Në burgjet e Kosovës dhe në qendrat korrektuese, ka përmirësim të situatës së përgjithshme, por edhe parregullsi, shkelje, mbipopullim, nepotizëm, mirëpo ka edhe respektim të të drejtave të personave të privuar nga liria, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare, të cilat i monitorojnë këto institucione.
Në konferencën e mbajtur të mërkurën në mbështetje të viktimave të torturës, përfaqësuesit e organizatave vendore e ndërkombëtare, që janë pjesë e mekanizmit monitorues për parandalimin e kësaj dukurie, folën për arritjet, problemet aktuale dhe sfidat gjatë trajtimit të personave që mbahen në qendrat e ndalimit.
Feride Rushiti, udhëheqëse e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, tha se gjendja e përgjithshme, mund të vlerësohet si e mirë, por megjithatë, sipas saj, ka hapësirë për përmirësime.
“Mund të themi se sot, nga monitorimi njëvjeçar ka pasur përmirësime, edhe pse kemi hasur në ngecje, apo hapësira që duhet të përmirësohen, duke u nisur nga infrastruktura, kushtet e banimit, higjiena, shërbimet shëndetësore, kategorizimi i të burgosurve dhe të paraburgosurve, si dhe shqetësime tjera që lidhen me higjienën dhe ushqimin”, tha Rushiti.
Që nga viti 2007 kur dhe ka nisur monitorimi i qendrave korrektuese, thuhet se është ulur numri i keqtrajtimeve fizike të të ndaluarve.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Rushiti, sqaroi se personat që i monitorojnë këto qendra janë njerëz profesionistë.
“Njerëzit e ekipeve monitoruese të Qendrës Kosovare për Monitorim, që merren me monitorimet e institucioneve korrektuese në Kosovë, janë profesionistë, si avokatë, mjekë, juristë, aktivistë të të drejtave të njeriut, të cilët i monitorojnë këto institucione, në bazë të një mandati që ndërlidhet ngushtë me Konventën ndërkombëtare të OKB së kundër torturës”, sqaroi Rushiti.
Në anën tjetër, zëvendësministri i drejtësisë, Daut Xhemajli, bëri të ditur se përcaktimi i Ministrisë së Drejtësisë është që të bashkëpunojnë me shoqërinë civile, të respektojnë lirinë dhe të drejtat e atyre që janë brenda qendrave korrektuese, të burgosurve t’u ofrojmë shërbimet adekuate dhe ligjore, si dhe të gjejmë edhe mangësitë dhe lëshimet eventuale brenda shërbimeve gjatë trajtimit.
Por, Xhemajli, theksoi se njerëzit që mbahen në këto qendra, janë ata që kanë probleme me ligjin.
“Njerëzit që qëndrojnë në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë, janë ata që kanë probleme me ligjin, derisa personat e autorizuar që të punojnë me të burgosurit, duke filluar nga oficerët korrektues, e deri te ministri, duhet të veprojnë përballë tyre me ligjin, po sipas ligjeve dhe rregulloreve përkatëse. Të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit, i kanë të drejtat e tyre, por ata i kanë edhe disa detyra që duhet t’i përmbushin”, theksoi Xhemajli.
Shërbimi Korrektues i Kosovës administron Burgun e Dubravës, Qendrën Korrektuese në Lipjan, si dhe qendrat e paraburgimit në Prizren, Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë.