Tregtarë e afaristë serbë nga veriu i Kosovës kanë bllokuar të hënën sërish rrugën që çon për në pikën kufitare me Serbinë në Jarinë, si shprehje pakënaqësie me zbatimin e marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit të arritur në kuadër të dialogut midis Prishtinës e Beogradit.
Ata kanë protestuar për dy orë duke bllokuar rrugë e dyqane në veri me kërkesën që të fusin mallra nga Serbia për në Kosovë deri në peshën prej 3.5 tonëve pa u ngarkuar me taksa doganore.
Në këtë peshë ata kanë kërkuar që të mos llogariten mjetet transportuese. Sipas Marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit dhe asaj për taksa, doganë e akcizë, mallrat që hyjnë përmes pikave doganore në veri dhe kanë destinacion komunat veriore dhe të cilat nuk e kalojnë peshën prej 3.5 tonëve, lirohen nga pagesat doganore.
Një tregtar serb me emrin Perica Nikolliq i tha Radios Evropa e Lirë se ata janë të vendosur që të mos u paguajnë doganë institucioneve të Kosovës.
“Ne nuk jemi kundër taksave doganore, por kërkojmë që këto pagesa t’i paguhen Serbisë. Nuk jemi as kundër tatimeve, por jo që ato t’u paguhen institucioneve të Kosovës”, thotë ky tregtar.
Sipas tij, Serbia më pas mund të vendosë se a do t’i menaxhojë ato mjete – do t’i transferojë ato mjete tek institucionet e Kosovës, tek komunat veriore apo do t’i mbajë për vete.
Një tjetër afarist serb nga veriu i Mitrovicës me emrin Vlladan Radovanoviq, thotë se problemet e bizneseve serbe në veri janë zgjidhur vetëm pjesërisht në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ai thotë se kërkesat e protestuesve janë që të lejohet futja e papenguar e mallrave nga Serbia siç është vepruar para marrëveshjes për IBM-in.
Sipas tij, pasojat e kësaj gjendjeje tashmë po hetohen në komunat veriore.
“Kufizimi i transportit të mallrave është kur ju hyni në dyqan dhe kërkoni katër litra qumësht për katër fëmijët që keni dhe juve ju mundësohet të blini vetëm një litër sepse është kufizuar sasia”, thotë ky tregtar.
Një gjendje e tillë, sipas tij do të rrezikonte edhe ekzistencën e serbëve në Kosovë.
Një qytetar nga Mitrovica me emrin Jovan Novakoviq thotë se ata po i mbështesin kërkesat e afaristëve, tregtarëve serb nga veriu pasi që gjendja atje, sipas tij është shumë e rëndë.
“Kurrfarë disponimi, jetohet sot për nesër, është torturë. Vetëm Zoti mundet ta bëjë më mirë, por vështirë se do të ketë përmirësime”, shprehet ky qytetar, sipas të cilit nëse gjendja vjen duke u rënduar në veri nuk do të kishte se si të jetohet.
Sidoqoftë, protestuesit serbë nga veriu, kryesisht njerëz nga fusha e tregtisë, kanë bllokuar rreth orës dhjetë disa nga rrugët kryesore përfshirë këtu edhe pikëkalimin kufitar në Jarinjë duke mos lejuar që të qarkullojnë automjetet në atë pjesë.
Ata kanë mbajtur të bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinjë në vendin e quajtur Rudar afër Zveçanit. Pas dy orësh, protesta ka përfunduar e qetë dhe rrugët janë liruar për qarkullim.