Ndërlidhjet

Peci: Ristrukturimi i gjykatave nis me bartjen e lëndëve


Enver Peci
Enver Peci

"Sa i takon çështjes së bartjes e lëndëve ne e kemi ditur se do të na sjell problem qysh në fillim, pasi që nuk kemi pasur mundësi t’i bartim lëndët se deri më 31.12.2012, faktikisht gjykatat është dashur të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi deri atëherë", tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Enver Peci.



RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Peci, sistemi i gjyqësorit në Kosovë nga ky vit ka nis me ristrukturimin e gjykatave. Si janë duke shkuar punët në ketë rrafsh?

ENVER PECI
Sistemi gjyqësor faktikisht prej vitit 2010 kur është sjell ligji për gjykatat në Kuvend i ka paraparë fazat planifikuese të implementimit të tij dhe faktikisht më 1 janar është dashur me startuar me strukurë të re të organizimit të gjyqësorit e cila kam thënë se ka specifikat dhe problemet e veta, sfidat fillestare, mirëpo ne po shpresojmë se jemi në rrugë të mirë.

Gjyqtarët janë caktuar në të gjitha nivelet. Fati i bartjes së kompetencës lëndore dhe territoriale të lëndëve na ka sjell problemet fillestare në fillim të vitit.

Mirëpo, kemi arrit që lëndët t'i transferojmë në gjykatat që i takojnë kësaj kompetence dhe përveç Prishtinës që ka pas disa probleme më të mëdha logjistike edhe të ndërtesave edhe të vendosjes së gjyqtareve në pjesë të tjera të gjykatave të territorit të Kosovës, takimet që kemi pasur më kryetarët e gjykatave themelore, është duke shkuar puna mirë.

Sa i takon çështjes së bartjes e lëndëve ne e kemi ditur se do të na sjell problem qysh në fillim, pasi që nuk kemi pasur mundësi t’i bartim lëndët se deri më 31.12.2012, faktikisht gjykatat është dashur të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi deri atëherë.

Edhe për nevojat e palëve është dashur të procedohen lëndët deri në atë kohë, lëndët me paraburgim, lëndë të natyrës urgjente do të thotë të gjitha natyrave. Kështu që kjo periodë e përnjëhershme na ka sjell ato problemet, mirëpo kemi arritur t’i bartim gjitha çështjet në kompetencat e gjykatave që u takojnë.

RADIO EVROPA E LIRË
Cilat do të jenë rezultatet e para nga ristrukturimi i gjykatave. A do të ketë shqyrtim më të shpejt të lëndëve?

ENVER PECI
Në aspektin e shqyrtimit të lëndëve, ju e dini se ne kemi startuar edhe me dy ligje të reja- me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Këto janë probleme të tjera që kemi hasur gjatë kësaj reforme.

Me të vërtet përshtypja dhe mendimi jem është i përgjithshme që Kodi i Procedurës, ka qenë dashur shumë më herët të procedohet në mënyrë që të kemi trajnime të nevojshme për gjyqtarë. Dhe disa dispozita të këtij kodi me të vërtetë kanë nevojë edhe për qëndrime juridike, unifikime pasi që ka paqartësi.

Ne jemi duke i adresuar edhe me kryetarin e Gjykatës Supreme si gjykatë që është kompetente të japë qëndrime juridike dhe unë po shpresoj që gjatë këtij muaji do t’i specifikojë.

Në anën tjetër, sipas atij kodo ndoshta në disa raste vet afatet që i ka pas kodi, për procedimin e rasteve penale e kam fjalën do të shkurtohen koha sepse je i lidhur me një afat të caktuar për shqyrtimin fillestar, shqyrtimi ne dytë dhe kur duhet me filluar shqyrtimi gjyqësor.

Mirëpo, lëndët e bartura prej viteve të më hershme me siguri që do te kenë atë specifiken dhe problemet e vete dhe goxha vështirtë është të ju përmbahet në mënyrë strikte atyre afateve që janë paraparë në atë kod.

RADIO EVROPA E LIRË
Ka pas edhe kritika dhe shqetësime rreth qasjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës në procesin e emërimit të Kryetarëve të Gjykatave Themelore, lidhur me atë se ka pas emërime vetëm për mandat fillestar dhe jo mandat të përhershëm. Emërimet a janë bërë sipas dispozitave ligjore dhe kushtetuese?


ENVER PECI
Po, pikërisht ne jemi bazuar në parimet e udhëzimit për përzgjedhjen e kryetarëve të gjykatave që e ka sjellë Këshilli Gjyqësor. Mirëpo, edhe dispozitat e ligjit për gjykatat i kanë paraparë disa kritere të caktuara që duhet t’i plotësojnë kandidatët.

Na ka ndodhur situata vetëm me një rast me rastin e kryetarit të Gjykatës Themelore për Prishtinë e që ka rezultuar që me të vërtet u bë përzgjedhja fillestare e një kandidatit që nuk e ka kaluar periudhën fillestare tri vjeçare dhe në të njëjtën kohë, kemi paragjykuar që të bëhet kryetar i një gjykate në mënyrë që ai kandidat të vlejë për katër vjet.

KGJK-ja, në bazë të dispozitave të proceduarës administrative kemi rishqyrtuar atë vendim edhe kemi emëruar kandidatin që sipas atyre kritereve ligjore që i përmenda më herët i plotëson i plotëson kushtet dhe u përmirësua ai gabim.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Peci kur mendoni se gjyqtarët kosovar do të rinisin punën e tyre në veri?

ENVER PECI
Problemi më i madh politik është veriu i Mitrovicës. Ne jemi duke bërë apel se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe të drejtat e njeriut janë duke u shkelur në mënyrë drastike.

Kam thënë se Këshillit Gjyqësor i kanë kaluar kompetencat sa i takon vendimmarrjes për këtë rast. Ka kaluar në një vendim marrje ndoshta niveleve shumë më të larta.

Është i nevojshme për një koordinim i gjithanshëm i gjitha institucioneve të Kosovës edhe i pushteteve të tjera, po edhe i faktorit vendimtar ndërkombëtar.

Ne me EULEX-in dhe me të tjerë i kemi diskutuar këto çështje dhe shpresa ime është që do të behet një zgjidhje edhe prej këtyre bisedimeve që do të flitet ndoshta edhe për strukturat paralele në veri, po në të njëjtën kohë edhe për funksionalizimin e gjykatave në veri.

Unë, po shpresoj edhe pse nuk kam dijeni se do të diskutohet diçka në ketë drejtim, mirëpo prej burimeve informacioneve kam ketë të dhenë se do të bisedohet pikërisht ndoshta edhe për ketë çështje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG