Shpërthimi i mjetit eksplodues në veri të Mitrovicës, në orët e para të së dielës, ka marrë jetën e një personi, Selver Haradinaj, me përkatësi shqiptare, njoftojnë zyrtarët e Policisë së rajonit të Mitrovicës.
Zëdhënësi i kësaj policie, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e lirë se rasti ka ndodhur rreth orës 01, pas mesnatës, në rrugën “Kolashini”, përkatësisht në zonën e “Tre rrokaqiejve”, ku banesa e familjes Haradinaj ishte cak i sulmit, të autorëve ende të panjohur për policinë.
“Një 38-vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptare, e ka humbur jetën, si rezultat i sulmit me mjet eksplodues në banesën e tij në veri të Mitrovicës, përkatësisht në zonën e ‘Tre rrokaqiejve’, zonë e banuar me popullatë të përzier. Rasti është regjistruar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja fatale. Ndërsa, besohet se mjeti eksplodues të jetë një sasi e eksplozivit plastik, një bombë artizanale, me sasi të 500 gramë të eksplozivit plastik, e cila është vendosur. Më pas është aktivizuar me fitil ngadalë- ndezës, të vendosur në parmakët e dritares së katit përdhes të familjes Haradinaj”, ka konfirmuar Hoti.
Zëdhënësi i Policisë, Hoti, ka theksuar se dëmet nga shpërthimi në shtëpinë e familjes Haradinaj, kanë mundur të jenë shumë më të mëdha, për shkak të sasisë së eksplozivit, por dritaret në shtëpinë, e cila ka qenë cak i sulmit, kanë qenë të blinduara.
“Gjithsesi, mënyra, metoda dhe sasia e këtij lloji të eksplozivit që është përdorur, konsiderohet nga ekspertët e Njësisë për identifikim të mjeteve shpërthyese, si sasi e madhe, për të shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke marrë parasysh që xhamat, dritaret e kësaj shtëpie ishin të blinduara, faktikisht të mbyllura, të mbuluara. Të njëjtat janë shkatërruar ose demoluar tërësisht, marrë parasysh fuqinë e shpërthimit, si dhe disa automjete përreth, të cilat kanë qenë të parkuara afër ndërtesës”, ka theksuar Hoti.
Ai ka thënë se motivet dhe shkaktarët e sulmit ende nuk dihen, por policia është duke hetuar.
“Hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës nga sektori i krimeve të rënda, janë duke e hulumtuar shkaktarin, rrethanat, shkaqet, motivet dhe të gjitha këto, të cilat deri më tash janë të panjohura, ashtu siç janë të panjohur edhe të dyshuarit ose kryesit e këtij akti kriminal. Në këtë fazë, marrë parasysh ndjeshmërinë e këtij rasti, sigurisht që nuk dëshirojmë që të spekulojmë, derisa nuk i arrijmë informacionet bazë, të cilat mund të lidhen me gjendjen faktike apo informacione, që mund të na japin fakte për të besuar në çfarëdo lloj piste të hulumtimeve. Mirëpo, gjithsesi që nuk përjashtohet mundësia e motivit të paragjykimit mbi baza të urrejtjes etnike”, ka sqaruar Hoti.
Reagimet e institucioneve vendore e ndërkombëtare
Lidhur me sulmin ndaj familjes Haradinaj në veri të Mitrovicës, kanë reaguar institucionet e larta të Kosovës, si dhe partitë opozitare në vend, të cilat e kanë dënuar aktin e sulmit dhe kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që ta ndriçojnë rastin dhe përgjegjësit t’i vënë para drejtësisë.
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, përmes një komunikate, ka dënuar vrasjen, e cila ndodhi në Mitrovicë, duke thënë se, “Aktet e këtilla të dhunshme dhe sulmet janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendit. Ato pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën së Kosovës dhe në veçanti në pjesën veriore të territorit të saj”..
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një deklarate për media, ka dënuar aktin kriminal ndaj familjes Haradinaj.
“Aktet e tilla kriminale, janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë rendit, qetësisë dhe një shoqërie të civilizuar. Këto vepra të shëmtuara, krijojnë pasiguri te qytetarët e pjesës së veriut të Republikës së Kosovës, dhe si të tilla janë të dënueshme”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.
Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, përmes një komunikate, e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar atë si akt terrorist.
“Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e akterëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
Ndaj incidentit në Mitrovicë, ka reaguar edhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar.
“Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin, në të cilin humbi jetën Z.Selver Hajradinaj në Mitrovicë, sot, herët në mëngjes. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij. Kuptova nga EULEX-i se po zhvillon hetime të përbashkëta me autoritetet kosovare. Shpresoj se ky hetim do të kryhet shpejt e me sukses. Ndërkohë, do të apeloja te të gjitha komunitetet që të qëndrojnë të qetë dhe ta lënë rastin në duart e policisë”, tha Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar.
Sulmin me eksploziv ndaj familjes Haradinaj dhe vrasjen e kryefamiljarit, ashpër e ka dënuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Ajo, përmes një komunikate, vlerëson se, “Aktet e tilla kriminale, që marrin jetë qytetarësh dhe që lëndojnë të tjerë, janë të patolerueshme dhe se institucionet përkatëse duhet të punojnë shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar siguri për qytetarët shqiptarë në atë pjesë të Republikës së Kosovës”.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur akt terrorist sulmin ndaj familjes Haradinaj në Mitrovicë. Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se kjo lëvizje është e indinjuar dhe e tronditur thellë nga ky sulm.
“Selveri dhe familja Haradinaj kanë gjetur forcën që të jetojnë në atë pjesë (veri) për 13 vjet, nën kërcënimet dhe pasigurinë, të shkaktuara nga strukturave kriminale të Serbisë. Ky sulm i përgatitur me aq kujdes, duke vendosur eksploziv pranë dritares së banesës së familjes Haradinaj dhe duke e detonuar atë, tregon se kemi të bëjmë me një sulm terrorist dhe me një veprimtari të organizuar të strukturave të Beogradit kundër shqiptarëve në veri”, ka thënë Konjufca.
Përmes një komunikate ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila e ka dënuar ashpër sulmin.
“Akte të tilla kriminale janë të patolerueshme dhe po e rëndojnë përditë jetën e qytetarëve tanë në veri të vendit, duke e shndërruar veriun në oazë të krimit, mungesës së ligjit, rendit dhe të sigurisë”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.