Kosova nuk ka arritur përmirësim në reformat e të bërit biznes. Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për vitin 2012, të quajtur “Të bërit biznes në Evropën Lindore”, Kosova është radhitur në vendin e 117-të, pa asnjë ndryshim nga viti 2011.
Raporti “Të bërit biznes” përfshin 183 shtete, ku klasifikon ekonomitë në 10 fusha të rregullave të biznesit, duke filluar nga hapja e një biznesi, zgjidhja e çështjes së falimentimit dhe tregtisë ndërkufitare.
Në disa nga këto 10 aspekte, Kosova renditet më mirë, ndërsa në disa ka nevojë për reforma.
Aty ku Kosova duhet të përkushtohet më shumë, është përmirësimi në nisjen e një biznesi, pasi në këtë aspekt radhitet në vendin e 168-të, si dhe në mbrojtjen e investitorëve, pasi në këtë fushë renditet e 174-ta.
Njohës të çështjeve ekonomike, raportin e Bankës Botërore e vlerësojnë real, pasi, sipas tyre, pavarësisht përpjekjeve të ekzekutivit që të lehtësojë procedurat për fillimin e një biznesi, efektet mbeten modeste.
Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se Qeveria e Kosovës ka filluar disa reforma në këtë drejtim, por, megjithatë, sipas tij, nevojitet edhe zbatimi i masave të tjera, në mënyrë që të krijohen kushte më të përshtatshme për të bërë biznes.
“Është një urgjencë në këtë drejtim dhe Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë më agresive, sepse është në një konkurrencë të jashtëzakonshme me shtetet tjera, sa i përket reformimit”, thotë Musa.
Sejdi Osmani, kryetar në Institutin “Riinvest”, thotë se moszbatimi i ligjeve ka krijuar ambient të papërshtatshëm për fillimin e një biznesi, e rrjedhimisht edhe për zhvillimin afarist të ndërmarrjeve.
“Ajo që më së shumti e vuan Kosova, është moszbatimi i ligjeve dhe rregullave që janë në fuqi, në fushën e marrjes me biznes. Moszbatimi i ligjit dhe dispozitave të tjera do të thotë konkurrencë jolegale, favorizim i grupeve të caktuara dhe përpjekje e pamjaftueshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thotë Osmani.
Zyrtarë të qeverisë thonë se Kosova ka shënuar progres në radhitjen që bën raporti i Bankës Botërore për lehtësimin e bërjes biznes.
Mimoza Kusari - Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, njëherësh zëvendëskryeministre e Kosovës, thotë se vlerësimet e raportit të fundit janë bërë deri në gjysmën e parë të këtij viti. Kështu që, sipas saj, në raportin e vitit të ardhshëm do të vërehen përmirësimet që ka bërë ekzekutivi në këtë fushë.
“Është një sinjal pozitiv, sepse ky raport ka treguar që gjatë këtij viti është ndalur rënia e Kosovës në indeksin e Bankës Botërore, pasi tre vjet radhazi ka pasur rënie”.
“Një mori reformash dhe ligjesh, të cilat kanë kaluar në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, do të merren parasysh në vlerësimin e ‘Të bërit biznes” për vitin e ardhshëm. Jemi shumë të sigurt se Kosova do të ketë ngritje të konsiderueshme në raportin e vitit të ardhshëm”, thotë Kusari - Lila.
Raporti i Bankës Botërore potencon se Kosova nuk qëndron mirë as në fushën e sigurimit të energjisë elektrike, zgjidhjen e çështjes së lejeve të ndërtimit dhe tregtinë ndërkufitare.