Ndonëse jo në numër të madh, por zgjidhja e kontesteve afariste ndërmjet bizneseve të Kosovës ka filluar të bëhet përmes Qendrave të arbitrazhit, të cilat funksionojnë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj Amerikane.
Janë dy raste të kontesteve ekonomike që ka zgjidhur Oda Ekonomike Amerikane dhe një rast që ka zgjidhur Oda Ekonomike e Kosovës.
Përfaqësues të shoqatave ekonomike thonë se që nga themelimi, këto qendra kanë filluar të bëjnë zgjidhjen e kontesteve ekonomike, por që ende mungon vetëdijesimi i duhur i bizneseve rreth rëndësisë që kanë qendrat e arbitrazhit.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, bën të ditur se mekanizmat e zgjidhjes alternative të kontesteve, u ofrojnë bizneseve një metodë efektive dhe efikase për zgjidhjen e konflikteve.
“Kanë qenë dy raste që janë zgjidhur përmes Qendrës së arbitrazhit në Odën Ekonomike Amerikane. Ndoshta ky numër nuk është shumë impresiv, por duke pasur parasysh që shumë biznese nuk kanë pasur klauzolat e arbitrazhit të inkorporuara në kontrata e tyre, atëherë ky numër është mjaft sinjifikant për ne dhe jep shpresë që do të rritet”, thotë Zeka, për Radion Evropa e Lirë.
Qendrat e arbitrazhit, thekson Zeka, janë të rëndësishme duke pasur parasysh se në gjykatat në Kosovë, ka mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme për të zgjidhur rastet në kohën e duhur, meqë ato ballafaqohen me raste të pazgjidhura dhe ato të cilave nuk iu ekzekutohen vendimet.
“Fakti se shumë biznese të mëdha dhe shumë serioze në vend, i kanë inkorporuar klauzolat e arbitrazhit nëpër marrëveshjet e tyre, në radhë të parë tregon që ka një mosbesim apo humbje të durimit të mosefikasitete të sistemit gjyqësor të vendit dhe të njëjtën kohë, ka filluar të krijohet një besim në këta mekanizma alternativ për zgjidhjen e kontesteve të tyre”, thekson Zeka.
Kontestet afariste, të cilat kanë arritur të zgjidhen përmes Qendrës së arbitrazhit në Odën Ekonomike Amerikane kanë pasur të bëjnë me borxhe të kontestueshme dhe borxhe të vjetra, e në disa raste, shkelje të dispozitave të kontratës.
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se arbitrazhi, përveç përparësive të efikasitetit dhe transparencës, ka edhe çmim më të ulët. Ai tregon për një rast të zgjidhjes së një kontesti ekonomik.
“Ka qenë një problem i dy kompanive tregtare. Për hir të procedurave, ne i mbajmë në konfidencë, për shkak se rasti është i freskët dhe nuk i deklarojmë emrat, por ka qenë një kontest tregtar ndërmjet Kosovës dhe një kompanie nga Serbia. Ky problem është përmbaruar në gjykatat ekonomike në Prishtinë dhe është i plotfuqishëm”, shprehet Rukiqi.
Përmes Qendrës së arbitrazhit, bën të ditur Rukiqi, është në procedura të zgjidhjes edhe një kontest tjetër afarist ndërmjet një kompanie nga Kosova dhe një tjetre nga Maqedonia.
“Nëse rasti është i komplikuar, mund të zgjasë. Nuk do të thotë që mund të përfundojë shpejtë , por në Qendrën e arbitrazhit nuk ka burokraci dhe probleme, të cilat mund të hasen në gjykata. Janë procedura të qarta transparente, ka mundësi të zgjidhën arbitrat nga palët - arbritrat janë shumë ekspeditivë, argumentet vendosën në mënyrë të saktë, në mënyrë të organizuar dhe në fund dhe me pajtueshmërinë e dy palëve, vjen deri te vendimi përfundimtar”, shton Rukiqi.
Kosova është kritikuar në raportet e ndryshme ndërkombëtare për mosefikasitet të gjykatave, ata kishin theksuar se zgjidhja e një kontesti tregtar mes bizneseve në vlerë prej 3 mijë eurosh, në Gjykatën Ekonomike të Prishtinë, zgjat 420 ditë, gjë që ishte konsideruar kohë e gjatë.