Mallrat e konsumit të përditshëm vazhdojnë të hyjnë në veriun e Kosovës përmes rrugëve ilegale, edhe pse ato transportohen në sasi më të vogla sesa para 25 korrikut.
Një gjë të tillë e pohojnë përfaqësuesit e serbëve në veri të vendit, por edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Millan Ivanoviq, nga Këshilli Kombëtar Serb, thotë se, pavarësisht bllokimit të rrugëve me barrikada nga serbët në veri të Kosovës dhe mosfunksionimit normal të të dyja vendkalimeve kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjak, nuk ka ndonjë mungesë të mallrave të konsumit të përditshëm apo çrregullim të furnizimit me to.
Këto mallra, sipas tij, futen në veri të Kosovës përmes rrugëve që ai i quan alternative.
“Ekzistojnë rrugët alternative. Megjithatë, ato rrugë alternative nuk mund të shfrytëzohen për transport me kamionë të mëdhenj dhe cisterna të mëdha. Ajo formë e furnizimit është vështirësuar”.
“Mallrat kryesisht transportohen me kamionë më të vegjël, me furgonë dhe të tjerë. Për këtë arsye nuk ekziston ndonjë çrregullim i madh sa u përket furnizimeve, por vetëm shpenzimet paksa janë rritur”, thotë Ivanoviq.
Policia e Kosovës është e vetëdijshme se furnizimi i tregut me mallra të konsumit të përditshëm në veri të Kosovës bëhet përmes rrugëve ilegale apo të ashtuquajtura alternative.
Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se përmes rripit kufitar, i cili është shpallur zonë ushtarake nga forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, futet fshehurazi malli i kontrabanduar.
"Tash, për faktin se të dyja pikat kufitare janë bllokuar dhe nuk mund të qarkullojë askush, çdo mall që futet në Kosovë (në veri), futet përmes rrugëve alternative. Ajo pjesë apo zonë, ai rrip kufitar që është shpallur si zonë ushtarake, kontrollohet nga KFOR-i, mirëpo dy pikat kufitare nuk janë funksionale për ta kryer detyrën e tyre të paraparë me ligj”.
“Andaj, është e vërtetë, të gjitha mallrat, të cilat futen për furnizim në veri të Kosovës, futen përmes rrugëve alternative”, thekson Hoti, i cili njëherësh e quan të paligjshme mënyrën e tillë të futjes së furnizimeve.
Por, ky vlerësim, sipas Ivanoviqit, është i motivuar politikisht. Ai thotë se rrugët e ashtuquajtura alternative për të hyrë nga Serbia në veriun e Kosovës, nuk janë ilegale dhe se mënyra e furnizimit përmes këtyre rrugëve nuk është e jashtëligjshme.
“Ky është një vlerësim i motivuar politikisht. Nuk ka më kalime të cisternave dhe kamionëve të mëdhenj, ashtu siç ka ndodhur në periudhën e kaluar, kur kanë kaluar qindra sosh në ditë”.
“Nuk mund të flitet më për transportin e ndonjë sasie të madhe të çfarëdo malli, por kemi të bëjmë me furnizimin me mjete të nevojshme, ushqim, barna, lëndë djegëse etj”, thotë Ivanoviq.
Hoti, megjithatë, insiston se futja e çfarëdo malli nga Serbia në Kosovë, pa iu nënshtruar procedurave në dogana, konsiderohet si veprim jashtë ligjit.
“Gjithsesi që po. Nuk po flasim vetëm për mallrat që janë ushqimore, mallrat legale komerciale... Por, bëhet fjalë edhe për mallra të tjera ilegale - mendoj për çështje të kriminalitetit të drejtpërdrejtë”, thotë Hoti.
Që nga 16 shtatori, kur KFOR-i dhe EULEX-i mbështetën planet e përbashkëta me autoritetet e Kosovës për kontrollin në kufi, pikat doganore 1 dhe 31 janë vënë nën kontroll dhe regjim ushtarak. Por, serbët lokalë kanë vazhduar të hapin rrugë ilegale në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilave, sipas tyre, popullata në veri po furnizohet me mallrat e nevojshme për jetesë.

Mallrat kryesisht transportohen me kamionë më të vegjël, me furgonë dhe të tjerë.