Kosovës i duhen ligje të fuqishme që krijojnë një bazë të mirë për zhvillim të përgjithshëm të vendit, u tha të premten në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme – baza ligjore”.
Të pranishmit theksuan se infrastruktura ligjore për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, është shumë e rëndësishme që të kompletohet.
Nënkryetari Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, nga subjekti politik Vetëvendosje tha se Kosova ende nuk është në nivelin e shtetit të së drejtës, prandaj, sipas tij, derisa të arrihet kjo, vendi do të ketë problem me zbatimin e ligjeve.
Sipas Konjufcës, moszbatimi i ligjeve për luftën kundër korrupsionit po vonon për shkak të mungesës së vullnetit politik.
“Korrupsionin dhe konfiskimin e pasurisë nuk mund ta shtyjnë ata, të cilët janë bartësit kryesorë të korrupsionit dhe ata që janë të pasur kaq sa janë kryesisht nëpërmjet pasurimit të paligjshëm. Ky është një konflikt interesi dhe kjo është arsyeja pse ka ngecur puna deri tani në Kosovë, mendoj unë”, u shpreh Konjufca.
Por, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se deri më tash në Kosovë nuk është kundërshtuar asnjë vendim i organeve të drejtësisë nga politika. Për më tepër Kuçi theksoi se personat që më së shumti akuzohen dhe gjykohen nga organet e drejtësisë, janë të partisë në pushtet.
“Merrni statistikat, merrni shembujt dhe shihini që kryesisht janë njerëzit e partisë në pushtet. Sa u takon rasteve që u përmendën me emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Ministria e Drejtësisë me asnjë kompetencë nuk e ka të drejtën e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Verifikimi bëhet 100 për qind nga të huajt, emërimi bëhet nga Këshilli Gjyqësor dhe presidentja”, deklaroi Kuçi.
Konjufca tha se nuk është e rastësishme që në Kosovë nuk ka ligje të avancuara për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi kjo gjendje, sipas tij, u konvenon drejtuesve të institucioneve.
“Ata, të cilët kanë përfitime nga korrupsioni dhe atë të cilët pasurinë e tyre milionëshe e kanë bërë në këtë mënyrë, ata nuk dëshirojnë ligje të qarta dhe institucione efektive, të fuqishme për luftimin e korrupsionit dhe kjo është e kuptueshme. E, megjithatë, institucionet e drejtësisë janë jetike për funksionimin e shtetit të së drejtës”, tha Konjufca.
Ndërkaq, Kuçi tha së institucionet e Kosovës kanë miratuar një numër të konsiderueshëm të ligjeve që ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit, dhe, siç tha ai, janë duke u hartuar edhe ligje të tjera.
Një nga ligjet, i cili po hartohet është edhe ai për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Kuçi, si një nga të arriturat në luftën kundër korrupsionit e sheh edhe formimin e Task-forcës.
“Unë besoj që kjo Task-forcë është më e suksesshmja në rajon. Nëse i marrim rastet që i ka shqyrtuar brenda një viti, unë besoj që ato raste kanë dhënë suksese të domosdoshme. Kjo Task-forcë, me propozimin tim, do të zgjerohet në Task-forcë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ngase ne mendojmë se këto të dyja janë të lidhura njëra me tjetrën, e, po ashtu, mendojmë se duhet ta kemi një strukturë të përbashkët me prokuror” , theksoi Kuçi.
Ndërkaq, Valdete Daka, përfaqësuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se në mungesë të legjislacionit, gjyqësori nuk ka mundur të jetë shumë i dobishëm në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
“Në praktikën tonë gjyqësore, fatkeqësisht instituti i konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me vepër penale, nuk ka qenë edhe aq shumë efikas. Ndoshta kemi pasur mungesë edhe të legjislacionit, por ndoshta është edhe ana tjetër, se kemi pasur shumë pak vepra penale të krimit të organizuar, të cilat janë ndjekur nga organet tona të hetuesisë”, tha Daka.
Organizatat joqeveritare disa herë kanë organizuar debate me temën “Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme”. Sipas drejtuesve të organizatave, me gjithë bazën ekzistuese ligjore anti-korrupsion, Kosova ka nevojë për ligje dhe për zbatueshmëri më efektive të tyre.
Ligji për Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, sipas disa pjesëmarrësve në debat, vazhdon të zvarritet qëllimisht nga institucionet përgjegjëse.