“Lufta në Kosovë për shumë qytetarë të Kosovës ka përfunduar para 13 vjetësh, por për 20 mijë gra të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, kjo luftë po vazhdon”, u tha të në një debat me temën, "Qasja në drejtësi për gratë dhe vajzat, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.
Gratë e dhunuara gjatë luftës vazhdojnë të mos kenë ende përkrahje të duhur institucionale.
Ndërkaq, autoritetet e Kosovës thonë se po i ndërmarrin të gjitha masat ligjore që gratë e dhunuara të luftës së fundit të gëzojnë një mbrojtje ligjore si kategori e dëmtuar e luftës.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, bëri të ditur se qeveria ka formuar një grup punës ndërministror për ballafaqim me të kaluarën , i cili do të zyrtarizohet së shpejti.
Ky grup, siç thekson Kuçi, do të ketë për detyrë përpilimin e strategjisë kombëtare për ballafaqim me të kaluarën.
“Dua t’ju siguroj që ky grup do të merret me hollësi edhe me çështjen e riparimit të dëmeve të viktimave të luftës, që janë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Qeveria nuk e ka për qëllim që gratë dhe femrat e dhunuara të lihen jashtë apo anash politikave riparuese".
"Prandaj ky grup punues pasi të analizojë politikat aktuale, do të shohë mënyrën se si ato të trajtohen më drejtë, më mirë dhe si mund të realizohen të drejtat e grave të dhunuara gjatë luftës dhe të mos u mohet e drejta për tu dëmshpërblyer për dhimbjet nëpër të cilat kanë kaluar”, ka thënë Kuçi.
Para largimit nga Kosova në qershor të vitit 1999, pas bombardimeve dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, forcat ushtarake, policore dhe ato paramilitare serbe, përveç se lanë pas mbi 10 mijë të vrarë e shkatërrime masive, lanë pas një plagë prej rreth 20 mijë femrave të dhunuara.
Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitkau, theksoi se për këto viktima do të ketë projekte dhe programe konkrete zhvillimore për avancimin e kësaj kategorie. Programe, që siç thotë ajo, do t'i japin e dinjitet e drejtësi këtyre viktimave e jo lëmoshë dhe lule.
“Që nga pas lufta gjendja e këtyre grave ka qenë e mjerueshme. Ne si shoqëri dhe si institucione duhet të përballemi dhe t’i japim zgjidhje këtij problemi. Lufta në Kosovë për shumë prej nesh ka përfunduar para 13 vitesh, për 20 mijë gra dhe familjet e tyre kjo luftë vazhdon. Për këtë arsye duhet të angazhohemi që të ofrojmë projekte konkrete, në mënyrë që këtyre grave tu japim mundësi për dinjitet dhe prosperitet”, u shpreh Çitaku.
Ligji për të drejtat e viktimave të luftës hyri në fuqi në fund të vitit 2011.
Sidoqoftë, sipas atij ligji, përdhunimet e luftës nuk janë klasifikuar si krim lufte.
Në konferencë u theksua si e nevojshme një ligj i veçantë i cili ofron përkujdesje institucionale për këtë kategori të viktimave.
Po ashtu u theksuar që të largohen paragjykimet që janë për këtë kategori të shoqërisë dhe të krijohet një ambient i barabartë për femrat e dhunuara gjatë luftës.
Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edona Hajrullahu, tha se agjencia është në proces të hartimit të planit të veprimit për zbatimin e rezolutës 13-25 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “Gratë Paqja dhe Siguria”.
“Qëllimi ynë është që me zbatimin e planit të veprimit nacional viktimat e dhunës seksuale, torturës dhe forma të tjera të dhunës të ushtruara gjatë luftës, të kenë qasje në mekanizmat funksionale për mbrojtjen, qasjen në drejtësi, rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre”, theksoi ajo.
Ndryshe, edhe 13 vjet pas përfundimit të luftës, ende nuk ka asnjë të dënuar për rastet e dhunimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.