Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë Karl Billt, ka thënë se institucionet kosovare duhet të fitojnë përkrahjen e qytetarëve të veriut të Kosovës.
Sipas tij, arritjen e një mbështetjeje të qytetarëve nuk mund ta bëjë Bashkimi Evropian, NATO apo dikush tjetër, por vetëm Prishtina.
“Kjo nuk është e lehtë, por duhet të arrihet. Në të kundërtën ekziston rreziku që ai problem mund të zgjasë për një kohë. Nuk janë në pyetje ditët dhe javët, por është në pyetje çështja e viteve për të pasur integrim të plotë”, tha Billt.
Diplomati suedez Billt ka shtuar se perspektiva evropiane dhe zhvillimi ekonomik janë qenësorë në këtë rrugë, përmes të cilës mund të arrihen përparime edhe në fusha të tjera.
Billt në një konferencë me gazetarë ka thënë se për të kaluar problemet në veri nevojitet një procesi i durueshëm dhe afatgjatë.
“Në veri të Kosovës ka njerëz që nuk e duan pavarësinë e Kosovës, por ka edhe serbë të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër, dhe nuk jam i sigurt që ata thonë se e duan pavarësinë e Kosovës, por ata e kanë pranuar pavarësinë dhe jetojnë në të. Ky ka qenë progres, sepse situata nuk ka qenë kështu para disa viteve”, deklaroi Billt.
Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxha ka përsëritur qëndrimin e institucioneve të Kosovës, për sa i takon çështjes së veriut të vendit, që nuk do të ketë kthim në gjendjen e para 25 korrikut.
“Ju e dini që qasja jonë është se nuk ka kthim në status-quo, nuk ka kthim në situatën para 25 korrikut. Nuk jemi të interesuar të lëvizim nga një status-quo në tjetrën. Jemi kundër krijimit të ndonjë situate të konfliktit të ngrirë, dhe jemi pajtuar që ndryshimi i kufijve në Ballkan është një teme e mbyllur dhe askush në Evropë nuk e mbështet ndryshimin e kufijve dhe tendencat për ndarje territoriale apo etnike, apo diçka të njëjtë”, tha Hoxha.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, ministri suedez është takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Nga takimi i tyre u bë e ditur të jetë biseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, si dhe për perspektivën evropiane të Kosovës.
Sipas tij, arritjen e një mbështetjeje të qytetarëve nuk mund ta bëjë Bashkimi Evropian, NATO apo dikush tjetër, por vetëm Prishtina.
Nuk janë në pyetje ditët dhe javët, por është në pyetje çështja e viteve për të pasur integrim të plotë.