Autoritetet politike dhe shoqërore në Kosovë janë shumë këmbëngulëse që lidhur me integrimin e veriut të Kosovës, të mos lëshojnë pe përtej planit të presidentit Marti Ahtisari, kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.
Por, analistët e çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se Prishtina zyrtare do të jetë e detyruar që ta tejkalojë këtë plan.
Naim Rashiti, analist i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, thotë se qëndrimi i ngurtë i Prishtinës zyrtare është rezultat i mospërfundimit të procesit me shpalljen e pavarësisë së vendit, por edhe njohjes së pamjaftueshme të situatës në veri, si dhe mungesës së komunikimit ndërmjet Prishtinës zyrtare dhe serbëve të veriut.
“Realisht, ‘treni i Ahtisarit’ për veriun ka ikur. Situata në të cilën jemi tash, si dhe proceset që do të vijnë në vazhdim, sidomos ato proceset integruese të BE-së, do ta detyrojnë Prishtinën që të mendojë për diçka përtej Planit të Ahtisarit”.
“Me siguri që Prishtina, për një kohë të gjatë, do të insistojë në bazat e Planit të Ahtisarit dhe fundamentalisht në provizionet e këtij plani. Por, realisht, Prishtina do të ulet në tavolinë me veriun apo qoftë edhe me Beogradin me Planin e Ahtisarit”, thotë Rashiti.
Sipas tij, shumë njerëz nga faktori ndërkombëtar e shohin Planin e Ahtisarit vetëm si bazë për fillimin e zgjidhjes së statusit të veriut.
Politikologu Belul Beqaj vlerëson se vendimi i ngurtë i Prishtinës zyrtare për të mos diskutuar asgjë lidhur me veriun jashtë kornizave që jep Plani i Ahtisarit, do të ndryshojë varësisht nga kërkesa e faktorëve në bashkësinë ndërkombëtare.
Pushteti i Kosovës do të shkojë deri në atë pikë, nëse këtë e kërkon vendosmërisht Bashkimi Evropian, e veçanërisht SHBA-ja, thotë ai.
“Duke iu referuar rrethanave dhe mënyrës se si ka vepruar politika kosovare deri më tash, mendoj se është e sigurt që ky vendim do të ndryshojë, derisa të aprovohet një vendim i ri, i cili do të jetë në momentin kur bashkësia ndërkombëtare do të kërkojë diçka tjetër karshi asaj që ka deklaruar deri më tash publikisht pushteti i Kosovës”.
“Në një çështje, politika e Kosovës ka qenë konsekuente – në çështjen që çdo gjë që kërkohet nga faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë, të zbatohet me përpikëri deri në fund, pavarësisht se çfarë mendon populli, opozita dhe shoqëria civile në Kosovë”, thotë Beqaj.
Në anën tjetër, Rashiti konsideron se Bashkimi Evropian, deri më tash, nuk ka pasur mekanizma për të bërë presion mbi Prishtinën, për shkak se nuk ka qenë në gjendje t’ia ofrojë asaj një rrugë të saktë dhe të hapur drejt proceseve integruese.
Rashiti gjithashtu thekson se disa diplomatë dhe burokratë evropianë kanë shprehur opsione të ndryshme për zgjidhjen e çështjes së veriut, si: status special, Ahtisari plus apo autonomi. Sipas tij, të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët - lëvizjen përtej Planit të Ahtisarit.
“Në fund, se si do të quhet, kjo ka pak rëndësi. Por, ajo që do të jetë, është përtej Ahtisarit. Do të krijohen disa kompetenca më të fuqishme për komunat në veri, ndoshta edhe përmes një krijimi të një asambleje për veriun. Do të ketë disa garantime më të fuqishme sa i përket funksionimit të policisë autonome lokale dhe gjykatave”.
“Do të ketë një rirregullim të marrëdhënies së Beogradit në funksionimin e disa çështjeve, sferave me rëndësi për serbët në veri, siç janë: arsimi, edukimi, shërbimet sociale, kultura apo qoftë edhe projekte të tjera që do të shkojnë te komunat”, deklaron Rashiti.
Sipas Beqajt, kërkesa që parashtrojnë zërat e ndryshëm ndërkombëtarë për një qasje të veçantë ndaj veriut, nënkupton respektimin e gjendjes faktike në veri. Por, siç thotë ai, kjo krijon huti te kosovarët, sepse nuk është definuar nëse kërkesa shkon në drejtim të asaj që të respektohen faktorët, të cilët, sipas tij, janë bllokues të proceseve dhe ngritës të barrikadave.
“Ata, faktikisht, sot janë sinonim për gjithëpërfshirjen, sinonim për një status të veçantë dhe sinonim që e zgjidh çështjen e veriut të Kosovës, pavarësisht se çfarë pasojash do të ketë më vonë”.
“Unë mendoj se kjo qasje është përsëri e gabuar dhe se ajo do t’i nxisë edhe serbët e tjerë në pjesët tjera të Kosovës, për faktin se, nëse fillimi është me status të veçantë të serbëve të veriut, atëherë pse të mos jetë edhe vazhdimi i statusit të veçantë për serbët tjerë të Kosovës, të cilët ndoshta momentalisht nuk po kërkojnë atë që po kërkon veriu, por gjithsesi që nuk janë të kënaqur me politikën e Kosovës që po zhvillohet në kohët e fundit”, thotë Beqaj.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në vazhdimësi kanë përsëritur qëndrimin se çështja e veriut dhe integrimit të tij në rendin kushtetues të Kosovës, nuk do të zgjidhet jashtë kornizave që ofron Plani i Ahtisarit.
Ky plan, sipas tyre, ka qenë kompromisi i fundit që kanë bërë autoritetet e Kosovës. Mbi bazën e këtij plani, më 17 shkurt të vitit 2008 , Kosova ka shpallur pavarësinë e saj.