Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar parapërgatitjet për identifikimin e të gjitha dispozitave të Ligjit të punës, të cilat do të ndryshohen dhe plotësohen. Ndryshimet në këtë ligj kanë ardhur pas reagimeve të përfaqësuesve të biznesit se ky ligj është i paqartë dhe i vështirë për ta zbatuar në Kosovë.
Pushimet e gjata mjekësore, pushimi i lehonisë, ditë të shumta pushimi gjatë festave, cilësohen se janë vetëm disa nga arsyet kryesore që punëdhënësit nuk arrijnë ta zbatojnë Ligjin e punës.
Fadil Rraci nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thotë për Radion Evropa e Lirë se pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, institucionet që merren me zbatimin e tij, kanë vërejtur disa mangësi dhe barriera.
“Arsyet kryesore pse do të bëhen ndryshime dhe plotësime të këtij ligji, përkatësisht amendamentimit të tij, është se disa dispozita të Ligjit të punës nuk janë të harmonizuara sa duhet me legjislacionin e BE-së, si dhe disa dispozita të këtij ligji në praktikë nuk mund të zbatohen”, thotë Rraci.
Ligji i punës në Kosovë ka filluar të zbatohet në fillim të vitit 2011. Institucionet publike janë gati të vetmet që e zbatojnë këtë ligj, përderisa bizneset private nuk kanë arritur ta zbatojnë, për atë se, siç kanë theksuar vetë, ky ligj i ngarkon ata.
Edhe Rraci thekson se disa dispozita të këtij ligji i ngarkojnë shumë punëdhënësit. Por, sidoqoftë sipas Rracit, deri në vitin 2013 ligji nuk mund të ndryshohet.
“Ligji i punës do të amendamentohet në vitin 2013. Do të jetë në kuadër të programit legjislativ të Kosovës, derisa në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë filluar përgatitjet për identifikimin e të gjitha dispozitave që do të ndryshohen dhe plotësohen”, sqaron Rraci.
Kërkesa për ndryshim të disa neneve të Ligjit të punës ka ardhur, si kërkesë, nga Oda Ekonomike Amerikane. Kërkesa ishte paraqitur në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik.
Drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se kërkesa e tyre ka qenë në ndryshimin e dispozitave të këtij ligji, të cilat rregullojnë pushimin e lehonisë.
“Ne kemi dhënë dy-tri opsione të mundshme dhe njëra prej tyre ka qenë zvogëlimi i pushimit të lehonisë, së paku pjesa e muajve që mbulohen nga ana e bizneseve nga gjashtë muaj në tre ose ndoshta edhe ndryshimi i normës së përqindjes, për cilën duhet paguar femrat në pushimin e lehonisë, ashtu që mos të ketë ngarkesa të mëdha për bizneset”, thekson Zeka.
Zeka kërkon që gjatë ndryshimeve të këtij ligji, të definohen qartë shumë gjëra, për arsye se kemi të bëjmë me një ligj mjaft të rëndësishëm dhe që prek gjithë shoqërinë.
“Ligji i punës është mjaft i paqartë. Në këtë kuptim, meqenëse thotë punonjësi duhet të kalojë tetë orë pune ose orari i plotë i punës zgjat dyzet orë në javë, pa e përshkruar se çka nënkupton kjo dyzet orë punë në javë - a e paraqet kjo kohën që një punëtor e kalon në tryezën e tij po është koha e qartë, të cilën ai duhet ta kalojë duke punuar”, shton Zeka.