Në Prishtinë u inaugurua pllaka përkujtimore, në kujtim të viktimave hebraike të Luftës së Dytë Botërore. Pllaka është vendosur në afërsi të Parlamentit të Kosovës. Ceremonia u organizua nga autoritetet e Kosovës, gjatë Javës së Tolerancës Ndërfetare.