Tash e gati katër vjet si shtet, Kosova kundërshton publikisht të veprojë në arenën ndërkombëtare, por edhe në politikat e brendshme, me dokumentet e dikurshme të misionit të Kombeve të Bashkuara.
Pas shpalljes së pavarësisë, janë të rralla rastet kur ende vlejnë dokumentet e, siç quheshin dikur, institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes.
Por, kjo qasje zbehet kur bëhet fjalë për mëditjet që shfrytëzojnë zyrtarët kur udhëtojnë jashtë vendit. Ato vazhdojnë të shpaguhen me vendimet që dikur i ka marrë administrata e Kombeve të Bashkuara.
Në një dokument që është i publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Financave shihet se sa më afër të bëhen vizitat, aq më e lartë është mëditja për zyrtaret e institucioneve të vendit.
Në këtë mënyrë, qëndrimi për vizitë zyrtare në Shqipëri, me një shpenzim ditor prej 209 eurosh bëhet më i leverdishëm se sa ai në Kanada, ku pavarësisht distancës, zyrtarët parashihet të paguhen me 180 euro në ditë.
Po edhe në ndonjë vend tjetër si në Danimarkë, qëndrimi brenda një dite për një zyrtar është 179 euro.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me ministrin e financave Bedri Hamza, por ai nuk ka dashur të flasë për këtë çështje.
Për më tepër ai ka sugjeruar që për tarifat dhe mëditjet e zyrtareve jashtë vendit dhe vetë listën e hartuar kohë më parë duhet të bisedohet me zyrtarët e Thesarit të shtetit. Por, as në departamentin e Thesarit nuk iu përgjigjën kërkesës sonë për ta sqaruar këtë çështje.
Sido që të jetë, përfaqësuesit e partive politike opozitare dhe shoqëria civile kanë kritikuar ekzekutivin e vendin për mosndryshimin e këtij dokumenti.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, konsideron se dokumenti për mëditjet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit duhet të ndryshojë.
“Fatkeqësisht, ekziston një udhëzim administrativ, i cili e ka kaluar edhe kohën, edhe ndryshimet që kanë ndodhur pas statusit të pavarësisë. Mendoj ky ndryshim është dashur të bëhet shumë më herë”.
“Ky dokument nuk i plotëson kushtet dhe standardet, të cilat i kanë me mëditjet dhe shumën në vendet përkatëse. Ka diskrepancë të madhe me vendet ku jeta është shumë me e lirë dhe nuk kushton”, tha Zemaj, për të shtuar se çdo vonesë në mosndryshimin e këtij dokumenti është një devalvim i vlerave dhe asaj që duhet të rregullohet sipas ligjeve për menaxhimin e financave.
Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, thonë se dokumenti i cili është hartuar në kohën e UNMIK-ut, për mëditjet e zyrtareve kosovare që dalin jashtë vendit, duhet të ndryshojë.
Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, thotë se ky dokument edhe kaq vjet pas pavarësisë, nuk ndryshon për faktin se vetë zyrtarëve të lartë të vendit u konvenon.
“Pra si dokument besoj se duhet të rishikohej, sepse në masë të madhe tregon se zyrtarët publikë kanë edhe tendenca që të organizojnë trajnime jashtë për të përfituar. Për shembull, nëse rrinë 4 ditë në trajnim jashtë vendit, është përafërsisht më shumë se sa gjysma e pagës që merr një zyrtar ose ndoshta edhe vet paga që merr për gjithë muajin”, deklaron Zogaj.
Është shumë e qartë që institucionet e Kosovës nuk e kanë rishikuar ketë dokument, me gjithë të metat që i ka dhe duan të përfitojnë maksimalisht nga një presion i ulët ose një gjendje që nuk ka presion fare, thotë Zogaj.
Sipas tij, edhe vetë organizimi i trajnimeve jashtë vendit nuk ka treguar ndonjë sukses të madh, veç përfitimeve materiale të zyrtarëve.
“E kemi parë që ideja e trajnimeve, e seminareve, takimeve të ndryshme, është shtuar tej mase për shkak të kësaj arsyeje (mëditjeve), gjë që është e panevojshme, sepse nga këto seminare nuk del ndonjë produkt i rëndësishëm. Vazhdon të jetë në të njëjtin nivel, për shkak të përfitimit ose të organizatorëve, ose të vetë pjesëmarrësve”, thekson Zogaj.
Kurse Avni Zogiani, nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU, lidhur me ketë çështje mendon se tendenca e qeverisë është që sa më shumë të rrisë favoret për vetveten dhe të mos japë llogari.
“Qeveria ka treguar disa herë që mund ta shtypë ose të marrë kompetencat e Parlamentit, dhe në ketë proces është shumë ashiqare që askush nuk mund ta kontrollojë qeverinë. Prandaj qeveria përdor buxhetin për favore të veta dhe nuk respekton ketë ndarjen e kompetencave”, u shpreh Zogiani.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, nuk e dinë se në bazë të cilave standarde është hartuar një dokument i tillë, por ata konsiderojnë se ai duhet të ndryshojë sa më parë.
Një gjë e këtillë duhet bërë mbase edhe për një arsye tjetër... për faktin se në këtë listë ende figuron Jugosllavia si shtet, me mëditjen e përcaktuar prej 204 eurosh në ditë.
Në dokumentin për tarifat e mëditjet për udhëtimet zyrtare jashtë vendit, shpenzimet ditore fillojnë nga 76 euro e shkojnë deri në 366 euro.
Pas shpalljes së pavarësisë, janë të rralla rastet kur ende vlejnë dokumentet e, siç quheshin dikur, institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes.
Por, kjo qasje zbehet kur bëhet fjalë për mëditjet që shfrytëzojnë zyrtarët kur udhëtojnë jashtë vendit. Ato vazhdojnë të shpaguhen me vendimet që dikur i ka marrë administrata e Kombeve të Bashkuara.
Në një dokument që është i publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Financave shihet se sa më afër të bëhen vizitat, aq më e lartë është mëditja për zyrtaret e institucioneve të vendit.
Në këtë mënyrë, qëndrimi për vizitë zyrtare në Shqipëri, me një shpenzim ditor prej 209 eurosh bëhet më i leverdishëm se sa ai në Kanada, ku pavarësisht distancës, zyrtarët parashihet të paguhen me 180 euro në ditë.
Po edhe në ndonjë vend tjetër si në Danimarkë, qëndrimi brenda një dite për një zyrtar është 179 euro.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me ministrin e financave Bedri Hamza, por ai nuk ka dashur të flasë për këtë çështje.
Për më tepër ai ka sugjeruar që për tarifat dhe mëditjet e zyrtareve jashtë vendit dhe vetë listën e hartuar kohë më parë duhet të bisedohet me zyrtarët e Thesarit të shtetit. Por, as në departamentin e Thesarit nuk iu përgjigjën kërkesës sonë për ta sqaruar këtë çështje.
Sido që të jetë, përfaqësuesit e partive politike opozitare dhe shoqëria civile kanë kritikuar ekzekutivin e vendin për mosndryshimin e këtij dokumenti.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, konsideron se dokumenti për mëditjet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit duhet të ndryshojë.
“Fatkeqësisht, ekziston një udhëzim administrativ, i cili e ka kaluar edhe kohën, edhe ndryshimet që kanë ndodhur pas statusit të pavarësisë. Mendoj ky ndryshim është dashur të bëhet shumë më herë”.
Ky dokument nuk i plotëson kushtet dhe standardet të cilat i kanë me mëditjet dhe shumën në vendet përkatëse.