Riatdhesimi dhe ri-integrimi i personave të riatdhesuar, ka më se një javë, që edhe zyrtarisht është bërë një nga parakushtet kryesore për lëvizjen e lirë dhe pa viza të qytetarëve kosovarë në Bashkimin Evropian.
Qeveria e Kosovës, deri më tani, ka nënshkruar 17 marrëveshje për riatdhesim me shtetet evropiane, ndërsa synon që këtë ta bëjë dhe me 10 vendet e tjera të bllokut 27 anëtarësh.
Për t’i zbatuar këto marrëveshje dhe për të rritur “funksionalizimin dhe efikasitetin” në fushën e riatdhesimit të kosovarëve, ekzekutivi i vendit themeloi, ditë më parë, Departamentin për ri-integrim të personave të riatdhesuar, i cili parashihet të veprojë në kuadër të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Dinamika, me të cilën Kosova do të zbatojë kriteret që ndërlidhen me riatdhesimin, ri-integrimin dhe politikat e migrimit, sipas përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, do ta determinojë vendimin e Brukselit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
Deputetja austriake e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, theksoi rëndësinë për një angazhim të shtuar në këtë drejtim dhe zbatimin në terren të vendimeve dhe planeve që bëhen për këtë çështje.
“Kjo mund të marrë disa vite, por kjo varet nga përpjekjet e Qeverisë dhe se sa të holla, trajnime dhe monitorime në terren i kushtohen kësaj çështjeje”, u shpreh Lunaçek në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë.
Lunaçek hodhi kritika në drejtim të disa shteteve anëtare të BE-së, të cilat sipas saj, kërkojnë ri-integrimin në vendin e tyre të kosovare që tashmë janë integruar në vendet ku jetojnë me vjet të tëra.
“Kjo është një gjë që duhet ta ndryshojmë brenda shteteve të BE-së”, tha Lunaçek.
Bazuar në të dhënat zyrtare, që nga viti 2010, Qeveria e Kosovës ka ri-integruar 11 mijë e 404 kosovarë, pjesa me e madhe prej të cilëve u takojnë komuniteteve rome, ashkalinj dhe egjiptas.
Redaktori i programit në gjuhën rome të Radio Kosovës, i cili njëherësh ka përcjellë nga afër procesin e ri-integrimit, Avdi Misini, tha se me 3.4 milionë euro sa ishin ndarë për ri-integrimin e riatdhesimin e kosovarëve, nuk mund të kryhet një ri-integrim i mirëfilltë në jetën shoqërore të vendit.
Ri-integrimi, siç thotë Misini, nënkupton më shumë se sa ofrimin e një banese apo shtëpie për një periudhë të caktuar kohore.
“Edhe pse ka fonde të alokuara për sigurimin e kushteve kur kthehen këta pjesëtarë, mendoj se Qeveria e Kosovës është ngutur me nënshkrimin e disa marrëveshjeve me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për t’i kthyer këta romë në Republikën e Kosovës”, u shpreh Misini.
Por, zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Izmi Zeka, tha se riatdhesimi dhe ri-integrimi i qytetarëve të vendit “nuk mund të ndodhë brenda natës”.
“Natyrisht se ri-integrimi nuk është një gjë që mund të zgjidhet brenda natës ose brenda ditës, por megjithatë me kalimin e kohës këto çështje po vijnë duke u rregulluar. Kështu që, po krijohet edhe një mundësi e mirë, edhe një përvojë e mirë që ne tamam t’u përshtatemi standardeve evropiane që ndërlidhen me ri-integrimin e të riatdhesuarve”, vlerësoi Zeka.
Ri-integrimi i personave kishte qenë, edhe për vendet e rajonit, në mesin e kritereve kryesore për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Në vitin 2009, Komisioni Evropian kishte hequr vizat për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, ndërkaq në fund të 2010-s vizat për në shtetet evropiane u liberalizuan edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës.
Kosova, ndërkaq, ka para vetës më se 100 kritere, përmbushja e të cilave është parakusht për të hequr regjimin e vizave me BE-në.