Incidentet e fundit në veri të Kosovës flasin për mungesën e tërësishme të sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe nevojën që për këtë problem, të gjendet sa më parë një zgjidhje politike, thanë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe njohësit e rrethanave politike në Prishtinë.
Ata kërkuan vënien para drejtësisë të njerëzve që organizuan dhe zbatuan sulmin e së dielës, ndërsa theksuan rëndësinë që, përmes veprimeve konkrete, të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë i situatës.
Eurodeputetja Doris Pack, i tha Radios Evropa e Lirë, se me hapat e ardhshëm mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë në Prishtinë duhet të tregojnë se janë të interesuar t’i japin fund mungesës së sundimit të ligjit, që sipas saj, po mbizotëron me vite të tëra në veri të Kosovës.
“Mendoj se zgjidhja politike ka qenë e nevojshme tani për një kohë të gjatë. Përderisa kjo çështje mbetet e pazgjidhur dhe përderisa nuk respektohen autoritetet zyrtare, do të kemi probleme të tilla. Por, mendoj se kryesit e veprës duhet të gjinden dhe të vihen para drejtësisë për të dëshmuar se ka vullnet që t’i jepet fund mungesës së sundimit të ligjit”, u shpreh Pack.
Derisa e kanë dënuar duke e quajtur të papranueshëm sulmin në veri të Mitrovicës, autoritetet vendore e ndërkombëtare në vend nuk kanë arritur të vënë para drejtësisë përgjegjësit e incidentit si pasojë e të cilit vdiq një, ndërsa u lënduan disa persona të tjerë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shprehu përkushtimin e saj për shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë vendin, duke thënë se në Kosovë “nuk do të ketë vend asnjëherë për anarki”.
Duke folur në ë ceremoninë e hapjes së Panairit të Grave Ndërmarrëse në Shtërpcë, ajo tha se serbët e veriut duhet të integrohen në jetën shoqërore e institucionale të Kosovës, por se duhet të respektohet edhe integriteti territorial i vendit.
“Të gjitha çështjet e hapura brenda territorit tonë, do t’i zgjidhim së bashku përmes dialogut tonë të brendshëm, të institucioneve të Kosovës me qytetarët e vendit, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, citon Jahjagën një komunikatë për media e Presidencës kosovare.
Për rëndësinë e zhvillimit të një dialogu ndërmjet Prishtinës zyrtare dhe serbëve lokalë të pjesës veriore të Mitrovicës, u shpreh, po ashtu, drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Krenar Gashi.
Ai, megjithatë, foli për një qasje kundërshtuese që autoritetet kosovare duhet të kenë karshi bisedimeve politike për veriun, ndërsa u shpreh për rëndësinë e një zgjidhjeje të përhershme dhe jo një opsioni që vetëm përkohësisht do t’i rregullonte problemet në veri.
“I takon Qeverisë së Kosovës dhe liderëve të vendit që ta gjejnë një mënyrë edhe më të mirë për ta ndryshuar situatën në terren konform interesave nacionale të Kosovës dhe jo vetëm e vetëm interesave nacionale të Serbisë. Ky dialog politik, i cili është i pashmangshëm, do të duhej të ndodhte në mes të liderëve lokalë dhe Qeverisë së Kosovës-pa përfshirjen e Qeverisë së Serbisë. Në këtë dialog do të duhej të mbizotëronte rendi kushtetues i Kosovës dhe pakoja e Ahtisaarit”, theksoi Gashi.

Të gjitha çështjet e hapura brenda territorit tonë, do t’i zgjidhim së bashku përmes dialogut tonë të brendshëm, të institucioneve të Kosovës me qytetarët e vendit...