Infrastruktura ligjore për luftimin e krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në Kosovë, vazhdon të jetë e pakompletuar, deklaruan të martën përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare.
Mungesa e ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe mungesa e, siç thuhet, profesionalizimit në hartimin e këtij ligji, shtyu Forumin Këshillues për Pakon Ligjore Anti-korrupsion që të mbajë një konferencë për media, ku kritikoi Ministrinë e Drejtësisë, për mosfutjen e shumë elementeve të rëndësishme në draft– ligj.
Besnik Ramadanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se institucionet përgjegjëse si sponsorizues të këtij ligji, fillimisht kishin premtuar që ligji në fjalë të hyjë në fuqi në fillim të janarit, premtim që thuhet se mbeti i parealizuar.
Ramadanaj vlerësoi se as me draft- ligjin aktual për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, nuk mund të luftohet e as të konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme.
“Forumi, pas analizave e sheh të arsyeshme të kontestojë draft-ligjin e propozuar. Pra, për ne si forum, ky draft-ligj është i papranueshëm, pasi që konsiderojmë se dispozitat kryesore që përmban draft-ligji janë të rregulluara me legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë, konkretisht me Kodin e Procedurës Penale. Me këtë ligj nuk luftohet aspak ajo që shoqëria civile insiston, po edhe mekanizmat ndërkombëtarë, pra luftimi i krimit të organizuar”, deklaroi Ramadanaj.
Edhe përfaqësuesit e organizatës për Demokraci, Anti- Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thanë se ky draft-ligji, në rast të miratimit, do të ishte i paefektshëm kur bëhet fjalë për zbatimin e tij.
Arton Demhasaj, nga kjo organizatë, përmendi disa elemente të cilat i mungojnë draft-ligjit, të cilat, sipas tij, janë të domosdoshme.
“Forumi rekomandon që kualifikimi – pasuri e fituar me anë të veprave penale, të ndryshohet dhe të bëhet konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme. Qëndrimi i dytë ka të bëjë me pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, të vërtetohet nga i dyshuar. Kjo është që barra e provës të verifikimit të pasurive të personave, të kalojë të personat e dyshuar, jo te prokuroria publike – institucionet publike. Kalimi i barrës së provës nga institucionet publike, që është prokuroria, e rrit efikasitetin e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme”, tha Demhasaj.
Organizatat joqeveritare disa herë kanë organizuar debate me temën për luftimin e krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme.
Sipas këtyre organizatave, me gjithë bazën ekzistuese ligjore anti-korrupsion, Kosova ka nevojë për ligje të reja dhe për zbatueshmëri më efektive të legjislacionit ekzistues.
Ligji për Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, sipas Admir Salihut, nga “Lëvizja Fol”, vazhdon të zvarritet qëllimisht nga institucionet përgjegjëse.
“Ky ligj ka karakter politik, sepse e ka kërkuar Komisioni Evropian që ta kemi në listën e ligjeve. Mirëpo, nëse miratohet si i tillë, atëherë është vetëm dyfishim i bazës, e cila vetëm ekziston në Kodin Penal. Nëse miratohet ky ligj, ashtu siç është në draft, ai ligj nuk do të mund të zbatohet, pasi që do të ketë konflikt mes këtij ligji dhe Kodit Penal”, theksoi Salihu.
Mësohet se qëndrimet dhe rekomandimet e forumit i janë dërguar edhe Ministrisë së Drejtësisë.
Zyrtarët e kësaj ministrie, kritikat e drejtuesve të organizatave i kanë konsideruar si të pabaza.
Vigan Qorrolli, këshilltar ligjor i ministrit Hajredin Kuçi, tha për Radion Evropa e Lirë se ligji ende është duke u hartuar nga ekspertët vendorë e ndërkombëtarë.
“Juridikisht në këtë rrethanë, ne nuk mund të flasim për një ligj, i cili ende nuk është efektuar juridikisht dhe nuk ka marrë formën finale, dhe përderisa është duke u draftuar nga ana e ekspertëve të huaj, kryesisht nga Evropa e SHBA, dhe ekspertë vendorë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile. Prandaj, në këtë rrethanë, dilemat e tyre, të cilat i kanë ngritur, janë të pabaza, meqenëse ata kanë qenë të përfshirë, dhe kësisoj kanë mundur të reagojnë në grupin punues”, deklaroi Qorrolli.
Ai tha se ekspertet janë duke punuar që në një afat optimal, këtë draft-ligj ta dërgojnë në qeveri, e më pas edhe në Kuvendin e Kosovës për miratim, duke përfshirë në të, siç tha Qorrolli, të gjitha elementet e nevojshme që duhet t’i ketë një ligj i tillë.
“Ne zotohemi si Ministri e Drejtësisë, dhe zoti Kuçi si ministër personalisht, që në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, deri në muajin qershor, që ligji të dërgohet në qeveri për aprovim”, u shpreh Qorrolli.
Forumi Këshillues i OJQ-ve për pakon Ligjore Kundër-korrupsion funksionon për rreth një vit, në kuadër të projektit të KDI-së “Avokimi për kompletimin e pakos së ligjeve kundër-korrupsion”.