Bashkimi Evropian është i gatshëm për zgjerimin e sanksioneve kundër Iranit.
Besohet se vendimi për këtë çështje do të merret në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që mbahet të hënën.
Pritet që të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian të arrijnë pajtueshmëri për embargo të eksportit të naftës së Iranit dhe konsiderohet se, madje, mund të ketë pajtueshmëri për disa sanksione kundër Bankës Qendrore të Iranit.
Ministri i Jashtëm i Francës, Alen Zhype, në një konferencë për shtyp këtë javë në Paris, tha se sanksionet përfaqësojnë shpresën më të mirë për evitimin e “opsionit ushtarak”.
“Për ta evituar shkuarjen përtej pikës pa kthim, që është opsioni ushtarak, ne mendojmë se duhet t’i forcojmë sanksionet, me qëllim që të bëjmë që regjimi iranian të evoluojë. Ne kemi propozuar forcimin e këtyre masave në dy fusha: embargo në eksportet iraniane të naftës dhe bllokimi i aseteve të Bankës Qendrore të Iranit. Kongresi amerikan tashmë i ka marrë vendimet në këtë drejtim dhe kjo është vulosur nga presidenti Obama”.
“Ne, Bashkimi Evropian, po punojmë në to dhe mendoj se të hënën, në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, ne do të jemi në gjendje të arrijmë pajtueshmëri për paketën e sanksioneve në këto dy fusha”, tha Alen Zhype.
Këto paralajmërime po bëhen derisa fuqitë kryesore po synojnë të bëjnë negociata për ndaljen e përpjekjeve të dyshuara të Iranit, që të zhvillojë armatim atomik.
Diplomatët thonë se grupi i pesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, plus Gjermania, pritet të bëjë përpjekje për kthimin e Iranit në bisedime.
Pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE-së pajtohen se një embargo e eksporteve iraniane të naftës është e domosdoshme, por mbetet pyetja se kur këto sanksione të reja do të implementohen.
Shumica e vendeve, përfshirë Francën, Gjermaninë dhje Britaninë, shpresojnë se data 1 korrik është e përshtatshme për fillim të implementimit të masave.
Kjo datë është caktuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, me rastin e shpalljes së masave më të reja kundër Iranit, më herët këtë muaj.
Kjo tregon se vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kohë deri në fund të qershorit që t’i përmbushin kontratat ekzistuese, por me fillimin e korrikut duhet t’i ndalin të gjitha importet e naftës nga Irani dhe të përmbahen nga nënshkrimi i kontratave të reja.
Greqia ka kërkuar një periudhë më të gjatë, prej 9 e deri në 12 muaj, për të gjetur furnizim alternativ.
Ky shtet, aktualisht i goditur me krizën e rëndë financiare, në masë të madhe, varet nga nafta e Iranit dhe është e varur nga kushtet e përshtatshme nga Teherani për financimin e furnizimit me naftë.
Diplomatët e Bashkimit Evropian dhe ata të Shteteve të Bashkuara, aktualisht po punojnë për sigurimin e marrëveshjeve, me të cilat importet e naftës nga Irani do të zëvendësoheshin me naftën nga Arabia Saudite.
Vitin e kaluar, BE-ja ka importuar 450 mijë fuqi nafte të papërpunuar në ditë nga Irani, që paraqet afro 20 për qind të eksportit të tërësishëm të Iranit.
Për t’i lehtësuar shqetësimet e Greqisë dhe importuesve të tjerë të mëdhenj, siç janë Spanja e Italia, Brukseli mund të inicojë rishqyrtim formal gradual për të pasur siguri se të gjitha vendet anëtare ballafaqohen me çrregullime.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, gjatë një fjalimi në Institutin Brukings në Uashington, tha se BE-ja është unike në përkushtimin e saj për t’u konfrontuar me Iranin dhe se kjo do të shpallet të hënën.
“Bashkimi Evropian do të vendosë një raund të ri dhe shumë substancial të sanksioneve këtë të hënë, për ta bërë të ditur fuqimisht se sjellja e Iranit për çështjen atomike është e papranueshme dhe e rrezikshme për botën”, tha Vestervelle.
Por, sa i përket përpjekjeve për ta marrë në shënjestër Bankën Qendrore të Iranit, gjërat duket se janë më të komplikuara.
Problemi kryesor është se si të bëhet ngrirja e fondeve bankare, pa bllokimin e tregtisë legjitime me Iranin dhe si të evitohet dëmtimi i popullatës së pafajshme. (f.b.)

Bashkimi Evropian do të vendosë një raund të ri dhe shumë substancial të sanksioneve këtë të hënë...