Një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limajt dhe gjashtë bashkë të pandehurve të tjerë për krim të organizuar dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin në të ashtuquajturën "çështje të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit".
Njoftimi u bë nga misioni evropian për sundimin e ligjit përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se "veprat penale për të cilat akuzohen kanë ndodhur gjatë periudhave kohore mes vitit 2008 dhe 2010; ndërsa në lidhje me pastrimin të parave mes vitit 2009 dhe 2012".
Zëdhënësja e EULEX-it, Bardha Azari, i tha Radios Evropa e Lirë se akuzat kanë të bëjnë me hetimet të cilat kishin nisur edhe më parë për këtë çështje.
“Akuzat janë të lidhura me korrupsionin dhe krim të organizuar. Bëhet fjalë për ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe manipulimin e procedurave për disa tenderë, për dhënien e marrjen e ryshfeteve si dhe pengimin në marrjen e provave dhe të dëshmive. Është në bazë të asaj për të cilën është hetuar edhe më përpara”, tha ajo.
Me akuza të tilla, përveç Fatmir Limajt, ngarkohen edhe Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj.
"Çështja e MTPT-së" është ngritur në prill të vitit 2010, derisa Limaj ishte udhëheqës i këtij dikasteri.
Aktakuza ndaj Limajt ka të bëjë gjithashtu me mosdeklarimin e parave në kohën që garonte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007 si dhe për vepra të tjera penale.
Por, avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Rrecaj, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk është informuar zyrtarisht nga EULEX-i për ngritjen e aktakuzës.
“Unë zyrtarisht nuk jam informuar se është ngritur aktakuza dhe nuk e kam parë, as nuk jam njoftuar nga prokurorët e EULEX-it që është ngritur aktakuza. Vetëm nga mediat. Unë madje nuk e di se për çfarë vepre bëhet fjalë dhe se çfarë përmban ajo aktakuzë”, u shpreh Rrecaj.
Shpallja e aktakuzës, ndërkaq, nuk u komentua në skenën politike të vendit. Përveç kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, zyrtarët e vendit hezituan të flasin për këtë çështje.
Krasniqi tha se duhet pritur që drejtësia ta thotë fjalën e vet.
“Ligji le ta thotë fjalën e vet. Më vonë mund të merremi me këtë çështje. Ju e dini-s’kanë ndryshuar qëndrimet e mia ndaj këtyre çështjeve”, tha ai.
Ndryshe, dëmi ndaj buxhetit të MTPT-së llogaritet të jetë rreth dy milionë euro.
Ish-ministri Limaj, që aktualisht vazhdon punën si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë vit ishte shpallur i pafajshëm në lidhje me një aktakuzë tjetër, për krime kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.
I akuzuar së bashku me nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së, procesi në atë që njihet si "Rasti Kleçka", përfundoi më 2 maj të këtij viti.