Ndërlidhjet

Gjykata Supreme e kthen në rigjykim lëndën për krime të luftës kundër Limajt


Fatmir Limaj
Fatmir Limaj
Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas , i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme, e ka kthyer në rigjykim lëndën kundër Fatmir Limajt dhe tre të akuzuarve të tjerë në rastin e ashtuquajtur Kleçka.

Zyra për informim e EULEX-it njofton se trupi gjykues i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht ankesën e prokurorit special të EULEX-it dhe e anuloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me anë të së cilit ishin shfajësuar Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi. Mes tjerash, të pandehurit ishin akuzuar për krime të luftës kundër popullsisë civile dhe të burgosurve të luftës. Po ashtu, trupi gjykues i shpalli të pranueshme dëshmitë e Agim Zogajt, gjithashtu i njohur si “Dëshmitari X”.

Kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit u hodh poshtë si e papranueshme nga Gjykata Supreme.

Gjykata e Qarkut e Prishtinës e kishte ndarë rastin Kleçka, me ç‘rast ishin nxjerrë dy aktgjykime. Në atë kohë gjykata i shpalli dëshmitë e Agim Zogajt si të papranueshme dhe i shfajësoi të gjithë të pandehurit me anë të këtyre dy vendimeve.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), e cila në ankesë ishte përfaqësuar nga një prokuror i Prokurorisë së Shtetit të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG