Në sistemin e drejtësisë, në qeveri, pushtetin lokal dhe në institucionet tjera të Kosovës vazhdon të jetë i pranishëm korrupsioni, deklaruan zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, gjatë publikimit të raportit vjetor të punës për vitin 2011.
Drejtori i kësaj agjencie, Hasan Preteni, bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar, në 160 raste janë gjetur elemente bazë për fillimin e procedurës së hetimeve paraprake të dyshuar për korrupsion.
Ai tha se rastet e dyshuara për korrupsion dyshohet të kenë dëmtuar buxhetin e vendit për miliona euro.
“Vlera e përgjithshme e dëmit që konsiderojmë që po pretendohet t’i bëhet shtetit, kalon shifrën 10 milionë euro; kemi vlerësuar se diku 10 milionë e 300 mijë euro. Rastet fillojnë diku nga 2,900 euro - që kanë vlerën më të vogël - dhe arrijnë deri në 1. 3 milion, që është ajo më e larta. Më së shumti raste kemi për shpërdorimin e detyrës zyrtare, që janë 33 raste. Nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore janë 2. Arketime dhe pagesa të paligjshme 1, 1 vjedhje, 1 mashtrim dhe 1 shmangie nga tatimi”, bëri të ditur Preteni.
Ai tha se edhe më tej, sektori më i ndjeshëm, i cili po gjeneron në vazhdimësi korrupsion është prokurimit.
“Cila është specifika e këtyre lëndëve? Fillon me përgatitjen e dosjeve. Falsifikim masiv i dokumentacionit gjatë tenderimit përgatitjeve të dosjeve. Emra fiktiv të personelit profesional, falsifikim i kontratave të punës, etj.”, tha Preteni.
Kreu i AKK-së vuri në dukje se në 39 rastet e përcjella në prokuroritë publike dhe organet policore, kompetente për procedim të mëtutjeshëm penal dhe pas konstatimeve se ka të dhënë të mjaftueshme dhe dyshime për përfshirje në korrupsion, janë denoncuar 121 persona.
Preteni derisa foli për ketë çështje, ai nuk deshi të publikojë ndonjë emër.
“Këtu kemi të bëjmë më 5 kryetarë, ose ish-kryetarë komunash. Një kryesues të kuvendit komunal, dy gjyqtar ose ish-gjyqtar, një ish-prokuror, një sekretar i përgjithshëm i ministrisë, një kryesues i bordit të drejtorëve, një kryeshef i agjencisë. Dy kryeshefa ekzekutiv të ndërmarrjeve publike. Një zyrtar i financave të thesarit. Një drejtor menaxhues i kompanisë regjionale, një zyrtar financiar, 6 drejtorë të departamenteve të prokurorimit të nivelit qendror, 18 anëtarë të komisionit vlerësues të nivelit qendror, e disa të tjerë”, u shpreh ai.
Që kur është funksionalizuar ky institucion për luftimin e korrupsionit, më12 shkurt të vitit 2007, Preteni tha se në prokuroritë vendore dhe ndërkombëtare, janë dorëzuar 240 kallëzime penale me përfshirjen e rreth 700 zyrtarëve.
Prej të gjitha këtyre rasteve, sipas Pretenit, kanë ndodhur 6 arrestime, 76 hetime penale, 12 propozim akuza, 66 lëndë janë hedhur poshtë, dhe për 80 raste nuk ka informacione kthyese se çka ka ndodhur me to.
Preteni, sa i takon çështjes së sistemit të drejtësisë në drejtim të luftës kundër korrupsionit thotë:
“Në të vërtet nuk ka veprime në hallkën e fundit të zinxhirit të mekanizmave që luftojnë korrupsionin. Kurse, disa lëvizje janë bërë nga prokuroria e EULEX-it. Por, duke mos pretenduar edhe një herë të ndërhyjë në pavarësinë e gjyqësorit, them që gjykatat në Kosovë, nuk janë duke e kryer misionin e tyre”, vlerësoi Preteni.
Avni Zogiani, nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, e quajti të panevojshëm raportin dhe vet ekzistimin e funksionimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, përderisa, sipas tij, nuk ndërmerren masa konkrete ndaj personave të cilët dyshohet të jenë të përfshire në korrupsion.
“Agjencia anti-korrupsion do të duhej të funksiononte kur ne nuk kemi mjaftueshëm informacion mbi atë që po ndodhë. Ne kemi mjaftueshëm informacion mbi atë që po ndodhë, kemi mjaft fakte, po nuk funksionon gjyqësori. Në anën tjetër, agjencia nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e vetë për reformimin e gjyqësorit që e ka, me ndikimin e politikave, po është kufizuar thjesht në një proces tërësisht teknik të mbledhjes së informacionit dhe dorëzimit të tij te ai institucion që nuk po funksionon, e që është gjyqësia”, tha Zogiani.
Ky institucion, sipas nenit 5 të Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka përgjegjësi të
iniciojë dhe zhvillojë procedurën e zbulimit dhe hetimit paraprak të korrupsionit dhe përcjellë kallëzime penale për rastet e dyshimit për korrupsion në prokurorinë publike kompetente.
Agjencia bashkëpunon me institucionet vendore, të huaja dhe ndërkombëtare që kanë për mision parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.