Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të sjellë pasoja të rënda për vendin konsiderojnë përfaqësuesit partive politike opozitare në vend.
Sipas tyre, pavarësisht kundërshtimeve të deritashme nga autoritetet e Prishtinës se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar, duket se aktualisht Qeveria e Kosovës ka lëshuar pe dhe po shpreh gatishmëri për bisedime politike me Serbinë.
Nënkryetarja e parë dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Teuta Sahatçija, thotë se bisedimet politike me Serbinë kanë përfunduar dhe nuk ka se për çka të flitet me atë shtet.
“Mendoj se nuk duhet të hyhet në kurrfarë aranzhime të tjera pa u rregulluar dhe të shihet nëse marrëveshjet e arritura do të zbatohen. Po në anën tjetër, bisedimet politike janë të përfunduara dhe përfundimisht kufijtë e Kosovës, përfundimisht sovraniteti i Kosovës janë të zgjidhura dhe mendoj që nuk kemi çka të bisedojmë më tepër për këto çështje”, thotë Sahatçija për Radion Evropa e Lirë.
Me ndërprerjen e bisedimeve, të cilat u thanë se ishin teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, thuhet se tash po përgatitet terreni politik për një format të ri bisedimesh në nivelet më të larta politike.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi gjatë kësaj jave shpjegoi se ende nuk ka diçka konkrete për fillimin e dialogut politik me Serbinë, por foli për gatishmërinë e Kosovës që pas dialogut teknik, të kalohet edhe në nivelin e takimeve të larta politike, ku nuk përjashtohet si mundësi organizimi i një takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.
Gatishmërinë e fillimit të dialogut politike me Serbinë e kritikon ashpër edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Aida Dërguti, nënkryetare e Vetëvendosjes, thotë për Radion Evropa e Lirë se vullneti i Qeverisë se Kosovës për të shkuar në bisedime të reja me Serbinë, nuk është befasues. Ajo thotë bisedimet politike me Serbinë janë të pafavorshme për Kosovën.
“Po shihet që një shtet, i cili është prodhuar përmes negociatave, po vazhdon të negociohet dhe po shpërbehet pikërisht përmes negociatave. Pra, ky projekt, që nuk është në përputhej me vullnetin e qytetarëve, të cilët do të votonin përmes një referendumi për pavarësi, po shkon në një proces të përkeqësimit. Këta nuk kanë ndonjë qëndrim të prerë që mbajnë; është një agjendë e përcaktuar nga Serbia përmes presionit ndërkombëtar”, shprehet Dërguti.
Ndryshe, kryeministri Hashim Thaçi, kryenegociatorja kosovare në bisedimet e teknike, Edita Tahiri, por edhe zyrtarë të tjera kanë deklaruar disa herë se pa zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk do të ketë bisedime të tjera.
Deklaratat e tilla dhe në veçanti ato të kryeministrit Thaçi, zonja Sahatçija nga LDK-ja i komenton në këtë mënyrë:
“Për ndërrimin e fjalëve të kryeministrit Thaçi ajo nuk është asgjë për t’u habitur, sepse kryeministri Thaçi rregullisht i ndërron fjalët dhe marrëveshjet, të cilat i arrin, nuk është në gjendje t’i plotësojë po menjëherë pas marrëveshjeve i ndërron fjalët. Prandaj, mendoj që ky ndryshim i tij është diçka shumë e zakonshme”.
Sido që të jetë, zyrtarët vendorë dhe ndërkombëtarë, kanë konsideruar se
dialogu i nivelit politik, është i nevojshëm për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

“Mendoj se nuk duhet të hyhet në kurrfarë aranzhime të tjera pa u rregulluar dhe të shihet nëse marrëveshjet e arritura do të zbatohen.