Katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i forcave paqerujatëse në Kosovë, Kai Gudenoge.
“Është përkeqësuar situata, katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, tre të tjerë më lehtë. Ai që është plagosur rëndë do të evakuohet”, ka thënë Gudenoge.
Ai ka konfirmuar gjithashtu për një person të lënduar në mesin e protestuesve, gjatë vetëmbrojtjes që forcat paqeruajtëse kanë ndërmarrë.
Milan Jakovleviq, drejtor në qendrën e shëndetit në veri të Mitrovicës, ka thënë se "shtatë persona janë pranuar në këtë qendër, tre prej tyre në gjendje të rëndë, nga plagët e shkaktuara prej municionit".
Në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, rreth orës 13:10 min, kanë nisur të shtënat me armë zjarri.
“Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë Gudenoge, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.
Mediat dhe zyrtarët në Serbi raportojnë për një numër më të madh të plagosurish në mesin e protestuesve, por këto njoftime nuk janë konfirmuar nga autorietet në Kosovë.
***
Ndryshe, KFOR-i ka filluar sot një aksion për heqjen e barrikadave në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, dhe me këtë rast ka arrestuar pesë persona.
Zyrtari për informim i KFOR-it, Ralf Adametz, tha për Radion Evropa e Lirë se pas arrestimit, personat e dyshuar i janë dorëzuar EULEX-it për marrje në pyetje.
“Ne kemi arrestuar 5 persona për shkak të sjelljes agresive në Jarinë, në portën 1. Më pas ata i kemi dorëzuar tek EULEX-i, për hetime të mëtutjeshme dhe tani të pesë personat në fjalë janë liruar”, ka thënë Adametz.
Adametz ka bërë të ditur se pas heqjes së barrikadës në afërsi të Jarinës, “banorët lokalë ngritën barrikadën tjetër vetëm pesë metra më larg nga ajo që ishte larguar”.
Ndryshe, mediat serbe raportojnë se shefi i Mbrojtjes Civile, një strukture paralele në veri, Radomir Bogdanoviq, është arrestuar por që s'ka konfirmim nga autoritetet e rendit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, tha se situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë por e tensionuar.
Sipas tij veprimet e fundit të ndërmarra nga forcat paqeruajtëse nuk kanë ndikuar në pjesët e tjera të kësaj ane.
“Pas veprimeve në piken kufitare Jarninë, situata nuk ka reflektuar në asnjë prej zonave të tjera të përgjegjësisë të stacioneve në kuadër të drejtorisë rajonale në Mitrovicë. Fokusi ka qenë pikërisht në piken kufitare 1 në Jarinë me atë situatë është përballuar drejtpërdrejt KFOR-i dhe të gjitha veprimet janë përgjegjësi e KFOR-it dhe ajo situatë nuk ka reflektuar në zona të tjera”, deklaroi Hoti.
Hoti ka bërë të ditur së në veprimet të fundit të cilat i ka ndërmarrë KFOR-i, Policia e Kosovës nuk ka qenë e inkuadruar dhe nuk ka pasur asnjë detyrë.
“Policia e Kosovës në këtë aspekt nuk ka pasur asnjë rol, mendoj gjatë intervenimit të forcave të KFOR-it. Sido që të jetë mbetet të shikohet se si do të veprohet më tutje në mënyrë që kjo situatë të mos reflektojë edhe në zona e tjera”, u shpreh Hoti.
Sido që të jetë, bllokadat rrugore të vendosura në gjashtë pika të ndryshme mbeten, duke pamundësuar, kështu, qarkullimin e automjeteve nga jugu në veri të vendit.
“Është përkeqësuar situata, katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, tre të tjerë më lehtë. Ai që është plagosur rëndë do të evakuohet”, ka thënë Gudenoge.
Ai ka konfirmuar gjithashtu për një person të lënduar në mesin e protestuesve, gjatë vetëmbrojtjes që forcat paqeruajtëse kanë ndërmarrë.
Milan Jakovleviq, drejtor në qendrën e shëndetit në veri të Mitrovicës, ka thënë se "shtatë persona janë pranuar në këtë qendër, tre prej tyre në gjendje të rëndë, nga plagët e shkaktuara prej municionit".
Në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, rreth orës 13:10 min, kanë nisur të shtënat me armë zjarri.
“Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë Gudenoge, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.
Mediat dhe zyrtarët në Serbi raportojnë për një numër më të madh të plagosurish në mesin e protestuesve, por këto njoftime nuk janë konfirmuar nga autorietet në Kosovë.
***
Ndryshe, KFOR-i ka filluar sot një aksion për heqjen e barrikadave në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, dhe me këtë rast ka arrestuar pesë persona.
Zyrtari për informim i KFOR-it, Ralf Adametz, tha për Radion Evropa e Lirë se pas arrestimit, personat e dyshuar i janë dorëzuar EULEX-it për marrje në pyetje.
“Ne kemi arrestuar 5 persona për shkak të sjelljes agresive në Jarinë, në portën 1. Më pas ata i kemi dorëzuar tek EULEX-i, për hetime të mëtutjeshme dhe tani të pesë personat në fjalë janë liruar”, ka thënë Adametz.
Banorët lokalë ngritën barrikadën tjetër vetëm pesë metra më larg nga ajo që ishte larguar.