Kur kihet parasysh integrimi dhe konsolidimi i Kosovës në mekanizmat evropianë, anëtarësimi i saj në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH, është shumë domethënës dhe një prej zhvillimeve më të rëndësishme që kanë ndodhur në kohët e fundit, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë dhe njohësit e rrethanave të integrimeve evropiane në vend.
Eksperti për çështje të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, thotë se pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, anëtarësimi i Kosovës në BERZH ka qenë një nga qasjet kryesore të Qeverisë së Kosovës.
“Me këtë, Kosova fiton një legjitimitet; fiton një besueshmëri dhe qëndrueshmëri më të madhe në raportet komerciale apo në pozicionin e saj në tregun global. Mirëpo, vetëm anëtarësimi i saj, nuk do të thotë se gjithçka është në rregull dhe se gjithçka është e kryer”.
“Qeveria e jonë, apo në përgjithësi Kosova, duhet të ketë ofertë, por edhe të ketë një stabilitet, në mënyrë që të përfitojë më lehtë, qoftë format e ndihmës apo format e investimeve komerciale, nga BERZH-i në Kosovë”, thotë Rexhepi.
Njohësi i rrethanave të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, e konsideron të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në BERZH, por ai thotë se nga ky fakt nuk duhet pritur mrekulli, në rast se kosovarët nuk angazhohet vetë.
“Mos të harrojmë që kjo është një mundësi shumë e mirë për Kosovën, për shkak se mund të marrim edhe kredi, sidomos për sektorin privat, por edhe për institucionet që janë publike, që të mund të zhvillohen edhe më tutje”.
“Por, më e rëndësishmja është se nuk duhet të presim çudira nga kjo, për shkak se ne, përderisa investojmë vetëm 2.5 milionë (euro) për ta përkrahur sektorin privat, tregojmë se ne nuk kemi vullnet politik dhe nuk duam të punojmë në këtë drejtim. Andaj, zhvillimi i Kosovës, gjenerimi i punësimit fillon nga Prishtina, nga politikat e mirëfillta, në interes të bizneseve tona, nga ndarja e buxhetit për t’i financuar këto politika”, shprehet Muharremi.
Rexhepi thotë se pas anëtarësimit në BERZH, Kosova duhet të fillojë që t’i konkretizojë mundësitë e përfitimit nga ky anëtarësim.
“Krejt tash varet se është e përgatitur në aspektin e projekteve, në aspektin e ofertës dhe në aspektin e garancisë dhe sigurisë për kapitalin e BERZH-it. Tash fillon çështja operative, çështja konkrete, çka, ku dhe si të investohet, si dhe a janë ato oferta dhe projekte me interes për BERZH-in, meqenëse edhe ajo i ka politikat e veta të investimeve”.
“Ato nuk mbështeten vetëm në vullnetin dhe dëshirën që e ka Qeveria e Kosovës apo në përgjithësi ekonomia në Kosovë”, thekson Rexhepi.
Ndërkaq, Muharremi vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë prioritet investimin në sektorin privat dhe në gjenerimin e punësimit, për të përfituar nga mundësitë që ofron BERZH-i. Në të kundërtën, sipas tij, nuk do të mund të arrihen kurrë farë përfitimesh.
“Ne nuk mund të presim që të tjerët - qoftë anëtarësimi në BERZH, qoftë EULEX-i të na e rregullojnë sundimin e ligjit apo zhvillimin ekonomik. Do të thotë, ky zhvillim, duhet të udhëhiqet nga kosovarët dhe ne duhet të tregojmë se jemi zot shtëpie të Kosovës dhe se ne investojmë resurset tona në këto dy elemente”.
“Ndryshe, them se është pozitive, por përderisa nuk ndryshon qasja dhe politikë-bërja në Kosovë, përderisa nuk e formulojmë konceptin zhvillimor dhe nuk ndajmë resurse, nuk do të ketë ndikim të madh”, vlerëson Muharremi.
Ndryshe, me anëtarësimin e Kosovës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ka 66 anëtarë, prej të cilëve 29 ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.