Inspektorati i Punës në Kosovë, në nëntëmujorin e parë të këtij viti, ka bërë mbi 5,000 inspektime në kompani të ndryshme private dhe publike, në të cilat dyshohet se shkelen të drejtat e punëtorëve. Prej të gjitha këtyre rasteve, ky inspektorat ka gjobitur 109 kompani.
Basri Ibrahimi, kryeinspektor, thotë për Radion Evropa e Lirë se shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të punëtorëve janë kompanitë private, ndërkohë që, sipas tij, në kompanitë publike rrallëherë evidentohen shkelje të të drejtave të punëtorëve.
“Në kuadër të 5,100 inspektimeve, gjatë nëntëmujorit të parë, janë shqiptuar mbi 700 vërejte; 600 prej tyre i kanë eliminuar të metat që ne i kemi evidentuar, ndërsa te 109 punëdhënës nuk ka reflektuar pozitivisht dhe ne kemi shqiptuar gjoba”, thotë Ibrahimi.
Gjatë inspektimit të kompanive, që, siç thotë Ibrahimi, hyjnë në kategorinë e kompanive të mëdha, janë evidentuar shkelje të ndryshme të të drejtave të punëtorëve, si: zgjatja e orarit të punës dhe moskrijimi i kushteve për siguri në punë.
“Shkeljet e të drejtave të punëtorëve janë të ndryshme, varësisht edhe nga kompanitë. Por, sa i përket Ligjit të punës, të drejtat më së shumti shkelen tek orari i punës. Orari i punës te një pjesë zgjatet nganjëherë me marrëveshje dhe nganjëherë pa marrëveshje; ne i sanksionojmë ata që e bëjnë pa marrëveshje. Edhe te siguria në punë ka shumë dispozita që shkelen”, thotë Ibrahimi.
Sipas Ligjit të punës, i punësuari ka të drejtë në sigurinë në punë, në mbrojtje të shëndetit dhe në ambientin e përshtatshëm të punës. Punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë, me të cilat sigurohet mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të të punësuarve.
I kënaqur me zbatimin e Ligjit të punës është Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), organizatë kjo e cila merret me mbrojtjen e punëtorëve. Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifaj, thotë se Ligji i Punës ka filluar të zbatohet në shumë sfera.
“Në veçanti ka ndihmuar në sektorin e shëndetësisë - neni 49 për lehonat. Kemi edhe një përmirësim të sektorit joformal dhe në sektorin privat, ku kanë qenë shkeljet më drastike që janë bërë ndaj punëtorëve - nuk ka pasur kontrata të punës, nuk ka pasur as orar, nuk ka pasur as mbrojtje në punë, as mbrojtje shëndetësore etj.”, thotë Arifaj.
Megjithatë, sipas tij, mbetet shumë punë për t’u bërë sa i përket zbatimit të plotë të Ligjit të punës. Arifaj kërkon nga autoritetet kompetente që të vazhdojnë me inspektimin e të gjitha kompanive private dhe publike.
“Ka moszbatim të ligjit në disa segmente të tjera. Në ndërtimtari ka ende punë për t’u bërë që të implementohet ligji. Po ashtu edhe te sektori i ekonomisë së vogël dhe të mesme...”, thotë Arifaj.
Gjobat për ata që nuk e respektojnë Ligjin e punës, kapin shumën deri në 35 mijë euro.
Ligji i punës është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa zbatimi i tij ka filluar që nga 1 janari i këtij viti.

...gjatë nëntëmujorit të parë, janë shqiptuar mbi 700 vërejte; 600 prej tyre i kanë eliminuar të metat e evidentuara.

Në ndërtimtari ka ende punë për t’u bërë që të implementohet ligji. Po ashtu edhe te sektori i ekonomisë së vogël dhe të mesme.