Atifete Jahjaga takohet me Philip Reeker dhe William Kennard
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot në Bruksel, në hapësirat e ambasadës amerikane në këtë qytet, me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker dhe ambasadorin amerikan, William Kennard. Takimi me zyrtarët e lartë amerikanë i paraprin atij që presidentja e Kosovës do të zhvillojë me homologun e saj serb, Tomisllav Nikolliq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përkartësisht përfaqësueses së lartë Catherine Ashton.