Të dielën, grekët votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat mund të caktojnë edhe fatin e Athinës në Eurozonë. Por, çfarë do të ndodhë nëse vendi i goditur nga borxhet lë ose është i detyruar të lërë monedhën e përbashkët?
Sa janë të rëndësishme zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, më 17 qershor?
Këto janë zgjedhje të përsëritura, pas atyre të 6 majit, kur asnjëra parti nuk ka fituar mbështetjen e nevojshme për të formuar qeverinë. Partia majtiste Syriza, e cila në sondazhe është e lidhur me konservatoren Demokracia e Re, ka premtuar se do të heqë dorë nga marrëveshja për ndihmë me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila është e nevojshme për të shmangur falimentimin e Greqisë.
Dhe, nëse Syriza del fituese, priten edhe trazira në tregje. Bankat qendrore në disa ekonomi të mëdha, tashmë kanë njoftuar se janë të gatshme që të ndërmarrin hapa për stabilizimin e tregjeve, nëse janë të nevojshëm.
“Nëse do të ketë qeveri dhe nëse ajo qeveri nuk do të ketë marrëveshje me FMN-në dhe partnerët e Eurozonës, atëherë këta të fundit do të ndalojnë të financojnë Greqinë”, paralajmëron Zollt Darvas, ekonomist në Institutin Bruegel. “Nëse kjo ndodh, dalja e Greqisë nga Eurozona është e mundshme”, thotë ai.
Si do të duket largimi i Greqisë nga Eurozona?
Askush nuk e di, sepse asnjë vend, deri më tash, nuk ka lënë monedhën e përbashkët.
Janis Emanouilidis, analist në Qendrën e Politikave Evropiane, thotë se marrëveshjet e Bashkimit Evropian parashohin vetëm daljen nga BE-ja, por jo nga Eurozona në mënyrë eksplicite. “Në aspektin ligjor, çdo vend që lë Bashkimin Evropian apo Eurozonën, duhet të rihyjë në BE nën kushte të reja”, thotë ai.
Megjithatë, Emanouilidis është i bindur se ekziston e ashtuquajtura “dalje miqësore”, ku të gjithë të përfshirët – institucionet e Bashkimit Evropian, shtetet anëtare të BE-së dhe Greqia – pajtohen për procedurën e largimit të vendit.
Por, kjo mund të kërkojë vendim nga Parlamenti grek ose referendumi, çfarë mund t’i bëjë gjërat më të komplikuara, sepse sondazhet e opinionit tregojnë se 70-80 për qind e grekëve duan të mbesin në Eurozonë.
Si do të ndikojë largimi nga Eurozona në vetë Greqinë?
Do të jetë shumë e dhimbshme.
“Sektori financiar do të bie, pjesa më e madhe e sektorit privat do të falimentojë, ekonomia do të përkeqësohet edhe më tej, papunësia do të rritet më shumë, të ardhurat buxhetore do të zhduken, sepse askush nuk paguan taksa kur aktiviteti ekonomik bie”, thotë Darvas.
Shumë qytetarë kanë larguar paratë e tyre në pjesë të tjera të Bashkimit Evropian, apo edhe i kanë futur nën “dyshek”. Ekonomia greke është tkurrur për 13 për qind në periudhën 2007-2011, ndërsa dalja nga Eurozona mund ta tkurrë në 40-50 për qind qysh në vitin e parë. Shteti grek, po ashtu, do të duhej të fuste monedhën e re, që ka gjasë të jetë dhrahmia, e që do të zhytej në vlerë, duke rritur koston e importeve.
Çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër të Eurozonës nëse Greqia largohet?
Dalja greke do ta dëmtonte edhe më tej besimin në banka, çfarë do të shkaktonte edhe rrezikun e “infektimit”.
“Njerëzit do të thonë se ajo që ka ndodhur në Greqi, ka qenë diçka për të cilën, një ose dy vjet më parë, është thënë se nuk do të ndodhë. Pra, njerëzit do të pyesin se çfarë do të thotë kjo për shtetet e tjera anëtare”, thotë Emanouilidis.
Kostoja e huamarrjes për ekonomitë e tjera “të dobëta”, si Spanja dhe Italia, ka gjasa po ashtu të rritet.
Cili do të jetë ndikimi në dollarin amerikan dhe në ar?
Dalja e Greqisë nga Eurozona do të çonte në rënien e besimit në euro dhe në vlerësimin e mëtejshëm të dollarit amerikan – një gjë kjo që nuk do të jetë edhe aq e mirëpritur në Uashington, pasi do ta bënte ekonominë amerikane më pak konkurruese.
Ari po ashtu do të rritet, thotë Cinzia Alçidi nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane.
“Çmimi i arit ka nisur të rritet ndjeshëm, kur ka filluar kriza financiare në vitin 2007 dhe ka vazhduar me prirje të rritjes. Arsyeja kryesore e kësaj është se kur ka pasiguri, ari bëhet investim i sigurt”, thotë Alçidi. (v.t.)