Ndërlidhjet

Raporti shqetësues per mediat


Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe organizatat tjera mediale e kanë vlerësuar si shqetësues raportin e fundit të organizatës "Reporterët pa kufi", sipas të cilit, Maqedonia ka shënuar rënie për 22 vende në listën kushtuar lirisë së mediave.

Nga vendi i 94-të tani ajo ndodhet në vendin e 116-të në grupin e vendeve si Tongoja, Kili,Tanzania, Zambia, Nigeria, Bregu i Fildishtë e kështu me radhë.

Shoqata e Gazetarëve në reagimin e saj thotë se raporti pasqyron realisht gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Kërkojmë nga institucionet, por edhe partitë politike, që të ballafaqohen me faktin se liria e mediave në Maqedonisë seriozisht është e rrezikuar dhe se një situatë e tillë nuk mund të kapërcehet pa ndryshime rrënjësore në raportin e tyre ndaj punës së gazetarëve dhe mediave në përgjithësi”, thuhet në reagimin e shoqatës së gazetarëve.

Lidhur me raportin e organizatës “Reporterët pa Kufi” ka reaguar edhe Instituti Maqedonas i Mediave.

Këto të dhëna janë shumë brengosëse. Ato nuk duhet të injorohen, në veçanti jo nga ana e institucioneve, por edhe nga ana e mediumeve pasi do të ketë pasoja jashtëzakonisht të mëdha ndaj imazhit të shtetit. Të dhënat e publikuara gjithashtu janë një indikator shumë i qartë për nivelin demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në vend".

"Periudha që vjen do të jetë shumë me rëndësi së parti që të kthehemi në grupin e shteteve të rajonit dhe në këtë kuadër duhet të marrim si shembull shtetet si Serbia, Kroacia dhe Sllovenia dhe pastaj të mund të flasim për pozicion më të mirë”, thotë Biljana Petkovska, drejtore e Institutit maqedonas të mediave.

Ndërkohë Isen Saliu, kryeredaktor i gazetës "Lajm" thotë se raporti në mënyrë reale ka përshkruar gjendjen e mediave në Maqedoni, të cilat ndodhen në pozitë shumë të pavolitshme për shkak të, siç shprehet ai, presioneve nga më të ndryshmet që bëhen ndaj tyre.

Ai përmend ndërhyrjen e pushtetin në trupat që rregullojnë punën e mediave, ndërrimet e dyshimta të pronësisë së tyre, pastaj mbylljen e disa mediave për shkak të qasjes së tyre kritike ndaj pushtetit si dhe rastin e fundit me dënimin e gazetareve me dhunë nga Kuvendi.

Sipas tij, shqetësues është edhe fakti se të gjitha këto zhvillime apo presione ndaj mediave po kalojnë ndonjë reagim nga opinioni.

Ekziston edhe një dukuri shqetësuese se shoqëria këtu në Maqedonia është bërë indiferente ndaj rënies së vazhdueshme të lirisë së mediave të cilën po e konstatojnë organizata prestigjioze ndërkombëtare për çdo vit, mungon ndonjë reagim më i theksuar ndaj kësaj dukurie, informatat për rënien e lirisë së mediave perceptohen si lajme protokollare e ajo si alarm se rënia e lirisë së mediave ndikon edhe në rënien e përgjithshme të nivelit të demokracisë”, shprehet Saliu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG