Situata e tensionuar për muaj me radhë në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët, ka vështirësuar në masë të madhe jetën dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Përfaqësues të Lagjes së Boshnjakëve, lagje kjo e banuar me popullatë etnikisht të përzier, thonë se përveç frikës nga përshkallëzimi eventual i situatës, kohët e fundit po përballen dhe me vështirësi në lirinë e lëvizjes.
Adem Mripa, përfaqësues i shqiptarëve të kësaj lagjeje, thotë se situata e tensionuar që e ka përcjellë këtë vendbanim tash 12 vjet, në muajt e fundit është përkeqësuar.
“Situata për këto 12 vjet vazhdimisht ka qenë e tensionuar. Por, këto ditë, më shumë është tensionuar me ngritjen e këtyre barrikadave. Kjo vjen nga papërgjegjësia që mbizotëron në pjesën veriore prej këtyre strukturave paralele dhe prej grupeve paramilitare ekstremiste që vijnë nga Serbia për provokime të tilla”, thotë Mripa.
Sipas Mripës, krahas kufizimeve të lirisë së lëvizjes, komunitetet joserbe në veri janë duke u përballur me shqetësime të mëdha për shkak të pasigurisë.
“Popullata joserbe, sidomos shqiptare e boshnjake në veri, është mjaft e shqetësuar nga këto ngjarje, pasi që nuk ka kurrfarë rregulli. Këtu, policia është vetëm formale, kurse KFOR-i është vetëm si një lloj kujdestari në pjesën veriore, kështu që popullata është mjaft e frikësuar nga ngjarjet që po ndodhin”, shton Mripa.
Në anën tjetër, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, thotë se bllokimi i rrugëve dhe provokimet e herëpashershme nga serbët, kanë shkaktuar shumë vështirësi në zhvillimin normal të jetës së qytetarëve.
“Lëvizja e qytetarëve është vështirësuar dhe në disa pjesë edhe është bllokuar në tërësi. Është një shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut, sepse lëvizja është mbi të gjitha”.
“Po edhe furnizimi i qytetarëve në pjesën veriore, veçanërisht në fshatrat Bistricë, Koshtovë e Cerajë, është vështirësuar për faktin se është e bllokuar rruga kryesore dhe qytetarët janë duke u furnizuar përmes një rruge alternative që krijon vështirësi tepër të mëdha”, pohon Haziri.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, kanë shpërndarë ndihma ushqimore për banorët e Kodrës së Minatorëve në veri të Mitrovicës. Me ndihma janë furnizuar 456 familje - shqiptare, turke, rome, serbe etj.
Zyrtarët e këtyre institucioneve deklarojnë se “për shkak të rrethanave në veri, banorët janë duke jetuar në kushte shumë të rënda”.
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Haziri, thotë se për shkak të bllokimit të rrugëve, shumë nxënës dhe arsimtarë nuk mund të udhëtojnë në shkolla.
“Lëvizja e nxënësve dhe lëvizja e arsimtarëve është ajo që është duke na brengosur më së shumti”, shprehet Haziri.
Përfaqësuesit e serbëve të veriut, pas bllokimit disamujor të rrugëve që çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare me Serbinë, u kanë mundësuar forcave paqeruajtëse të KFOR-it që të lëvizin lirshëm vetëm në një shirit të rrugës.
KFOR-i, EULEX-i dhe institucionet e Kosovës deklarojnë se liria e lëvizjes në veri të Kosovës duhet të realizohet për të gjithë, e jo vetëm për KFOR-in.
Zyrtarët e institucioneve të Kosovës thonë se nuk do të ketë kthim prapa nga situata e krijuar pas 25 korrikut, por askush nuk jep ndonjë afat kohor për një zgjidhje përfundimtare të problemeve, ndërsa veriu mbetet i shkëputur nga pjesa tjetër e Kosovës.