Ndërlidhjet

Ndikimi i investimeve në cilësi


QKUK
QKUK
Cilësia e shërbimeve shëndetësore në Kosovë thuhet se nuk është në nivel të kënaqshëm.

Kështu thonë vetë zyrtarë të lartë shëndetësorë.

Sipas tyre, cilësia e shërbimeve shëndetësore si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat nuk monitorohet.

Por, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, ka deklaruar se cilësia e shërbimeve shëndetësore brenda institucioneve shëndetësore publike çdo ditë po përmirësohet. Së fundmi janë investuar 1 milion dollarë në klinikën infektive brenda Qendrës Klinike Universitare.

Projekti i mbështetur nga ambasada e SHBA-ve ka investuar në renovimin e klinikës infektive me 1 milion dollarë do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”.

Është një përkushtim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qytetarët e Kosovës. Është një ditë e rëndësishme për shëndetësinë kosovare sepse do të përmirësohen kushtet për pacientët meqë vlera e investimeve është 1 milion dollarë”, thotë Agani për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, qytetarët japin mendimet e tyre rreth cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Mendoj se cilësia e shërbimeve shëndetësore nuk është fare në nivel të duhur. Këtë e sheh më mirë atëherë kur shkon vetë nëpër klinika dhe ballafaqohesh me realitetin. Ndoshta bëhen investime, por vetë stafi dhe mjekët janë ata që duhet të vetëdijesohen për mënyrën e sjelljes me pacientë së pari, e pastaj të fillohet me gjëra tjera”, thotë Ardiana Sadiku.

Ndërkaq, Shemsedin Dreshaj, drejtori i klinikës infektive thotë se me kushte të mira të punës do të mund të ofrohen edhe shërbime cilësore për pacientët.

Mendoj se kushtet e mira të punës ofrojnë kënaqësi të punës dhe siguri për stafin dhe pacientët që vendosen në klinikë. Tani te ne do të ofrohet shërbim dhe kushte të mira, por gjithashtu ofrojnë edhe mundësi për ngritjen e cilësisë për shërbim ndaj pacientëve”, shprehet ai.

E sa i përket barnave nga lista esenciale, zoti Dreshaj thotë se nuk qëndrojnë keq.

Sidoqoftë Nexhmedin Shala, ndihmës drejtor për çështje shëndetësore në QKUK, pati deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kanë formuar komision i cili është i obliguar që çdo klinikë ta përcjellë dhe ta vlerësojë se çfarë cilësie u ofrohet pacientëve.

Sipas tij, cilësia brenda QKUK së nuk i përmbush kriteret e parapara.

Mirëpo, në shumicën e rasteve shërbimet shëndetësore që ofrohen e kanë cilësinë e duhur, bazuar në kriteret e hartuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG