Sulmet ndaj KFOR-it dhe EULEX-it, që kanë ndodhur në veri të Kosovës, në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë, i ka dënuar të mërkurën kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se pas fillimit të implementimit të marrëveshjes për çështjen e doganave në vendkalimet kufitare 1 dhe 31, dhe pas situatës së krijuar me vënien e barrikadave nga strukturat ilegale dhe kriminale, ka ndodhur ajo që nuk do duhej të ndodhte, që ekstremistët të sulmojnë KFOR-in dhe autoritetet e EULEX-it.
"Dhuna nga ana e Qeverisë së Republikës Kosovës ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë e dënueshme. Sot në emër të qeverisë, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, i ftoj qytetarët serbë atje që të tregojnë vullnetin e tyre më të mirë për bashkëpunim, për integrim, vullnetin për jetë të re, demokratike, për ndërtimin e Kosovës të re të përbashkët”, ka deklaruar Thaçi.
Shefi i ekzekutivit ka përsëritur qëndrimin e institucioneve të vendit, se nuk do të ketë kthim prapa sa i takon gjendjes në veri, pavarësisht asaj se çka do të ndodhë.
Kryeministri Thaçi është shprehur po ashtu se KFOR-i dhe EULEX-i janë në shërbim të të gjithë qytetarëve, e jo vetëm të një etnie.
“Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka që t’u ofrojë jetë më të mirë kudo që jetojnë në këtë kuadër edhe në veri, në mënyrë që të ndryshojë jeta për të mirë, të ketë investime në të gjitha sferat", është shprehur Thaçi, duke thënë se institucionet e vendit do të vazhdojnë t’iu shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe do t’iu përgjigjen kërkesave të tyre, por fillimisht tha ai duhet të ketë rend dhe ligj.
Thaçi ka deklaruar po ashtu se autoritetet e rendit do të vazhdojnë me largimin e barrikadave.
“Do të vazhdohet me heqjen e barrikadave, nuk do të ketë pengesë që do të mund të bllokojë vënien e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Pra e ardhmja i takon integrimit dhe komunikimit të ndërsjellë dhe në asnjë rrethanë bllokadave dhe mentaliteti bllokues”, u shpreh Thaçi.
Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dënuar sulmin e së martës ndaj forcave paqeruajtëse në veri të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, konsideron se KFOR-i duhet të vazhdojë tutje me aksionet e veta për zhbllokimin e rrugëve.
“Sulmet dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it, realisht është sulm ndaj SHBA-ve edhe ndaj edhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Nuk është një sulm i thjesht vetëm një ushtari në këtë rast në uniformë, është shumë më shumë dhe këtë e kanë bërë bandat kriminale, njerëz të cilët dirigjohen dhe udhëhiqen nga regjimi i Beogradit, dhe i cili fatkeqësisht, pak po dallon nga regjimi i kaluar”, tha Beqiri.
Pavarësisht zhvillimeve në veri, në takimin e Bordit për Sundimin e Ligjit, nuk u fol pothuajse fare për veriun, të paktën jo publikisht.
Bordi menaxhohet bashkërisht nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore, përfaqësuesit e të cilave përgjithësisht folën për përpjekjet që duhet bërë dhe pritjet në funksionalizimin e plotë të sundimit të ligjit.