Në opinionin kosovar, në disa raste është debatuar dhe analizuar gjuha parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët jo rrallë rrëmbehen dhe gjatë debateve, sikur i tejkalojnë kufijtë e fjalës dhe sjelljes etike në institucionin që përfshinë në vete të zgjedhurit e popullit.
Nganjëherë deputetët përdorin edhe batuta, satirë e ironi.
Në vijim, do të ndjekim disa nga debatet që kanë përshkuar seancat e legjislativit aktual, filluar nga seanca e të enjtes gjatë debatit për zgjedhjet e paralajmëruara të Serbisë në Kosovë.
Ndjekim fillimisht debatin ndërmjet deputetit të LDK-së, Sabri Hamiti dhe zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi.
“Kam dëgjuar edhe variantin e zëvendëskryeministrit Kuçi, i cili e lakon gjuhën në mënyrë figurative dukagjinqe edhe thotë s’do të rrimë duarkryq, do të thosha që nëse s’janë duart kryq i bie që s’bën asgjë, atëherë duart munden me qenë të shtrënguara që i bie gatitur ose duart e ngritura lart që i bie dorëzohem”, tha Hamiti.
“Profesor Sabri, pasi hyre në këtë logjikën e Dukagjinit, ju jeni dhëndër i Dukagjinit, por s’ti kanë treguar krejt. Kur nuk rrinë duarkryq, nënkupton ose e mbron veten ose i sjell dikujt”, ia ktheu Hamitit, Kuçi.
“Po edhe kjo është dukagjinqe me familje me i shpjegu problemet e mëdha, po unë s’do t’i shpjegoj. Por, që e pranoi që është alternative e pranoi se tha, ose – ose”, ia kthen Kuçit, Hamiti.
Kryesuesit e seancave, nganjëherë janë të shpërqendruar.
Kjo i ndodhi edhe kryesuesit Xhavit Haliti, i cili miratimin e rezolutës për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë e ngatërron me pavarësinë e Kosovës.
“Konstatoj që me 76 vota për asnjë kundër, asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Republikën... atë rezolutën...”, u ngatërrua Xhavit Haliti.
Ish-partnerët e dikurshëm të koalicionit, PDK dhe LDK jo rrallë ballafaqohen në Kuvend.
PDK mbron qeverinë qendrore, ndërkaq LDK qeverisjen në nivelin e komunës së Prishtinës.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri janë shpesh protagonist të replikave të ndërsjella se kush po qeverisë më mirë.
“Unë e di që të pat mbet pak merak me qenë pjesë e qeverisë së kaluar, por partia e jote vendosi që t’i të mos jesh për shkak të dështimeve pesëvjeçare që të ka ndodhë në kryeqytet- Prishtinë”, i drejtohet Thaçi deputetit Beqiri.
“Sa i përket dështimit pesë vjeçar, ju aludoni se unë kam qenë kryetar komune, po të kanë tregu votat. Ka me të mbet merak se asnjëherë s’ke me e marrë Prishtinën”, ia kthen kryeministrit, Beqiri.
Gjatë seancave, debatet më të zjarrta janë zhvilluar ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi dhe atij të PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën Kamishi.
Ja se si debatojnë ata në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Kamish mshele, kur të foli unë. Kur të foli unë, mshele”, i drejtohet me ton të lartë Florin Krasniqi deputetit Haxhiu.
“Ky është tempulli i demokracisë zotni Krasniqi. Sa buburreci je i vogël me i than dikujt mshele...bash shumë i ulët je”, ia kthen Haxhiu.
Fjalori joparlamentar dhe ngritja e çështjeve jashtë rendit të ditës, nganjëherë e bën nervoz kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
“Ngritni çështjet për të cilat është bërë kjo pikë e rendit të ditës jo për gjithçka, mos e bëni Parlamentin strajcë, strajcë të lypëses. Ju lutem a”, u drejtohet deputetëve kryeparlamentari Krasniqi.
Debatet parlamentare për dialogun me Serbinë zakonisht kanë nxitur reagime të ashpra të opozitës.
Ja se çka i thanë kryenegociatores Edita Tahiri, deputeti i AAK-së, Ardian Gjini dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.
“Zonja Edita Tahiri me syza të diellit piktoreske, kur kthehet prej Brukselit thotë kemi pas një bisedim shumë substancial”, përshkruan sjelljen e kryenegociatores Tahiri, deputeti i AAK-së, Gjini.
“Në njëvjetorin e dialogut ajo ka zgjedhur që të festoj dështimet e Kosovës në këtë proces për 8 Mars me koleget e saj në Shqipëri. Në fakt, unë do t’i rekomandoja asaj (Edita Tahirit) që as mos të kthehet fare kur shkon në udhëtimin e ardhshëm”, rrëmbehet Vjosa Osmani.
E si e nisi dialogun Edita Tahiri dhe çka u pati thënë ajo deputetëve që nuk besonin në bisedimet me Serbinë.
“Ju mas pari më njihni mua. Unë jam 20 vjet në politikë...20 vjet kam luftuar për pavarësinë e Kosovës. Po a mendoni se mund të shkoj në Bruksel për diçka tjetër përveç se me e forcu pavarësinë”, zotohet bindshëm Edita Tahiri.
Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, në disa raste me qëndrimet e tij ka qenë më afër opozitës sesa qeverisë.
Por, nganjëherë kur ai konsideron se opozita e teproi, ja se si u kundërpërgjigjet akuzave.
“Pa jo bre se e patët bë fet edhe ju kur keni qenë në pushtet”, i drejtohet opozitës, përkatësisht LDK-së, Jakup Krasniqi.
Puna e Kuvendit të Kosovës, monitorohet nga Instituti Kosovar për Demokraci.
Sipas raportit të fundit, del se deputeti më aktiv është Sabri Hamiti i pasuar nga deputeti Ardian Gjini, Visar Ymeri, Bekim Haxhiu dhe Armend Zemaj.
Ndërkaq deputetët më pasiv, sipas këtij raporti, janë Azem Syla, Rada Trajkoviq, Ramiz Kelmendi, Daut Haradinaj dhe Ukë Rugova.