Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të vendosin komunikimin me serbët në veri dhe të mos ia lënë gjithë punën e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit në atë pjesë vetëm Serbisë.
Zbogar, ka inkurajuar Prishtinën zyrtare që të provoj t’i bindë serbët e veriut se marrëveshja Prishtinë – Beograd është në të mirën e tyre.
Këto komente, zyrtari i lartë evropian i ka bërë pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa.
“Mendoj se nuk është vetëm Serbia ajo që duhet t’i bindë serbët në veri në lidhje me planin dhe marrëveshjen, ngase mendoj po ashtu se edhe njerëzit në Prishtinë duhet të vazhdojnë t’i inkurajojnë dhe mundohen t’i bindin ata se marrëveshja e arritur është në interesin e tyre”, ka thënë Zbogar.
Zbogar është shprehur i bindur se Kosova dhe Serbia do të dakordohen rreth planit të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit të arritur në dialogun midis kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.
Fillimisht presim marrëveshjen rreth planit dhe më pas edhe zbatimin e saj në praktikë, ka thënë Zbogar.
Marrëveshja ka të bëj kryesisht me fillimin e vendosjes së normalitetit të komunat veriore të Kosovës, ku autoritetet shtetërore të Kosovës nuk kanë qasje për shkak të kontrollin mbi atë territor që kanë strukturat paralele serbe.
“Është një marrëveshje e rëndësishme. Zbatimi i saj do të jetë mjaftë kompleks, por është me rëndësi që të dyja palët të ndihen rehat me planin e zbatimit i cili do të jetë tejet i detajuar me afatet kohore dhe veprimet që duhet të ndërmerren në terren”, ka thënë Zbogar.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i gatshëm për vazhdimin e bisedimeve në nivele të larta politike me Serbinë në shërbim të shtyrjes përpara të zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
“Do të mund të ketë edhe takime të tjera në nivel të lartë politik, në mënyrë që të fillojë sa më shpejt zbatimi, të ndryshojnë gjërat në terren dhe të krijohen kushtet e rrethanat për rend dhe ligj, të krijohen kushtet e rrethanat për demokraci, pluralizëm politik, zgjedhje të lira dhe për funksionimin e të gjitha institucioneve të Kosovës në gjithë territorin e vendit”, ka thënë Thaçi.
Optimizmin e tij se delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë marrëveshje rreth planit të zbatimit ka shprehur edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq. Ai u ka thënë medieve në Beograd se pret marrëveshjen qysh këtë javë.
“Në Bruksel gati se çdo ditë aq shumë bisedohet dhe shpresoj se këtë javë do të vjen deri te përmbyllja e planit të zbatimit të marrëveshjes”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, Beogradi dëshiron që Serbia të jetë një lajm i mirë në botë, sikurse që ky vend pret lajme të mira nga Brukseli.
Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi po i vazhdojnë edhe sot bisedimet në Bruksel në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes Thaçi - Daçiq rreth kompetencave të asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të arritur me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, zbatimi i saj në terren konsiderohet si një çështje shumë komplekse dhe sfiduese marrë parasysh qëndrimin refuzues të popullatës lokale serbe në veri të Kosovës.