Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pritjet e udhëheqësve vendorë, ndërkombëtar, por edhe ekspertëve të ekonomisë, ishin se me formimin e shtetit të ri, do të rriten edhe investimet e huaja, e rrjedhimisht do të ketë zhvillim të përgjithshëm ekonomik.
Kjo pasi në atë kohë, pengesë kryesore për mosardhjen e investitorëve ndërkombëtarë, konsideronin statusin e pazgjidhur të Kosovës
Por, ndryshe nga pritjet, tashme gati katër vjet që nga shpallja e pavarësisë, investimet e huaja kanë shënuar rënie të vazhdueshme.
Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në vitin 2007 investimet e huaja të drejtpërdrejta në vend kanë qenë 421 milionë euro; më 2008 - vit ky kur është shpallur pavarësia, investimet kanë qenë 355 milionë euro; ndërsa në vitin 2009 vetëm 310 milionë euro, në vitin 2010, investimet kanë rënë në 265 milionë euro, kurse në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, investimet e huaja në Kosovë kanë qenë 157 milionë euro.
Megjithatë, zyrtarë qeveritarë, rënien e këtyre investimeve e arsyetojnë me krizën globale financiare, përderisa ekspertët e ekonomisë fajin e drejtojnë tek institucionet kosovare.
Valdrin Lluka, drejtor në Agjencinë për Promovimin e Investimeve, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, bën të ditur se gjatë vitit 2011 është shënuar një rritje e investimeve rreth 15 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2010, kur investimet ishin 132 milionë euro.
Lluka thotë se autoritetet kompetente vazhdimisht janë duke punuar për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për tërheqjen e investitorëve ndërkombëtarë, por që kriza globale financiare, ka ndikuar edhe në këtë fushë.
“Për shkak të krizës globale që ka ndodhur në vitin 2008, kemi pasur një rënie prej rreth 17 për qind, pastaj kemi pasur prapë një rënie në vitin 2009 për 22 për qind. Por, kjo është si pasojë kryesisht e recesionit global që ka qenë prezent”, bën të ditur Lluka.
Por, Mustafa Hasani, ish-drejtor në Agjencinë për Promovimin e Investimeve të huaja, përmend burokracinë si një ndër arsyet kryesore që ka penguar ardhjen e investitorëve të huaj në vendin tonë. Ai, madje, thotë se autoritetet nuk po e zbatojnë strategjinë për promovimin e investimeve të huaja, e cila është përgatitur më herët.
“Elementi kryesor është ajo(burokracia), se është folur për klimën investimeve, ndërsa nuk janë bërë veprime konkrete për zvogëlimin e burokracisë, për barrët e mëdha që kanë qenë në krahasim me GDP- e vendeve tjera që duhet paguar investitorët për të filluar një biznes në Kosovë”, thekson Hasani.
Valdrin Lluka, nga Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja, thotë se janë duke ndërmarrë masa konkrete për tejkalimin e barrierave burokratike, që kanë ekzistuar në të kaluarën.
“Po, ashtu si Qeveri, jemi duke punuar që t’i eliminojmë procedurat burokratike, sepse këto janë mbingarkesa për investitorët që i kemi në Kosovë, por edhe ata potencialë”, pohon Lluka.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se autoritetet kompetente nuk kanë qenë shumë të përkushtuara në këtë sektor.
Eksperti Muhamet Sadiku konsideron se korrupsioni, mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe prishja e raporteve të autoriteteve kosovare me Fondin Monetar Ndërkombëtar, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar, që investitorët ndërkombëtarë të hezitojnë të investojnë në Kosovë.
“Kemi qenë të gjithë të bindur se me shpalljen e pavarësisë, do të ndryshojë diçka në të mirë të Kosovës. Unë besoj se kemi ndryshime shumë pozitive, por çështja që ndërlidhet me inkurajimin e investimeve të jashtme, është çështje që ndërlidhet edhe me aspekte tjera të progresit të Kosovës”.
“Prandaj, nëse dëshirojmë të bëjmë kthesa, Kosova duhet t’i përshpejtojë reformat strukturore në ekonomi, ta luftojë korrupsionin, ta përmirësojë qeverisjen makroekonomike dhe ajo që ka rëndësi - Kosova duhet të bëhet prodhuese e lajmeve të mira si në aspektin ekonomik, politik, ashtu edhe në atë social”, vlerëson Sadiku.
Ndryshe edhe raporte të organizatave të ndryshme botërore e radhisin Kosovën në pozitë të pavolitshme në të bërit biznes.
Në raportin e fundit të Bankës Botërore, të quajtur “ Të bërit biznes” për vitin 2011, Kosova është radhitur në vendin e 173-të sa i përket mbrojtjes së investitorëve, në mesin e 183 shteteve ku bëhen këto matje.

Për shkak të krizës globale që ka ndodhur në vitin 2008, kemi pasur një rënie prej rreth 17 për qind...