Çështja e numrit të lëndëve të papërfunduara vazhdon të shkaktojë probleme të mëdha për sistemin e drejtësisë në vend, thonë përfaqësuesit e Gjykatës Supreme të Kosovës.
Sipas tyre, ngadalësimit të zgjidhjes së lëndëve i ka kontribuuar deri me tash edhe mungesa e gjyqtarëve.
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, thotë se më shumë se 200 mijë lëndë të pazgjidhura janë në gjykatat e Kosovës.
“Janë diku mbi 200 mijë lëndë - apo 222 mijë - çështje të papërfunduara, çështje që presin për t'u zgjidhur. Janë edhe ato që ne u themi përmbarimore, do të thotë gjykata ka marrë vendim për to, por problemi qëndron te pamundësia e ekzekutimit”, tha Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Vonesat në zgjidhjen e lëndëve i kanë përmendur më herët edhe drejtuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke thënë se kjo situatë vjen si pasojë e mungesës së kuadrove.
Por, në ketë drejtim cili mund të jetë roli i Misionit të Bashkimit Evropian EULEX?
Kryetari i Gjykatës Supremet të Kosovës, zoti Hasani, deklaron se në ketë drejtim ndihma e EULEX-it është e madhe, megjithëse në ketë çështje gjykatësit e këtij misioni merren më shumë me rastet e krimeve të rënda.
“EULEX-i e ka atë pjesën e vet. Sa i takon çështjes se numrit, EULEX-i i ka këto krimet e renda, kështu që numerikisht ata zgiedhin çështje shumë më pak se gjyqtarët vendor. Kompetencat janë të ndara dhe atë i kanë ato kompetencat ekskluzive, se cilat çështje i zgjidhin gjyqtarët e EULEX-it, gjë që është e rregulluar me ligj’, tha Hasani.
Sipas ligjit mbi Kompetencat, Përzgjedhjen e Lëndëve dhe Caktimin e Lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë, gjyqtarët kanë kompetencë dhe përgjegjësi që të ushtrojnë funksionet për lëndët që janë në kuadër të juridiksionit të gjykatave ku ata janë caktuar nga Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it.
Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, jep më shumë hollësi...
“Misioni deri më tani përmes gjykatësve të vet ka shpallur 336 aktgjykime. Këto akt- gjykime bëhen kryesisht në kolegje apo trupa gjykues të përbashkët me gjykatësit vendorë. Pak a shumë, ky është kontributi i EULEX-it në gjyqësorin e Kosovës”, tha Krasniqi.
Po ashtu sipas ligjit, prokurorët e EULEX-it, kanë kompetenca dhe përgjegjësi që të ushtrojnë funksionet e tyre, përfshirë kompetencat për të kryer hetime penale dhe për të marrë përgjegjësi për hetimet penale apo procedurat e lëndëve të reja dhe atyre të pazgjidhura në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Që kur ka nisur punën misioni i EULEX-it, në Kosovë prokurorët sipas zëdhënësit Krasniqi kanë qenë të përfshirë në 2,342 raste, kurse aktualisht ata janë të përfshirë në 359 raste.
“Shumë nga rastet kanë qenë raste ekskluzive, apo raste ku vetëm prokurorët e EULEX-it, janë marrë me rastin. Mirëpo, synimi i misionit është që sa më shumë prokurorë të EULEX-it të punojnë në ekipe të përbashkëta ose në partneritet me prokurorët vendorë, në mënyrë që në të ardhmen, prokurorët vendorë të jenë më të aftësuar për t’u marrë me raste të profilit të lartë”, tha Krasniqi.
Sipas drejtuesve të Gjykatës Supreme të Kosovës, në vitin 2012, janë zgjidhur 4,036 lëndë.
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë i kanë inkurajuar organet gjegjëse të ndërtojnë një sistem të pavarur e të pa ndikuar të drejtësisë, i cili do të ishte më efikas dhe më efektiv.