit. Mirëpo ashtu siç e parqet edhe raporti ka përmirësime të mjaftueshme edhe në këtë drejtim, por nuk është në nivelin e kënaqshëm”, tha Kelmendi.
Në raport, po ashtu thuhet se qeveria duhet të dënojë edhe zyrtarët që janë pjesëmarrës në këto krime dhe të avancojnë me trajnime gjyqtarët dhe prokurorët.
Kelmendi ka bërë të ditur se ne vitin 2012 dhe në pjesën e parë të këtij viti janë ngritur aktakuza edhe ndaj personave zyrtarë që janë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Kosovës.
“Kemi raste që janë ngritur raste edhe kundër personave që vinë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe raste kur janë ngritur akuza edhe kundër personave në Policinë së Kosovës. Ne nuk kursejmë askënd që është i implikuar në këto raste”, theksoi Kelmendi.
Si mjaft shqetësuese në raport paraqitet gjendja e fëmijëve në Kosovë të cilët detyrohen të bëhen lypës me forcë.
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës, Arben Paçarizi, tha se në Kosovë janë të identifikuar 247 fëmijë të cilët kërkojnë lëmoshë në rrugë.
“Dyzetepesë për qind janë nga Kosova, të tjerët janë nga Shqipëria, Mali i zi dhe vendet tjera, Kjo dukuri ka karakter social. Shumë nga këta persona janë të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian”, u shpreh Paçarizi.