Veteranët i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar para institucioneve të Kosovës në Prishtinë, duke kërkuar që Ligji për vlerat e luftës së UÇK-së, i miratuar, të kthehet serish për rishqyrtim në Parlament.
Veteranët kanë kundërshtuar miratimin e këtij ligji duke thënë se është diskriminues për të gjithë pjesëtarët, veteranët dhe familjet e dëshmorëve.
Kreu i veteranëve, Muharrem Xhemajli, ka kritikuar liderët shtetërorë dhe deputetët. Ai para protestueseve ka thënë se Qeveria i mashtroi duke e cunguar Ligjin për vlerat e luftës, siç u shpreh ai, e ligjvënësit shkelën mbi veteranët kur e votuan ligjin.
“Ne kemi bërë qindra takime me institucionet e vendit për ligjin, ishim pjesë përbërëse e komisionin për hartimin e këtij projekt-ligji dhe i kemi harmonizuar qëndrimet rreth tij. Në momentin e fundit, nga ana e Qeverisë, është sakatosur ligji. Ne kemi pasur një shpresë nga deputetët e Kuvendit që ata këtë ligji nuk do ta pranojnë dhe ta kthejnë prapë në Qeveri dhe të bëhet një ligj, i cili do t’i plotësonte të gjitha nevojat dhe kërkesat tona”, ka thënë Xhemajli.
Veteranët kanë kritikuar për këtë ligj edhe presidenten e Kosovës. Këshilli drejtues i këtyre organizatave, pas miratimit të këtij ligji, kishte kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të marrë parasysh kërkesën e kryesisë së OVL të UÇK-së, për mosnënshkrim të ligjit dhe, siç kanë kërkuar ata, kthimin e tij për rishqyrtim në Kuvend. Por, një gjë e tillë, sipas Xhemajlit, nuk ka ndodhur.
“Fatkeqësisht edhe presidentja, me moskthimin e këtij ligji në Kuvendin e Kosovës, tregoi që nuk është faktor uniteti ashtu siç duhet të jetë, por tregoi që është kukull dhe është vetëm një mjet i politikës vendore dhe asaj ndërkombëtare”, është shprehur Xhemajli dhe ka paralajmëruar se veteranët nuk do të ndalen derisa ta ndryshojnë Ligjin për vlerat e luftës, duke paralajmëruar se do t’i përdorin të gjitha forcat.
Gjithashtu, Xhemajli ia ka bërë me dije kryeministrit Thaçi dhe të gjithë atyre që cunguan ligjin, se lufta e UÇK-së ka nisur shumë vjet para ‘97-s:
“Nuk është çështja vetëm te beneficionet që ne po kërkojmë. Po me këtë ligj është bërë mohimi i një pjese të historisë së luftës së lavdishme të UÇK-së në kohën e përkufizimit në periudhën kohore 1997-’99; është bërë mohimi i disa dëshmorëve të luftës së UÇK-së. Dihet botërisht se UÇK ka filluar aktivitetin e saj shumë më herët se në vitin 1997”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me gjithë vërejtjet e paraqitura, në një seancë plenare kanë miratuar Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës për më shumë se një vit kanë mbajtur në sirtar Ligjin për vlerat e luftës, megjithatë shefi i ekzekutivit e ka cilësuar projektligj të një rëndësie të veçantë, pasi që rregullon statusin e dëshmorëve, të të zhdukurve të UÇK-së, invalidëve të UÇK-së, invalidëve civilë dhe kategorive të tjera.