Fuqia dhe uniteti i serbëve të veriut të Kosovës do të shembet nëse këtë e dëshiron Beogradi dhe kjo shembje ka filluar, thotë në intervistën për Radion Evropa Lirë, Rada Trajkoviq, deputete serbe në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Listës së Përbashkët Serbe. Ajo kritikon mediat në Serbi dhe Kishën Serbe për mbështetjen e barrikadave. Marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të vendkalimeve kufitare e sheh si të rëndësishme në kuptimin e ruajtjes së tërësisë së Kosovës, si dhe për faktin se të gjitha vendkalimet do ta kenë të njëjtën mënyrë të funksionimit.
EVROPA E LIRË
RADA TRAJKOVIQ
Nëse në fillim të ngjarjeve në Kosovë, kur erdhi deri te përplasja ndërmjet KFOR-it dhe serbëve, kemi thënë se kanë qenë kriminelët, gjë që edhe kanë qenë. Kam frikë se pas përplasjeve të fundit, ku kemi mjaft serbë të lënduar, dalëngadalë kundërshtitë, mosdurimi dhe orientimi drejt dhunës, po përhapet ndër popull. Ky për mua është një indikacion mjaft i rrezikshëm, duke pasur parasysh që kjo përhapje e armiqësisë, në popull dhe nga populli, ndaj KFOR-it , në fund mund të rezultojë me konfrontime edhe më të fuqishme.
Ndërkaq, rezultati i gjithë kësaj, me siguri se nuk do të jetë fitorja e serbëve. Kjo është ajo që më ka frikësuar dhe për shkak të kësaj unë dëshiroj që gjithsesi barrikadat të zhduken dhe të pamundësohen përplasjet.
RADA TRAJKOVIQ
Këto janë vende serioze... Janë fuqi të mëdha që kanë përgjegjësi, por edhe pushtet, për t’i mbrojtur popullatat e tyre, e gjithsesi edhe forcat e tyre, të cilat ndodhen jashtë territorit të Gjermanisë. Ky është një reagim krejtësisht i pritur i vendit që po vuan në terren, për shkak të konfliktit dhe lëndimit të ushtarëve të vet. Kjo edhe është arsyeja që edhe Austria ka reaguar në mënyrë të njëjtë.
RADA TRAJKOVIQ
Është e pamundur që ngjarjet në veri të mos jenë të lidhura me të gjithë serbët, kudo që jetojnë e veçanërisht me ne që jetojmë në anën jugore të lumit Ibër. Kjo vazhdimësi e konfliktit, kjo parregullsi, në masë të madhe na shqetëson, thjesht, për shkakun se institucionet, që unë do t’i quaja, të shkallës apo nivelit të dytë, gjenden në veri. Është universiteti, qendra shëndetësore. Këto janë institucione me rëndësi strategjike për ne.
Çfarëdo jostabiliteti në atë anë, i shqetëson njerëzit që jetojnë në anën jugore të Ibrit. Shumë fëmijë të tyre studiojnë atje. Shumë njerëz po kurohen në Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë. Vetëm kjo është e mjaftueshme kur kihet parasysh ndër-varshmëria.
RADA TRAJKOVIQ
Është e natyrshme që e interpretojnë në mënyra të ndryshme të njëjtën gjë, sepse të dyja palët duhet të kthehen në mjediset e veta. Të dyja palët duhet të kthehen në institucionet e veta, e kam fjalën për Kuvendet. Të dyja palët i presin pyetjet e pakëndshme nga deputetët opozitarë.
Kështu që, më e rëndësishmja është se ata e kanë arritur një marrëveshje dhe unë para së gjithash do ta lexoja atë që e ka dhënë Bashkimi Evropian dhe ndërmjetësuesi, zoti Kuper. Ndonëse, mendoj se edhe ai do t’i përshtatë deklaratat dhe do të jetë i hapur aq sa, për momentin, të mos i rrezikojë personalitetet e tyre, në njërin apo tjetrin parlament, në skenën politike. Por, më e rëndësishme është se ata kanë arritur marrëveshje.
RADA TRAJKOVIQ
Për mua është i rëndësishëm barazimi i vendkalimeve në hapësirën e Kosovës. Nuk do të veçohen vetëm vendkalimet 1 dhe 31, por të gjitha vendkalimet do ta kenë të njëjtën mënyrë të funksionimit. Kjo, mendoj unë, është më e rëndësishme në kuptimin e ruajtjes së tërësisë së Kosovës.
Besoni se edhe tash, në përgatitjet e disa bisedimeve politike për rregullimin e veriut të Kosovës dhe theksimi i mundësisë për marrjen e ndonjë statusi special për veriun, unë mendoj se për stabilitetin dhe tërësinë e Kosovës, për të përjashtuar mundësinë e formimit të Shqipërisë së madhe, në kuptimin e bashkimit me Shqipërinë të pjesës nën lumin Ibër, ndërkaq, veriun me Serbinë, them se zgjidhja më e mirë do të ishte, nëse do të më pyesnin mua, statusi special për Graçanicën.
Kjo për arsye se, derisa në Kosovën qendrore ka serbë, atëherë kjo më vete bart edhe stabilitetin dhe pamundësinë e ndarjes dhe realizimin e të gjithë atyre projekteve, që do të duhej të na shqetësonin të gjithëve.
RADIO EVROPA E LIRË
RADA TRAJKOVIQ
A ka qenë presioni i suksesshëm? Të gjithë po e shohim se ai ka qenë i suksesshëm, sepse, mendoj se edhe ngjarjet në barrikada, në një moment, janë bërë vërtet të pështira të shikohen. Ka zgjatur shumë, dhe tentimet e disave që ta bartin përgjegjësinë në kryetarët e komunave, në fund do të tregohet se kanë qenë të pakuptimta, sepse fuqia e tyre për të mbajtur barrikadat, realisht ka qenë krejtësisht e kufizuar.
Kështu që, mendoj se është mirë që në veriun Kosovës ka përfunduar ky cirk dhe do të doja që të gjendet një zgjidhje, e cila nuk do të na sillte sërish në situatën, ku përsëri do të ishim, siç thuhet, në provimin e pjekurisë ose në kufirin e ndonjë destabilizimi serioz.
RADA TRAJKOVIQ
Mendoj se fuqia e serbëve dhe uniteti i tyre, gjithsesi se do të shembet nëse këtë e dëshiron Beogradi, sepse ne e dimë se si funksionojnë serbët në Kosovë. Ata fuqishëm janë të pacaktuar që t’i dëgjojnë strukturat e tyre partiake. Nëse e vëreni, nuk do të shihni as në Bashkësinë e komunave të veriut - e as kryetarin e njërës prej komunave të veriut - dikë nga Partia Demokratike, në ekipin e përbashkët, në kuptimin e krijimit të rezistencës ndaj asaj, për të cilën është bërë marrëveshje.
Ky tashmë është fillimi i shembjes së unitetit e pastaj, e gjithë kjo shkon me rrjedhën e saj. Kështu që, unë pres që nëse të gjithë kanë qenë të sinqertë dhe seriozë, të fillojë dalëngadalë që të qetësohet rezistenca e serbëve të veriut të Kosovës.
Kur shikojmë në mediat serbe, disi mund të dallojmë se është investuar shumë për popullarizimin e liderëve të veriut dhe shumë pak për popullarizimin e çfarëdo qoftë që nënkupton qetësimin e situatës, në mënyrën që për ta të mos shkruhen tekste heroike, thuajse ata kushedi se çfarë kanë bërë të rëndësishme për serbët e Kosovës dhe për serbët në përgjithësi. Kjo atyre ua ka ushqyer shpresën se janë të rëndësishëm në këtë situatë.
Bashkërisht me këtë është edhe mbështetja, në njëfarë mënyre e kishës. Mendoj se kisha duhet respektuar. Por, qëndrimin e saj, frikohem se ajo nuk e ka shikuar mjaftueshëm nga të gjitha anët, në kuptimin e rreziqeve të mundshme për serbët, në rast se ata i vazhdojnë konfrontimet dhe konfliktet me KFOR-in.
EVROPA E LIRË
Zonja Trajkoviq, si i shihni ju zhvillimet e fundit në veri të Kosovës?
RADA TRAJKOVIQ
Nëse në fillim të ngjarjeve në Kosovë, kur erdhi deri te përplasja ndërmjet KFOR-it dhe serbëve, kemi thënë se kanë qenë kriminelët, gjë që edhe kanë qenë. Kam frikë se pas përplasjeve të fundit, ku kemi mjaft serbë të lënduar, dalëngadalë kundërshtitë, mosdurimi dhe orientimi drejt dhunës, po përhapet ndër popull. Ky për mua është një indikacion mjaft i rrezikshëm, duke pasur parasysh që kjo përhapje e armiqësisë, në popull dhe nga populli, ndaj KFOR-it , në fund mund të rezultojë me konfrontime edhe më të fuqishme.
Ndërkaq, rezultati i gjithë kësaj, me siguri se nuk do të jetë fitorja e serbëve. Kjo është ajo që më ka frikësuar dhe për shkak të kësaj unë dëshiroj që gjithsesi barrikadat të zhduken dhe të pamundësohen përplasjet.
RADIO EVROPA E LIRË
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel...
RADA TRAJKOVIQKëto janë vende serioze... Janë fuqi të mëdha që kanë përgjegjësi, por edhe pushtet, për t’i mbrojtur popullatat e tyre, e gjithsesi edhe forcat e tyre, të cilat ndodhen jashtë territorit të Gjermanisë. Ky është një reagim krejtësisht i pritur i vendit që po vuan në terren, për shkak të konfliktit dhe lëndimit të ushtarëve të vet. Kjo edhe është arsyeja që edhe Austria ka reaguar në mënyrë të njëjtë.
RADIO EVROPA E LIRË
A kanë reflektuar ngjarjet e veriut te serbët që jetojnë në pjesën tjetër të Kosovës?
RADA TRAJKOVIQËshtë e pamundur që ngjarjet në veri të mos jenë të lidhura me të gjithë serbët, kudo që jetojnë e veçanërisht me ne që jetojmë në anën jugore të lumit Ibër. Kjo vazhdimësi e konfliktit, kjo parregullsi, në masë të madhe na shqetëson, thjesht, për shkakun se institucionet, që unë do t’i quaja, të shkallës apo nivelit të dytë, gjenden në veri. Është universiteti, qendra shëndetësore. Këto janë institucione me rëndësi strategjike për ne.
Çfarëdo jostabiliteti në atë anë, i shqetëson njerëzit që jetojnë në anën jugore të Ibrit. Shumë fëmijë të tyre studiojnë atje. Shumë njerëz po kurohen në Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë. Vetëm kjo është e mjaftueshme kur kihet parasysh ndër-varshmëria.
RADIO EVROPA E LIRË
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se është arritur marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për menaxhimin e integruar të vendkalimeve kufitare. Megjithatë, Prishtina dhe Beogradi e interpretojnë në mënyra të ndryshme këtë marrëveshje. Cili është mendimi juaj për këtë?
RADA TRAJKOVIQËshtë e natyrshme që e interpretojnë në mënyra të ndryshme të njëjtën gjë, sepse të dyja palët duhet të kthehen në mjediset e veta. Të dyja palët duhet të kthehen në institucionet e veta, e kam fjalën për Kuvendet. Të dyja palët i presin pyetjet e pakëndshme nga deputetët opozitarë.
Kështu që, më e rëndësishmja është se ata e kanë arritur një marrëveshje dhe unë para së gjithash do ta lexoja atë që e ka dhënë Bashkimi Evropian dhe ndërmjetësuesi, zoti Kuper. Ndonëse, mendoj se edhe ai do t’i përshtatë deklaratat dhe do të jetë i hapur aq sa, për momentin, të mos i rrezikojë personalitetet e tyre, në njërin apo tjetrin parlament, në skenën politike. Por, më e rëndësishme është se ata kanë arritur marrëveshje.
RADIO EVROPA E LIRË
Si e interpretoni ju këtë marrëveshje dhe sa është ajo e rëndësishme?
RADA TRAJKOVIQPër mua është i rëndësishëm barazimi i vendkalimeve në hapësirën e Kosovës. Nuk do të veçohen vetëm vendkalimet 1 dhe 31, por të gjitha vendkalimet do ta kenë të njëjtën mënyrë të funksionimit. Kjo, mendoj unë, është më e rëndësishme në kuptimin e ruajtjes së tërësisë së Kosovës.
Besoni se edhe tash, në përgatitjet e disa bisedimeve politike për rregullimin e veriut të Kosovës dhe theksimi i mundësisë për marrjen e ndonjë statusi special për veriun, unë mendoj se për stabilitetin dhe tërësinë e Kosovës, për të përjashtuar mundësinë e formimit të Shqipërisë së madhe, në kuptimin e bashkimit me Shqipërinë të pjesës nën lumin Ibër, ndërkaq, veriun me Serbinë, them se zgjidhja më e mirë do të ishte, nëse do të më pyesnin mua, statusi special për Graçanicën.
Kjo për arsye se, derisa në Kosovën qendrore ka serbë, atëherë kjo më vete bart edhe stabilitetin dhe pamundësinë e ndarjes dhe realizimin e të gjithë atyre projekteve, që do të duhej të na shqetësonin të gjithëve.
RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se ka qenë i suksesshëm presioni ndaj autoriteteve në Beograd nga ana e disa vendeve të Bashkimit Evropian dhe sipas pritjeve tuaja, çka do të ndodhë më tej?
RADA TRAJKOVIQA ka qenë presioni i suksesshëm? Të gjithë po e shohim se ai ka qenë i suksesshëm, sepse, mendoj se edhe ngjarjet në barrikada, në një moment, janë bërë vërtet të pështira të shikohen. Ka zgjatur shumë, dhe tentimet e disave që ta bartin përgjegjësinë në kryetarët e komunave, në fund do të tregohet se kanë qenë të pakuptimta, sepse fuqia e tyre për të mbajtur barrikadat, realisht ka qenë krejtësisht e kufizuar.
Kështu që, mendoj se është mirë që në veriun Kosovës ka përfunduar ky cirk dhe do të doja që të gjendet një zgjidhje, e cila nuk do të na sillte sërish në situatën, ku përsëri do të ishim, siç thuhet, në provimin e pjekurisë ose në kufirin e ndonjë destabilizimi serioz.
RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se ky cirk, siç e quani ju, ka përfunduar, kur kihet parasysh që përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës tashmë kanë deklaruar se nuk do t’i respektojnë marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Çfarë mund të pritet tash dhe çfarë do t’i porosisni serbët e veriut të Kosovës, por edhe të tjerët?