Fitorja e Tomisllav Nikolliqit në zgjedhjet presidenciale në Serbi dhe vënia e tij në krye të shtetit serb, ka nxitur dilemat nëse ai do t’i zbatojë marrëveshjet e deritashme të arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në Kosovë.
Dilemat e tilla janë nxitur për shkak të deklaratave në vazhdimësi të Nikolliqit, të cilat ai i pati bërë vitin e kaluar, por edhe gjatë fushatës parazgjedhore, se nëse ai vjen në krye të shtetit serb, marrëveshjet do t’i konsiderojë jo të vlefshme.
Madje, më 11 prill të këtij viti, në tubimin zgjedhor në veri të Mitrovicës, Nikoliq, pati deklaruar se nuk e dinte se për çfarë ishte marrë vesh qeveria e mëparshme serbe me Prishtinën.
Duke aluduar në ish kryetarin serb Boris Tadiq, ai pati thënë se një njeri është marrë me zgjidhjen e fatit të serbëve në Kosovë dhe se marrëveshjet e tilla nuk do të jenë të obligueshme për të, nëse ai arrin në pushtet.
“Kudo që është arritur, asnjë hap më tutje nuk guxon të bëhet. Kudo qoftë që ka arritur në përpjekjet që të krijojë marrëveshje, në mënyrë që të mbetet edhe në mandatin e tretë, çfarëdo qoftë që ka nënshkruar dhe që është në dëm të Serbisë, ato nënshkrime mua nuk më obligojnë”, ka thënë Nikolliq.
Por, njohësit e rrethanave politike në Kosovë vlerësojnë se kryetari dhe Qeveria e re në Serbi, nuk do të mund t’i shmangen zbatimit të marrëveshjeve, nëse dëshirojnë që ta ndjekim rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Analisti i çështjeve politike, Ismajl Hasani, thotë se Nikolliqi do të përpiqet fillimisht që t’iu përmbahet deklaratave të veta, për shkak të obligimeve që ka ndaj elektoratit, por sipas tij, kjo nuk do të zgjasë shumë.
“Aventurat e Tomisllav Nikolliqit, përkatësisht radikalëve serbë, nuk mund të zgjasin në pafundësi, për faktin se jo vetëm zyra e Kuperit, por Bashkimi Evropian është i vendosur që ta shikojë më me seriozitet rrugën e integrimit të Evropës juglindore në Bashkimin Evropian”, thekson Hasani.
Ndërkaq, Shenoll Muharremi, njohës i rrethanave politike dhe atyre integruese, thotë se Serbia e ka të vështirë që t’i ikë zbatimit të marrëveshjeve, për shkak se ato tashmë janë mishëruar me procesin e integrimeve dhe janë shndërruar në kusht.
“Ikja nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve, për Nikolliqin do të thotë devijim nga rruga evropiane e Serbisë. Nëse ai zgjedhë që të mos vazhdojë me procesin e integrimeve,atëherë është e mundur shmangia. Por, unë dyshoj në një skenar të tillë”, shprehet Muharremi.
Ndryshe, të dy këta njohës të rrethanave politike, vlerësojnë se Serbia, pavarësisht dëshirës ose jo të kreut të shtetit, do të jetë e detyruar ta vazhdojë dialogun me Kosovën, nëse mëton integrimet evropiane.
Ismajl Hasani thotë se pavarësisht deklaratave të Nikolliqit, nuk do ta bllokojnë rinisjen e dialogut.
Sipas tij, deklaratat e Nikolliqit, janë provokim për matjen e pulsit të bashkësisë ndërkombëtare.
“ Deklarimet e Nikolliqit japin të kuptojnë se radikalët serbë dëshirojnë ta intrigojnë Bashkimin Evropian, ta bëjnë një provokim-test në raport me shkallën e qëndrueshmërisë dhe konsistencës së Bashkimit Evropian, sa i takon dialogut teknik Prishtinë-Beograd. Ai, sigurisht, do të provoj edhe më tutje që ta kërkoj Kosovën me çdo kusht, me ose pa Bashkimin Evropian, por kjo aventurë radikalëve serbë nuk do t’iu zgjasë shumë”.
Por, Shenoll Muharremi më shumë i vlerëson deklaratat e Nikolliqit si retorikë për zgjedhjet se sa qëndrim të palëkundur të tij.
“Të mos harrojmë që është lehtë të flasësh dhe të marrësh një pozicion kur je në opozitë ose shoqëri civile, por është një gjë tjetër kur je në pozitë. Prandaj, unë pres ndryshim të pozicionit të Nikolliqit. Thjesht, çështja e dialogut do të jetë nëse ai dëshiron ose jo Evropën”, shprehet ai.
Sido që të jetë, sipas njohësve të rrethanave politike, rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të ardhmen, mund t’i paraprijë kërkesa për ndryshim të formatit të dialogut.