Institucionet, agjencitë, organizatat e ndryshme joqeveritare që kanë për qellim luftën kundër korrupsionit, dhe së fundi edhe misioni i BE-së EULEX në Kosovë, kanë bërë fushata të ndryshme në mënyre që qytetarët të raportojnë korrupsionin.
Sipas zyrtarëve të këtyre institucioneve, fushatat dhe spotet televizive, mund të ndikojnë që qytetarët të raportojnë korrupsionin, nëse ata vërejnë diçka të tillë.
Që nga formimi i institucioneve të Kosovës dhe funksionalizimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, spotet televizive nuk kanë munguar.
Por, çka është ajo që shtynë qytetarët të denoncojnë dhe raportojnë korrupsionin?
Koordinatorja Kombëtare Kundër Korrupsionit, njëherësh prokurore e Qarkut në Prishtinë, Drita Hajdari, konsideron se ende në vend mungon qëllimi i drejtë e i sinqertë në luftën kundër korrupsionit.
Sipas saj, derisa në njërën anë potencohet shumë se korrupsioni duhet të luftohet, në anën tjetër punohet edhe kundër punës së organeve të drejtësisë.
“Në njërën anë potencohet nevoja e raportimit nga ana e qytetarëve për korrupsion. A në anën tjetër, qytetareve po ju thuhet prokurorët nuk punojnë, gjykatat nuk gjykojnë, dhe në këtë mënyrë krijohet mos besim edhe nuk kemi arsye të habitem për çka qytetarët nuk i raportojnë veprat penale të korrupsionit”, thotë zonja Hajdari.
Prokurorja Hajdari mendon se disa organizata dhe media të ndryshme kanë krijuar bindjen të qytetarët, se korrupsionin nuk e luftojnë dhe gjykojnë organet e drejtësisë.
Ajo thotë ky fakt është shumë i dëmshëm për shtetin e Kosovës.
“Unë shumë herë i kam pyetur këta persona se pse ju mendoni se jeni më të interesuar për luftimin e korrupsionit se sa unë si prokurore? Kjo është puna ime, është puna e prokurorëve që t’i zbulojnë veprat e tilla penale, të fillojnë ndjekjen penale, të zhvillojnë hetimin”.
“Unë nuk mund ta kuptoj pse është një gazetar, për shembull, ose ndonjë përfaqësues i ndonjë organizate joqeveritare, më i interesuar për ta luftuar korrupsionin, më i interesuar se ne në prokurori dhe në gjykata. Me të vërtetë këtë nuk e kam të qartë”, shprehet Hajdari.
Ndërkaq, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thotë për Radion Evropa e Lirë se në luftën kundër korrupsionit, ende nuk janë bërë hapat e duhur.
Ai theksoi se debatet dhe fushatat mediale për t’i ftuar qytetarët që të raportojnë korrupsionin, nuk kanë munguar, por me gjera të tilla nuk mund të luftohet korrupsioni.
“Qytetari mendimin nuk do ta ndërrojë me tabu tema, me tryeza, me pankarta. Por, qytetari do ta ndërrojë mendimin nëse gjyqësori jep informacione tjetra. Po t’i kemi tri - katër informacionet më të fuqishme, qytetarët do ta ndërrojnë mendimin”.
“Sa do të ketë aksion, do të ketë edhe reaksion. Pra, nëse do të ketë aksion të gjyqësorit, reagimi i qytetarit do të jetë më pozitiv dhe do të mendojë se definitivisht në Kosovë po luftohet korrupsioni”, thotë Preteni.
Preteni thekson po ashtu se organet e drejtësisë kanë bërë përpjekje në shqyrtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsion, por nuk i kanë prekur rastet e zyrtareve të lartë.
Kjo, sipas tij, bën që qytetarët të mos kenë vullnetin e duhur për të deklaruar korrupsionin.
“Prokurorët, gjyqtarët, duhet të kenë kurajën më të fuqishme që t’i trajtojnë edhe rastet më të fuqishme, kështu ndërrohet mendimi i qytetarëve. Ne kemi një situatë në Kosovë, dhe absolutisht askush mos të thotë se ka korrupsion, se ne po i shohim produktet e këtij korrupsioni”.
“Nuk po pasurohen zyrtarët e thjeshtë, po pasurohen zyrtarët e lartë. Shikoni vetëm pasurinë që e deklaruan, cila është ajo pjesë e pasurisë që nuk u deklarua fare?” thotë Preteni.
Sido që të jetë, nga raportet e ndryshme të organizatave vendore e ndërkombëtare, thuhet se korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm në shkallë shumë të lartë.
Qytetarët thonë se asnjë nga institucionet kosovare nuk kanë të drejte kërkojnë dhe të kritikojnë qytetaret pse nuk raportojnë korrupsionin, derisa vet këto institucione, duke përfshirë edhe ato të drejtësisë, janë të korruptuara.
Veli Bytyqi, qytetar nga Prishtina, thotë se vendi po shkatërrohet nga shkalla e lartë e korrupsionit.
“Kosovën po e gllabëron, po e gërryen. Kosovën po e varfëron dhe shkatërron pikërisht korrupsioni, i cili është rezultat i neglizhencës dhe mungesës së këmbëngulësisë së kësaj qeverie dhe këtyre njerëzve që janë të thirrur dhe marrin paga të larta për ta luftuar korrupsionin”.
“Nuk ka se si të luftohet korrupsioni nga njerëzit që janë të korruptuat vet. Këtu kam parasysh qeveritarët, përfaqësuesit e ndryshëm të agjencive që u prin atyre, institucionet e drejtësisë, dhe ata që do të duhej gjykuar dhe luftuar korrupsionin vet, janë të korruptuar, prandaj s’kemi pse të kërkojmë nga këta njerëz të luftojnë korrupsioni”, dha mendimin e tij zoti Bytyqi.