Përfaqësuesit e institucioneve kosovare, janë shprehur optimistë se raporti i Studimit të Fizibiliteti për Kosovën do të jetë pozitiv.
Nga BE-ja është bërë e ditur tashmë se më 10 tetor, Komisioni Evropian, do të publikojë Studimin e Fizibilitetit, i cili do të mund të çojë Kosovën te marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, konsideron se për herë të parë, studimi do t’i definojë qartë raportet në mes të Kosovës dhe BE-së, në marrëdhëniet kontraktuale.
Sipas tij, studimi pritet t’i qartësojë shume gjera.
“Dhjetë vjet pas Samitit të Selanikut për perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor, edhe Kosova ta qartësojë rrugën e vet në integrimin evropian. Po ashtu, ne presim që të kemi vlerësim edhe për liberalizim të vizave apo dialogun mbi liberalizmin e vizave, çfarë drejtimi do të marrë dhe sa janë përmbushur kushtet teknike, si dhe sa i takon sundimit të ligjit, janë dialogë të ciët kanë qenë të hapur me Brukselin gjatë këtij viti”, tha Haziri.
Ndryshe, Komisioni Evropian ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës të shënojnë përparime të prekshme në disa fusha.
Ndër to përmenden sundimi i ligjit, integrimi i minoriteteve, reformat në administratë, reformat zgjedhore dhe zhvillimi i tregtisë së lirë.
Përparimet në këto fusha konsiderohen si parakusht për të ecur përpara në procesin e Stabilizim Asociimit.
Komisioni Evropian përmes raportit të Fizibilitetit, ashtu siç kishte ndodhur më parë me raportin e progresit, bën matjen e përparimeve, ngecjeve dhe sfidave tek vendet që aspirojnë integrimet evropiane.
Raporti në fjalë është hartuar këtë vit për Kosovën me mundësinë eventuale të vënies së marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian - respektivisht nënshkrimin e marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes të Prishtinës e Brukselit.
Eksperti i çështjeve të integrimeve evropiane, Fatmir Curri, thekson se brenda tre muajve të fundit të këtij viti do të ketë më shumë qartësi për qasjen e BE-së ndaj Kosovën në rrugën e integrimit të saj në këtë mekanizëm.
“Një duhet ditur se nuk duhet shpresuar edhe mrekulli nga kjo paket e zgjerimit, sepse thjesht prioriteti i zgjerimit nuk qëndron në Bruksel. Brukseli ka agjendë të stërngjeshur me krizën ekonomike, e sidomos meqë ministrat po merren me nënshkrimin apo aprovimin e pakos financiare 2014-2021”, tha Curri.
Në kuadër të proceseve integruese, përparimet më të mëdha që ka shënuar Kosova thuhet se kanë të bëjnë me fillimin e Studimit të Fizibilitetit si hapi i parë drejt marrëveshjes së Stabiliziim Asociimit dhe me lansimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me BE-në.
Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Bashkimit Evropian me Kosovën, është “një hap i rëndësishëm përpara i Kosovës, në raport me BE-në”, pati deklaruar komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule.
Mësohet se Këshilli i ministrave të BE-së është duke përgatitur një opinion për shtetet anëtare në të cilin shqyrtohen mundësitë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me palën kosovare.
Dokumenti në fjalë vlerësohet të jetë i rëndësishëm në ndryshimin e qëndrimit të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën.
Nga ana tjetër, Sutudimi i Fizibiliteti i cili pritet të publikohet me 10 tetor sipas ekspertit Curri, do të jetë shumë i rëndësishëm për perspektivën integruese të vendit.
“Është shumë i rëndësishëm, sepse këtë raport e kemi pritur që sa vite, në mënyrë që të shohim nëse ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me marrëveshje kontraktuale me Bashkimin Evropian”, theksoi Curri.
Në raportet e deritashme të progresit, në mesin e kritikave më të mëdha, për institucionet kosovare janë radhitur çështjet që kanë të bëjnë me mungesën e sundimit të ligjit, korrupsionin, krimin e organizuar, politizimi i sistemit të drejtësisë, e të tjera.