Kosova nuk po tregon me punë, se po dëshiron të tërheqë investime të huaja.
Madje, edhe për bizneset vendore, po tregon pak kujdes, tërheq vërejtjen e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Kelly Degnan.
Sipas saj, toleranca për korrupsionin, mungesa e përkushtimit për ta luftuar korrupsionin, mungesa e bashkërendimit të nivelit qendror e atij lokal, janë ndër faktorët kryesorë përse investitorët nuk po sjellin paratë e tyre në Kosovë.
“Një prej problemeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova, është perceptimi që kanë investitorët për të bërë biznes këtu. Investitorët duan të shohin një sundim të fuqishëm të ligjit, dhe një mjedis të besueshëm rregullativ afarist. Ose do të investojnë parat e tyre gjetiu".
"Përderisa Kosova nuk demonstron që të dyja, një sundim të fuqishëm të ligjit, dhe një sektor të besueshëm rregullativ afarist, investitorët nuk do të besojnë se kontratat e tyre do të mbështeten, dhe se luftimi i korrupsionit do të ndiqet dhe penalizohet”, tha Degnan.
Vërejtjet e saj i dëgjuan disa ministra, shumë kryetarë të komunave dhe zyrtarë komunalë, të cilët të mërkurën u mblodhën për të folur rreth rolit të qeverisjes lokale në promovimin e investimeve dhe zhvillimin e biznesit.
Diplomatja amerikane, kërkoi që secili nivel i qeverisjes të përqendrohet në shtimin e mundësive për zhvillim ekonomik, e të largojë kufizimet që janë në terren.
Sipas Kelly Degnan, mungesa e investimeve po dekurajon të rinjtë, që janë potenciali më i madh që ka Kosova, si për të mirë, ashtu edhe për të keq.
“Çka do të duhej të ishte një avantazh në Kosovë, veçanërisht në Evropë, ku shumë kombe kanë popullatë në plakje e sipër dhe forcë të pakësuar punëtore, po bëhet rrezik pa një rritje ekonomike dhe punë".
"Ju sigurisht e keni parë këtë në disa prej komunave tuaja, një numër të madh të të rinjve të zhgënjyer, me pak prospekt për të ardhmen, që janë burim potencial për destabilitetin dhe shqetësim. Kjo është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, tha ajo.
Kelly Degnan theksoi se mungesa e bashkërendimit të punëve mes pushteteve, dhe mungesa e qasjes proaktive, po i zbehin shanset për investime.
Ajo edhe numëroi çështjet më të zakonshme me të cilat përballen investitorët, nga çështjet e pazgjidhura të pronës, tarifat tepër të larta për lejet e ndërtimit, lejet e biznesit dhe dokumentet e tjera.
“Por ndoshta sfida më e madhe, është demonstrimi i përkushtimit në të gjitha nivelet e qeverisjes për të luftuar korrupsionin. Nëse Kosova bëhet e njohur si një shtet me zero tolerancë për korrupsionin, ju ndoshta do të largoni pengesën kryesore zhvillimin ekonomik".
"Do të hapni rrugë për më shumë vende pune dhe më shumë mundësi biznesi për qytetarët tuaj. Mendoj se për këtë arsye kemi ardhur që të bisedojmë. Një përkushtim i besueshëm për të luftuar korrupsionin, do të kthente besimin e investitorëve dhe publikut në Kosovë, si një vend i mirë për të zhvilluar biznesin”, tha Degnan.
Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe atij investues, sipas ministres së tregtisë dhe industrisë, Mimoza Kusari Lila, është prioriteti kryesor i qeverisë, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal. Ndërsa bëri thirrje që të eliminohen pengesat për investitorët.
“Mendoj që është koha e fundit, që ne si nivel qendror dhe ju si nivel lokal, t’i sqarojmë kompetencat dhe paqartësitë të cilat ekzistojnë në raport me të drejtat e të dy niveleve, dhe të bëjmë çka është e mundur dhe çka është e domosdoshme, që të rregullojmë ambientin e biznesit, që t’i heqim dualizmat, dhe t’i bëjmë gjithë kompanitë, qofshin vendore apo ndërkombëtare, të ndihen të sigurta me aplikimin e ligjit në fuqi”, tha Kusari-Lila.
Sipas zëvendëskryeministres, gjatë dy viteve të kaluara, qeveria dhe ministria të cilën e udhëheqë ajo, me ndihmën e donatorëve, kanë bërë gati të pamundurën për të përmirësuar mjedisin afarist, duke lehtësuar ambientin e biznesit, dhe duke e bërë më të lehtë për ndërmarrësit që të hapin dhe të operojnë bizneset e tyre të vogla dhe të mesme.
“Për herë të parë, siç e dini, Kosova ka pasur një ngritje në indikatorin e BB për të bërë biznes, dhe nga vendi i 126 ka lëvizur në vendin e 98. Pra kemi lëvizur për shënuar një ngritje prej 28 vendeve. Me theks të veçantë ka pasur përmirësim në indikatorët si, fillimi i biznesit, mbrojtja e investitorëve, zbatimi i kontratave, lejet e ndërtimit dhe tregtimi ndërmjet kufijve”, porositi ajo.
Ministrja Mimoza Kusari Lila nënvizoi se shqetësohet nga fakti se në disa struktura në nivele komunale, ende nuk kuptohet rëndësia e thjeshtësimit të procedurave dhe lehtësimit të ambientit të biznesit, dhe benefitet që reformat sjellin për komunat.
Ajo mori shembullin e lejeve të punës për bizneset, çështje kjo e cila me ligj tash e dy vite nuk kërkohet më, të cilën gjë komunat nuk e respektojnë, dhe duke u thirr në ligjin për financimin e pushtetit lokal, kanë nxjerr megjithatë një lloj licence afariste.