Ligjit për kompetencat e zgjeruara, konfiskim të pasurisë së fituar me vepër penale, pritet që në javën e ardhshme të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.
Mangësitë që siç thuhet janë në ketë ligje, ka shtyrë që Forumin Këshillues për Pakon Ligjore Anti-Korrupsion të mbajë një konferencë për media, ku është kërkuar nga deputetët të mos e votojnë ligjin.
Draft-ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, nga përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare shihet si i pakompletuar.
Arton Demhasaj, përfaqësuesi i organizatës për Demokraci, Anti- Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, tha draft-ligji, në rast të miratimit, do të jetë i paefektshëm, kur bëhet fjalë për zbatimin e tij.
“Ne më tepër e konsiderojmë si ligj për amnistimin e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme se sa një ligj për konfiskim të pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme. Andaj ne kemi ardhur këtu para Kuvendit që t’ju bëjmë ftesë deputetëve të Kuvendi të Kosovës që mos ta votojnë këtë ligj, por ta kthejnë pas në qeveri dhe të bëjnë rekomandime se si të hartohet ky projektligj”, tha Demhasaj nga konferencën e mbajtur pranë Kuvendit të Kosovës.
Forumi kërkon që projektligji të ketë një emërtim të qartë kundër pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Demhasaj, përmend disa elemente të cilat i mungojnë draft-ligjit, dhe që sipas tij, janë të domosdoshme.
“Të emërtohet ligji për konfiskimin e pasurive të fituar në mënyrë të kundërligjshme. Të lejohet retroaktiviteti, fuqia prapa vepruese e këtij ligji. Gjithashtu, kemi kërkuar që barra e provës në vërtetimin e pasurive që janë të fituar në mënyrë të ligjshme, ose jo të mbetet te i dyshimti dhe jo te institucionet e ndjekjes. Gjithashtu kemi kërkuar që brenda strukturave ekzistuese të krijohen mekanizma të veçantë në polici dhe gjykata të cilat do të merren vetëm me konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme, e të tjera”, tha Demhasaj.
Për një kohë të gjatë, përpilimi i këtij ligji është përcjellë me shumë debat në opinion publik.
Në fillim të hartimit të draft-ligjit, ka pasur shqetësime edhe nga bashkëpunëtorë ndërkombëtarë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë shprehur dyshimin për sigurinë juridike dhe mundësinë e keqpërdorimi apo aplikimit të gabueshëm të procedurave që shpesh janë propozuar nga jashtë e që do të mund të rrezikonin shkeljen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës.
Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë thotë se ka bërë çdo gjë të mundur për t’i balancuar dy elemente kyçe: nevojat dhe mundësitë e shtetit të Kosovës dhe kërkesat e pritjet e shoqërisë civile dhe qytetarëve në anën tjetër.
Mirëpo, shoqëria civile, e cila ka qenë fillimisht e pranishme në grupin punues në hartimin e ligjit, ka kritikuar ministrinë se në draft-ligj nuk i ka futur sugjerimet e tyre. Admir Salihu nga Lëvizja FOL shpjegon:
“Kërkesat tonë kanë qenë të qarta, ndërsa Ministria Drejtësisë është munduar që t’i kamuflojë dy kërkesa lidhur me retroaktivitetin dhe provën”, tha Salihu.
Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, kritikat e drejtuesve të organizatave i kanë konsideruar si të pabaza.
Vigan Qorrolli, këshilltar ligjor i ministrit Hajredin Kuçi, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjitha vërejtjet e grupit të eksperteve ligjor, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, duke përfshirë edhe rekomandimet e shoqërisë civile, janë marrë për bazë deri në masën gati 100% për hartimin e ligjit.
“Prandaj mbi ketë bazë argumentet e tyre lidhur me mospërfshirjen e rekomandimeve të tyre nuk qëndrojnë, meqenëse të gjitha masat janë ndërmarr dhe ky ligj i plotëson të gjitha standardet bashkëkohore lidhur me fushën në fjalë, për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale. Prandaj, argumentet e tyre janë të paqena për shkak të faktit se të gjitha ato janë marrë parasysh. Ne i bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta aprovojë sa më shpejt ligjin, në mënyrë që të kompletohet infrastruktura ligjore në këtë fushë”, deklaroi Qorrolli
Forumi Këshillues i OJQ-ve për pakon Ligjore Kundër-Korrupsion funksionon për rreth një vit, në kuadër të projektit të Institutit Demokratik të Kosovës “Avokimi për kompletimin e pakos së ligjeve kundër-korrupsion”.