Ndërlidhjet

Stabiliteti në veri nuk u konvenon grupeve kriminele


Veri...
Veri...
Incidentet e ditëve të fundit në veri Kosovës, janë karakterizuar me një varg shpërthimesh të cilat kanë sjellë frikë te popullata dhe janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale, thonë autoritetet e rendit.

Përfaqësuesit e institucioneve të vendit, kanë thënë se situata në atë pjesë vazhdon të jetë e tensionuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se vendosja e rendit dhe ligjshmërisë në veri të Mitrovicës, nuk ju konvenon strukturave paralele, pasi që siç tha ai, ato kanë interesat e caktuara.

Realisht në pjesën veriore prej fillimit është ditur që ka struktura të interesit të caktuar, qoftë ish-kryetarë ose kryetarë ilegalë të komunave, por edhe grupe të krimit, ku nëse shkohet në këtë dialog drejt një normalizimi të vendosjes së rendit dhe ligjit, ata i humbin interesat e tyre".

"Është e pritshme dhe mund të presim kohë pas kohe, me aq sa kanë mundësi, që të bëjnë rezistencë, qoftë në demonstrata të dhunshme, qoftë kohë pas kohe me frikësim. Po unë mendoj se është interes edhe i Kosovës dhe Serbisë që të shkohet drejt normalizimit të raporteve”, ka deklaruar Rexhepi.

Ministri Rexhepi tha se ministria është duke bërë përpjekje që me kapacitetet që ka, të jetë sa më e pranishme në veri të vendit, në mënyrë që qytetarët të ndihen sa më të sigurt.

Kjo është çështje shumë komplekse ne do t’i bëjmë që të jemi sa me prezent atje që të funksionojë dhe të respektohet zinxhiri komandues dhe tek e fundit ne bisedimet e ardhshmes një nder temat do të jetë edhe shpërbërja e strukturave dhe ne do t’i propozojmë modalitet se si shohim këto gjera”, tha Rexhepi, pas një konference për media të Policisë së Kosovës, ku është prezantuar raporti njëvjeçar i punës së Policisë së Kosovës për vitin 2012.

Autoritetet komunale në Mitrovicë, situatën e sigurisë e kanë vlerësuar si të tensionuar, për shkak të incidenteve të shpeshta.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka deklaruar të hënën se strukturat e sigurisë duhet të marrin masa dhe të izolojnë grupet dhe strukturat ilegale serbe që janë duke vazhduar të krijojnë incidente.

Shpërthimet e vazhdueshme në veri janë duke e mbajtur situatën të nderë”, ka theksuar Kastrati dhe ka kërkuar angazhim dhe vendosmëri më të madhe nga strukturat e sigurisë, të cilat sipas tij duhet të parandalojnë dhe arrestojnë personat që janë duke vazhduar të sfidojnë hapur rendin dhe ligjin në veri.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se zhvillimet në veri të vendit, tregojnë se aty nuk ka një kontroll të duhur mbi situatën, nga të gjithë faktorët relevantë.

Në këtë formë, sikur policia nuk po angazhohet në mënyrën e duhur me gjithë kapacitetin dhe potencialin që ka, dhe normal që ndodhin këso raste. Në një formë Policia e Kosoëvs ka rënë edhe nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar”, tha Nuredin Ibishi për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve politike, kanë vlerësuar se të gjitha komponentët e sigurisë, vendore dhe ndërkombëtare, duhet të angazhohen dhe të intervenojnë për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës, sepse çdo dhunë eventuale në veri, është kërcënim potencial jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG