Sekretari i jashtëm britanik, ëilliam Hague, theksoi të enjten në Prishtinë se dialogu në mes të Kosovës e Serbisë nuk duhet të jetë i pafund, por se duhet të arrihet përparim në të gjitha fazat e procesit që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja palëve.
Ai tha se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa shprehu mbështetjen e Britanisë së Madhe për iniciativën e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Ky nuk është një dialog i pafund që mund të vazhdojë përgjithmonë. Është me rëndësi që të bëhet një lloj përparimi i vazhdueshëm në të gjitha fazat; këtë e diskutuam edhe me kryeministrin. Në fazën e parë baronesha Ashton do të identifikojë fushat që do të kërkojnë interesin e të dyja palëve dhe shpresojmë se do të vazhdojmë”, u shpreh Hague.
Pa dashur të komentojë nëse qëllimi përfundimtar i këtyre bisedimeve do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, diplomati britanik foli për vizionin e Londrës që, një ditë, në tryezën ku do të jenë të ulur përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, të gjenden edhe ata të Ballkanit Perëndimor.
“Nuk dua të parashikoj sot se në cilën pikë do të arrihet qëllimi përfundimtar. Mendoj se është mjaft e qartë se duam t’i shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian - të ulur në një tavolinë. Shpresoj se do ta shoh këtë një ditë: të gjithë të ulur në një tavolinë në Bruksel apo Luksemburg duke e përshëndetur njëri-tjetrin si partnerë të barabartë me marrëdhënie tërësisht normale ndërmjet vete. Kjo duhet të jetë ambicia”, theksoi ai.
Hague tha se Serbisë i është bërë e qartë se ka përfunduar harta për Evropën Juglindore.
Bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre nisën të premten me takimin e ndërmjetësuar nga Ashton në mes të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi.
Duke folur për procesin që pritet të pasojë këtë takim, Thaçi tha se “po përmbyllet gradualisht kapitulli i konflikteve në rajon ndërsa po hapet kapitulli i bashkëpunimit, paqes e stabilitetit dhe i integrimeve euro-atlantike”.
Kreu i ekzekutivit kosovar tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë do të jetë në interesin e të gjithë popujve në rajon.
“Kosova është gati për të vazhduar këtë proces. Është ndërtuar një konsensus i gjerë politik në Kosovë, shumë-partiak e gjithë-etnik. Është jashtëzakonisht me rëndësi për ne që edhe bota demokratike - Bashkimi Evropian është unik dhe mbështetës për iniciativat e baroneshës Ashton”, u shpreh ai.
Megjithatë, as Thaçi nuk dha afat për mundësinë kur Serbia do ta njihte shtetësinë e Kosovës, por theksoi se qëllimi i procesit të nisur në javën e kaluar duhet të jetë njohja nga pesë vendet evropiane që hezitojnë ta njohin Kosovën dhe anëtarësimi i vendit në OKB.
“Ka filluar një proces evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Pra, nuk duhet të presim në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm njohjen nga Serbia për shtetin e Kosovës dhe anasjelltas, por presim sjelljen evropiane të Serbisë në raport me Kosovën. Ky relacion evropian Kosovë-Serbi do të rezultojë me pesë njohje të shteteve të Bashkimit Evropian për shtetin e Kosovës dhe duhet të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.
Serbia vazhdon të kundërshtojë fuqishëm mundësinë për njohjen e Kosovës, ndërsa ka theksuar se qëllimi i bisedimeve me palën kosovare do të jetë vetëm normalizimi i raporteve drejt integrimit në BE.
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës i është vënë Beogradit si parakusht për marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.