Ndërlidhjet

Diaspora kërkon ambient për investime


Investitorët nga diaspora nuk janë të favorizuar me asnjë mënyrë që të bëjnë ndonjë investim në Kosovë.

Ata trajtohen njësoj si investitorët e huaj. Kështu të paktën thuhet në një hulumtim që e ka bërë Instituti Riinvest lidhur me tërheqjen e investitorëve nga diaspora.

Në hulumtim theksohet se për dallim nga vendet e ndryshme që kanë ndërmarr iniciativa për lehtësira në investime nga diaspora, në Kosovë në ketë drejtimin nuk ka ndonjë lëvizje.

Është shumë e rëndësishme që institucionet e vendit të krijojnë ambient biznesor të favorshëm për diasporën dhe investimet e huaja në përgjithësi, rekomandohet mes tjerash në hulumtim.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se e investimet e mërgatës në Kosovë janë shumë të rëndësishme për vendin.

Ai tha se institucionet e vendit në përgjithësi janë duke u angazhuar për lehtësime të investimeve nga diaspora.

Si shoqëri, si shtet, kemi përkushtimin e plotë që të krijojmë gjithë hapësirën e nevojshme gjithë infrastrukturën e nevojshme qoftë ajo ligjore apo fizike për investimet nga ana e mërgimtarëve tanë, të cilët në asnjë moment nuk kanë pushuar se vepruari për Kosovës në të gjitha format”, tha Makolli.

Kurse, drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku mendon se për të pasur vlerë më të madhe mjetet që vijnë nga mërgata, autoritete kompetente në vend duhet të krijojnë hapsirë që të rritet eksporti dhe të zvogëlohet importi.

Duke pas parasysh nomenklaturën tregtare të Kosovës dhe duke e pas parasysh se Kosova është një vend kryesisht importues i bije që pjesa me e madhe e të hyrave të diasporës fatkeqësisht shkojnë prapë në vendet e tjera”.

Pra Kosova në ketë fazë vazhdon me qenë një urë lidhëse e të hyrave nga diaspora të vendet tjera dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse ne në bashkëpunim me ministrin e diasporës kemi nis me bërë një analizë të ndërrimit të rrjedhës së këtyre parave”, u shpreh Abdixhiku.

Edhe përfaqësuesi i komunitetit të biznesit në vend, Agim Shahini, tha se Kosova vazhdon të mbetet eksportuesi më i madh i parave të gatshme, dhe se sipas tij institucionet e vend nuk po arrijnë që të gjejnë mënyra dhe të bëjnë politika që ato para të mbesin në vend.

Vitin e kaluar kemi pasur mbi 50% më pak investime në përgjithësi. Ky është një shqetësim i madh. Për deri sa nuk e rrisim fuqinë konsumuese, vështirë e kemi që të arrimë edhe fuqinë edhe për investime, sepse çdo investitorë ka dëshirë që të ketë më shumë konsumator. Kosova, me gjithë këto probleme që i ka për investime, pra jemi vendi më i shtrenjtë sa i takon interesit të politikave qoftë fiskale qoftë financiare”, tha Shahini.

Megjithatë, në hulumtim thuhet se në përgjithësi infrastruktura për investime në Kosovë është e dobët, duke marrë përsysh transportin dhe furnizimi me energji.

Kurse, problemi i madh në situatën politike është korrupsionin dhe krimi i organizuar.

Sipas specialistëve të ekonomisë, rënia e dërgesave nga emigrantët që jetojnë në shtetet e BE-së, do të ndikojë në stabilitetin social të qytetarëve të Kosovës.

Kurse, rënia e investimeve të huaja do të pamundëson hapjen e vendeve të reja të punës.

Remitencat e dërguar nga një shtet, thuhet në hulumtimin e Institutit Riinvest, kanë shumë rendësi për ekonomin e atij vendi.

Në nivelin e amvisërisë remitencat ndihmojnë përmbushjen e nevojave familjare.

Nëse, remitencat investohen në asete produktive si biznese lokale dhe edukimin e të rinjve, ato mund të kenë efektin multiplikues në ekonomin e një vendi thuhet në hulumtim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG