Ndërlidhjet

Ose pronarë mediash ose politikanë


Ilustrim
Ilustrim
Më 30 shtator skadon afati kohor, kur pronarët e mediave duhet të vendosin se a do të jenë ose jo edhe më tej bartës të funksioneve publike, konform dispozitës ligjore të përcaktuar në nenin 11 të ligjit për veprimtari radiodifuzive.

Sipas nënkryetarit të Këshillit për Radiodifuzion, respektimi i kësaj dispozite ligjore ka për qëllim rritjen e pavarësisë së mediave dhe heqjen e ndikimeve politike mbi transmetimin mediatik.

Në bazë të indikacioneve që i kemi, tre media që kanë leje për veprimtari radiodifuzive në nivel shtetëror, TV Sitel, TV Kanal-5 dhe radioja Kanal 77, nuk janë në përputhshmëri me nenin 11 të ligjit për veprimtari radiodifuzive, andaj ne u kemi dhënë afat që deri në fund të muajit, ose të adaptohen me nenin 11 të ligjit në fjalë, ose në të kundërtën, ne do të detyrohemi si Këshill për Radiodifuzion t’ua marrim licencën e punës”, nënvizon nënkryetari i Këshillit për Radiodifuzion, Milaim Fetahu duke theksuar se e kjo është kërkesë edhe e Komisionit Evropian.

Tërë kohën edhe nga BE-ja kemi sygjerime në drejtim të respektimit me përpikshmëri të ligjit për veprimtari radiodifuzive, përfshirë dhe nenin 11. Andaj besoj se efektet do të jenë pozitive , normal intenca e fundit është që në Maqedoni të kemi media të cilat do të jenë profesionale të pavarura , ku politika e tyre redaktuese të jetë në funksion të interesave të përgjithshme , mos jenë nën influencën e politikës , pikërisht këtë element e ngërthen neni 11 që ne kërkojmë të respektohet”, thot Fetahu.

Por kjo ka shkaktuar reagim te pronarët e mediave me koncesion nacional.

Ndërkohë që deputeti i Partisë Socialiste, Lubisav Ivanov, djali i të cilit është pronar i televizionit Sitel, të martën ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në Parlament, me arsyetimin për shkaqe shëndetësore.
Pronari i televizionit Kanal 5, Emil Stoimenov shprehet i revoltuar një gjë e këtillë nuk vlen edhe për eterin mediatik në Itali ose Britaninë e Madhe, vende të cilat tanimë janë pjesë e BE-së.

Në parim e gjithë kjo, për mua është qesharake. Nëse vërtet më këtë synohet të demokratizohet eteri mediatik sipas standardeve të vendeve të zhvilluara demokratike, atëherë si ka mundësi që Berluskoni të jetë pronar i dhjetëra medieve, ose në rastin e Anglisë, ku kemi shembuj të ngjashëm ku anëtarët e ngushtë të familjarëve të politikanëve janë pronarë të mediave”, thekson Emil Stoimenov, i ati i të cilët gjithashtu është deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

Ai thotë se ligji ka shumë paqartësi sepse nuk është e definuar qartë në pjesën çka paraqet familje.

Babai im tha se do të japë dorëheqje , unë e kontestova këtë vendim të tijin sepse karriera dhe veprimi i tij është çështje tjetër, ndërkohë që biznesi im është çështje krejtësisht tjetër. Sipas ligjit për banim, unë me babin tim nuk jemi familje, sepse nuk jetojmë në një shtëpi më shumë se 30 vjet, njëkohësisht nuk e punojmë të njëjtin biznes, por nën presionin e faktorit ndërkombëtar, qeveria është e detyruar ti bëjë këto ndryshime”, shprehet Emil Stoimenov drejtor i televizionit me Kanal 5.

Megjithatë, Stoimenov thotë se deri të premten do të bejë ndryshimet e duhura që mos i merret licenca në rastin konkret, ndërrimi pronarit të televizionit.

Paqartësi në ligjin sheh edhe pronari I radios Kanal 77,me koncesion nacional, Goran Gavrillov, i cili është apostrofuar se veprimtaria e tij bie ndesh me nenin 11 të ligjit për veprimtari radiodifuzive.

Sipas tij, është absurde të mos jetë pronar i këtij mediumi sepse motra e tij, Biljana Kazanxhinska, është deputete në Parlamentin e Maqedonisë.

Pikërisht nëse thirremi në ligjin për familje, unë dhe motra nuk jemi një familje e njëjtë, do të ishim vetëm nëse ajo do të ishte e pamartuar dhe jetonte në një kulm me mua, thjesht kjo bëhet për qëllime të caktuara ku përfitojnë qarqe të caktuara, që sipas meje, aspak nuk është në funksion të krijimit të kushteve për një klimë të përshtatshme ku do të frymojë lirshëm fjala e lirë”, shprehet Gavrillov.

Ndërkohë, në tetor, Komisioni Evropian do të publikojë raportin për përparimin e Maqedonisë në procesin e përmbushjes së kritereve si kusht për anëtarësimin e vendit në BE.

Ekspertët vlerësojnë se kësaj radhe, në pjesën që ka të bëjë me lirinë e shprehjes, qartë do të fokusohet si përparim, vendimi i qeverisë për dekriminalizimin e shpifjes por njëkohësisht priten të jenë evidente pikat kritike siç është hendeku i thellë mbi baza etnike si dhe ndërhyrja e politikës dhe biznesit në punën e mediave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG